Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka, ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75-vjeç.
TIRANË- Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj, për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke kërkuar që kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi të ketë të drejtë të rrijë mandat pas mandati në krye të institucionit që drejton. Bëhet me dije se dy deputetët i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka, ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75-vjeç. Në lidhje me këtë çëshje ka ardhur edhe një reagim nga akademiku Artan Fuga. Ai thotë me ironi se dy deputetët 'kanë kërkuar që të hiqen gjithë nenet që kërkojnë kohë për t'u shqyrtuar, dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari i Akademisë së Shkencave të kenë të drejtë të rizgjidhen dhe të jenë në detyrë edhe pas 75-vjeç deri në 750-vjeç!'.
Postimi i plotë
Ka gjysmagjel, por ka edhe gjysma-ligj!
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, sikurse marr vesh nga shërbimet e sekretarisë të Kuvendit, paskan kërkuar që nga projektligji që kanë dorëzuar prej muajsh për akademinë e shkencave, të hiqen gjithë nenet që kërkojnë kohë për t'u shqyrtuar dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari i Akademisë së Shkencave të kenë të drejtë të rizgjidhen dhe të jenë në detyrë edhe pas 75 vjec deri në 750 vjeç!
Te votohet në Komisionin e Medias dhe Edukimit të hënën! Para marsh!
Gjithë të tjerat gjysmagjelit nuk i interesojnë fare!
Të shohim a do ta bëjë Kuvendi i Shqipërisë këtë turp!
Pak ditë më parë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Medias, për të mbrojtur një projektligj të inicuar nga deputetë të Partisë Socialiste, i cili i jep mundësinë që të kandidojë për një mandat të dytë. Gjinushi e mbrojti fort projekligjin, dhe u përfshi në debate me deputetët e opozitës.
Ai nuk pranoi sugjerimin e relatores së komisionit, Ina Zhupa, që para se të votohej të zbatohej proceduara e marrjes së mendimit nga Këshilli i Ministrave, për efektet financiare të projekligjit. Ligji në fuqi nuk e lejon atë të rikandidojë për një mandat të dytë radhazi, ndërsa propozimi i deputetëve socialistë parashikon të drejtën për të kandiduar për dy mandate të njëpasnjëshme.
Erion Veliaj TIRANE- Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, me anë t&e...
Kreshnik Hajdari TIRANE- "Bashkë Fitojmë' ka bërë kallëzim penal në SPAK, ku kërkojnë pezullimin nga detyra t&...
Arben Ahmetaj TIRANË- PS dhe PD bashkuan votat duke i dhënë dritën jeshile SPAK-ut, për të kërkuar në GJKKO prango...
Bledi Cuci dhe Taulant Balla TIRANË- Pas betimit në Presidencë, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, ka hyrë për her&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish fjalimin e kryeministrit Edi Rama, të mbajtur një ditë më...
Foto ilustruese VLORË- 'Pas orës 19:00 çadrat dhe shezlonget në bregdetin shqiptar do të jenë falas'.Ky është njo...
Majlinda Bufi TIRANË- Muaj pas publikimit të audio-përgjimeve të emisionit 'Piranja' për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Buf...
Taulant Balla dhe Bledi Çuçi TIRANË- Ky është momenti kur Bledi Çuçi pret në presidencë Taulant Ball&e...
Taulant Balla dhe Bajram Begaj TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u betua ditën e sotme te Presiden...
Escobar dhe Balluku SHBA- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku,...