26 Shtator 2024, 19:46
Nga N.F
Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli për dënimin me burg të Ervin Salianjit. Bylykbashi në reagimin e tij shprehet se drejtësia në vend është si AK 47.
Ai theksoi se dënimi i sotëm i Salianjit është prova që Reforma në Drejtësi ishte instrumenti i Edi Ramës për të kapur Drejtësinë e për ta përdorur kundër Opozitës, pluralizmit, medias, biznesit e kujtdo që e denoncon sistemin e tij kriminal.
Postimi nga Oerd Bylykbashi
Drejtësia si AK 47. Dënimi i sotëm i deputetit të opozitës Ervin Salianji është prova që Reforma në Drejtësi ishte instrumenti i Edi Ramës për të kapur Drejtësinë e për ta përdorur kundër Opozitës, pluralizmit, medias, biznesit e kujtdo që e denoncon sistemin e tij kriminal.
Ervin Salianji denoncoi dhe për këtë po paguan. Të dënosh një deputet me dy dëshmitarë e prova të sajuara për një kallëzim që nuk e ka bërë kurrë, është treguesi më i qartë se kushdo, edhe një qytetar i thjeshtë, nuk ka më asnjë garanci në këtë vend.
Vendimi i sotëm është shkop ballit për këdo që nanuritet ende në ëndrrën se reforma në drejtësi do të sjellë begatinë. Drejtësia është kthyer në armë kundër Opozitës dhe kundërshtarëve të Edi Ramës. Çdo reagim i munguar sot është një hap më shumë i kësaj të keqeje drejt pragut të çdo shqiptari.
bylykbashi pd ervin salianji
Politike
26 Shtator 2024, 19:32
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalin e tij para mbështetësve të mbledh...
Politike
26 Shtator 2024, 19:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin ...
Politike
26 Shtator 2024, 19:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të të Gjykatës së Apelit për...
Politike
26 Shtator 2024, 19:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një tryezë me institucionet e pavarura për të forcuar bashkëpuni...
Politike
26 Shtator 2024, 18:52
N.F
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Djali i kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha ka publikuar një reagim të shkurtër...
Politike
26 Shtator 2024, 18:56
M.B
Gazment Bardhi dhe Edi Rama
TIRANA- Vijojnë replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokra...
Politike
26 Shtator 2024, 18:50
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata e Apelit la sot në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji,...
Politike
26 Shtator 2024, 18:27
N.F
Bardhi dhe Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme në llogarinë e tij në lidhje me dënimin e ...
Politike
26 Shtator 2024, 18:11
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish pas vendimit të Gjykatës së Apelit p...
Politike
26 Shtator 2024, 17:53
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar në lidhje me vendimin për...