LIVE UPDATES
Politike

'Kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e demokracisë'/ Berisha: Shqiptarët nuk mashtrohen më, me Edi Ramën s’ka zgjedhje

Në fjalën e tij, Berisha tha se shqiptarët nuk mashtrohen më, pasi me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

29 Nëntor 2023, 21:10 Nga a.l
'Kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me kryesinë, vuri theksin se kjo betejë është për jetën dhe vdekjen e demokracisë në Shqipëri. Në fjalën e tij, Berisha tha se shqiptarët nuk mashtrohen më, pasi me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ai shtoi se partia ka sovranitetin e saj, por kur cenohet sovraniteti i vendit, nuk ekziston më sovranitet.

Pjesë nga deklarata: 

E vërteta është se Edi Rama e ka kuptuar se humbi kontrollin mbi opozitën. Asgjë nuk mund të na pengojë ne pa ushtruar të drejtën tonë kushtetuese. Ne do mbrojmë Kushtetutën me çdo çmim dhe çdo mjet. Ne do i kundërvihemi grushtit të shtetit brenda shtetit me çdo mjet për të mbrojtur Kushtetutën.

Ndaj, cilido që e ndjen këtë detyrim sot, nuk është problemi i PD-së më, nuk është çështje e ekzistencës së PD-së më, jo, është çështje e ekzistencës së pluralizmit dhe demokracisë, është çështje e Shqipërisë kjo.

Partia ka sovranitetin e saj, por kur cenohet sovraniteti i vendit, nuk ekziston më sovranitet.

Mendoj se në këtë kuadër, duhet të përqendrojmë të gjithë qëndrimet tona. Në këtë kuadër, duhet të projektojmë të gjithë qëndrimet tona në një betejë pa kthim gjer në përmbysjen e këtij regjimi puçist.

Edi Rama shtrin dorën e zezë dhe merr pushtetin e parlamentit. Rama me një gjykatës apo prokuror laro, rrëmben pushtetin e parlamentit vetëm e vetëm për absolutarizmin e tij. Për asgjë tjetër.

Pse i duhet ajo? Sigurisht i duhet në radhë të parë ndaj kundërshtarit kryesor politik. Por i duhet për t’ia vënë çomangën pas koke të gjithë atyre që guxojnë ta kundërshtojnë në vathën e tij.

Ndaj dhe mendoj që ky dhjetor që vjen, duhet të gjejë PD-në në këmbë, të gjithë ata që duan. Unë e kuptoj dhe nuk duhet të kemi as hatërmbetje, as qejfmbetje me ata të cilët nuk janë të përgatitur. Nesër ata do e kuptojnë se nuk ishte koha për t’u shmangur.

Por të jeni të sigurt që janë me qindra e mijëra që janë të gatshëm dhe presin vetëm udhëheqjen tonë. Ajo që ndodh me 43 deputetë, duhet të multiplikohet me qindra raste kudo.

Shpreh besimin e madh se PD do ia dalë, se opozita do ia dalë. Se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe investimi ynë për demokracinë, është edhe ky një faktor mbështetës për ne në këtë përpjekje.

Kur përmbysëm diktaturën e parë, ne ishim pothuajse jashtëtokësore. Kurse sot jo, sot përmbysim diktaturën e vendosur në një vend anëtar të NATO-s.

Koha pra është e betejës pa kthim. Kam shumë besim që ne do ta bëjmë atë. Nuk mashtrohen më shqiptarët. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Pse do u themi ne ka zgjedhje, kur vrasës seriale kalojnë nga një qendër votimi në tjetrën. Nuk është për luftë dita e votimit, dita e votimit është për civilitet për të votuar.

Dhe ne bëmë shumë mirë që morëm pjesë dhe e nderuam. Por nuk përsëritet më ajo ditë. Kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e demokracisë. Shqiptarët nuk mashtrohen më, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Urdhëroni çfarë bën, rrëmben një e nga një pushtetet e parlamentit për shkak të urrejtjes patologjike atërore që ka për opozitën.

Nuk mund ta durojmë. Unë pak a shumë këto probleme ngrita edhe me kryetarët e degëve, por e kemi domosdoshmëri që në epiqendër të veprimtarisë, secili nga ne të vendosë betejën pa kthim. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj