Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një sqarim për opinion publik, shoqata thotë se vlerëson debatet që lidhen me sistemin e drejtësisë.
TIRANË- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debatin për rritjen e pagave, ku pak më parë reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Në një sqarim për opinion publik, shoqata thotë se vlerëson debatet që lidhen me sistemin e drejtësisë.
Sipas shoqatës, çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. Ndër të tjera, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces.
Njoftimi i Shoqatës së Prokurorëve:
"Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.
Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend.", deklaroi Shoqata./Dosja.al
Freskida Halilaj TIRANË- Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e shoqërisë aksionare IdentiTek...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi se gjyqtarët kanë diskutuar edhe për ulje pagash, ndërsa tha se p&eum...
Edi Rma TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se se gjyqtarët kërkojnë 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t&rsqu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Shoqatën e Gjyqtarëve në vend duke thënë se kanë shkuar n&eu...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama, u shpreh se Shoqata e Gjyqtarëve ka sulmuar publikisht qeverinë lidhur me rritjen e pagave.&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave duke, i kons...
TIRANË- Gazeta zvicerane DER BUND i ka kushtuar një artikull vendit tonë lidhur me fasadat e Kryeministrit Edi Rama. Në artikull...
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi...
Foto ilustruse TIRANË- Komiteti anti-torturë i Këshillit të Europës ka kryer një vizitë zyrtare në Shqipëri.&n...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ball ka njoftuar se Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i di...