LIVE UPDATES
Politike

"Kjo nuk ndodh as në Rusinë e Putinit!" Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha: Rama kërkon të fitojë mandatin e katërt duke burgosur opozitën

Berisha tha se nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri.

26 Shtator 2024, 21:06 Nga DOSJA
"Kjo nuk ndodh as në Rusinë e Putinit!" Mbledhja e
Foto nga takimi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie se nuk ka asnjë vend tjetër në Europë që tre liderët e opozitës t’i ketë në proces politik. Berisha tha se nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri. Ai shtoi se kandidati që fitoi zgjedhjet në Himarë, Fredi Beleri, dënohet dhe burgoset sepse Edi Rama kërkon me çdo kusht t’i marrë mandatin për pronat e tij. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, nuk ka asnjë vend tjetër në Europë, asnjë vend, që tre liderët e opozitës t’i ketë në proces politik. Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri. Se kandidati që fitoi zgjedhjet në Himarë, dënohet dhe burgoset sepse Edi Rama kërkon me çdo kusht t’i marrë mandatin për pronat e tij. Pra, unë mendoj dhe besoj se sot për çdo demokrat është e qartë një strategji, e cila synon shndërrimin e një opozite, e opozitës në një opozitë pa vlerë.

Në një opozitë, kundër të cilës qeveria duke shkelmuar Kushtetutë, ligj dhe rregullore, mund të ndërmarrë çdo akt, çdo sulm. Me gjithë përpjekjet e saj të mëdha për të kontribuar edhe në këto kushte në procesin ose në mbrojtje të demokracisë në Shqipëri. Por ndaluni pak. Ju e patë Edi Ramën në zgjedhjet e majit të vitit 2023. Më thoni pak demokratë, cilin mandat nuk rrëmbeu ai, që përcaktoi se duhet ta rrëmbente? Që të gjitha pa përjashtim, ku ai përqendroi të gjithë egërsinë e narkoshtetit.

Çfarë po ndodh tani? Tani po vazhdon i njëjti proces. Cilin mandat nuk heq ai? Cilin lider të opozitës nuk burgos ai për të fituar mandatin e ri? Është kështu apo jo? Pra, në qoftë se Edi Rama mandatin e vitit 2021 e fitoi duke shpenzuar shuma kolosale për riparimet për tërmetin, duke përdorur bandat, mandatin e vitit 2023 e fitoi duke ndëshkuar opozitën. Mandatin e vitit 2025 do ta fitojë duke burgosur opozitën.

A është kjo reale apo jo? Kur ka ndodhur në Shqipëri ndonjëherë, në cilin vend të Europës ndodh që tre liderët kryesorë të jenë në procese politike? Në cilin vend në Europë ka ndodhur që t’i rrëmbehet me polici mandati kryetarit fitues të bashkisë? Në cilin vend ka ndodhur që deputeti që guxon të denoncojë vëllain e ministrit trafikant, të dënohet me një vit burg? Në asnjë, në asnjë. As në Rusinë e Putinit, as në Bjellorusinë e Lukashenkos.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj