Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Presidencës, Osmani do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me qëllim që të garantohet stabiliteti institucional dhe “respektimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës”. Ndërkaq, Basha më herët gjatë ditës tha se takimi me Osmanin ishte njoftues.
KOSOVË- Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, gjatë seancës konstituive të mbajtur më 30 gusht. Kështu u tha në njoftimin për media të lëshuar nga Presidenca pas takimit të presidentes, Vjosa Osmani, me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, të hënën, më 1 shator.
“Në këtë takim, kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, u tha në njoftim.
Sipas Presidencës, Osmani do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me qëllim që të garantohet stabiliteti institucional dhe “respektimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës”. Ndërkaq, Basha më herët gjatë ditës tha se takimi me Osmanin ishte njoftues.
“Presidentja nuk ka dhënë mendim. Ajo vetëm se ka dëgjuar arsyetimin tim [për seancën konstituive]”, tha Basha për gazetarët.
Gjatë seancës konstituive të 30 gushtit, Basha hodhi në votim, përmes shortit, kandidatët e mbetur për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Pasi asnjëri prej tyre, gjatë tri herëve që u hodhën në votim, nuk mori 61 votat e nevojshme, Basha tha se Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe e shpalli të “përmbyllur” procesin e konstituimit.
Ky vlerësim i Bashës hasi në kundërshti nga partitë e tjera parlamentare.
“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë në lidhje me nënkryetarin që vjen nga pakica serbe, prandaj, në këtë rast, konsiderojë se e kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës, konsideroj se kjo seancë konstituive është e mbyllur”, deklaroi Basha.
Më pas, ai thirri një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për të hënën e 1 shtatorit. Në të morën pjesë vetëm nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ajo nga radhët e komuniteteve joserbe, Emilija Rexhepi. Mosprania e nënkryetares së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, dhe nënkryetarit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, bëri që mbledhja të dështonte në mungesë të kuroumit.
Pse nuk u zgjodh nënkryetari serb?
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka njoftuar gjatë fundjavës se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarët nga pakica serbe dhe ato joserbe votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë. Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit. Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.
Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiç nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiç nuk i mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar.
Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”. Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.
Pas konstituimit të Kuvendit, sipas ligjeve në fuqi, presidentja duhet t’i kërkojë partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, emrin e mandatarit për qeverinë e re. Mandatari më pas ka 15 ditë kohë që të sigurojë 61 votat e nevojshme për ekzekutivin e ri. Nëse ai dështon, atëherë është në diskrecionin e presidentes se kë të mandatojë për formimin e Qeverisë së re./REL
edi rama SLLOVENI - Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në edicionin e 20-të të forumit strategjik të BLED në Sllov...
Edi Rama SLLOVENI- Gjatë bisedës së hapur në panel në Forumi Bled në Slloveni teksa po fliste kryeministri Edi Rama, mod...
Edi Rama SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama duke folur në panelin e diskutimin në edicionin e 20 të Forumit të Bledit n&eu...
Edi Rama SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në edicionin e 20 të forumit të Bledit në Slloveni me disa batuta n...
Marta Kos SLLOVENI- Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se vendet që duan unionin duhet të përmbushin reformat. Duke f...
Foto Ilustruese Edhe pse lufta 12 ditore që shpërtheu në qershor në Lindjen e Mesme mund të ketë përfunduar, Republika ...
Antonio Costa SLLOVENI- Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa ka deklaruar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor nuk ë...
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet me presidentin e Rep...
Dimal Basha dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ me Presidenten e vendit, Vjosa Osm...
foo ilustruese KOSOVË- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuven...