LIVE UPDATES
Politike

Mesazhi i Ramës për Ahmetajn, Berisha: Ishte thirrja përpara drejt shtazërive të reja të klaneve mafioze qeveritare

Berisha thotë se mesazhi i Ramës ishte një thirrje për të shkuar drejt klaneve mafioze si ajo e Borizanës apo përpara drejt vjedhjeve më të mëdha.

15 Korrik 2023, 14:07 Nga A.B
Mesazhi i Ramës për Ahmetajn, Berisha: Ishte thirrja përpara
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish fjalimin e kryeministrit Edi Rama, të mbajtur një ditë më parë për opinionin publik, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arbe Ahmetajt. Berisha thotë se mesazhi i Ramës ishte një thirrje për të shkuar drejt klaneve mafioze si ajo e Borizanës apo përpara drejt vjedhjeve më të mëdha.

'Mesazhi i djeshëm i Edi Ramës nga rreshti i parë në të fundit, ishte mesazhi i Hipokrizisë dhe Paturpësisë. Në vend se t’iu kërkonte ndjesë qytetarëve për arratisjen e zëvendësit dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Arben Ahmetaj, dhe të dënonte me forcën më të madhe aktin e tij të turpshëm, Edi Rama zbatoj kodin e heshtjes së mafies dhe nuk shqipëroj një fjalë të vetme jo për ndjesë, por as për aktin e pashembullt në histori të arratisjes së zëvendësit të tij zëvendëskryeministrit të vendi dhe nuk dënoi me një fjalë të vetme, arratinë e tij nga vendi për ti shpëtuar sallës së gjyqit'- thotë Berisha ndër të tjera.

Sipas Berishës në këto rrethana çdo komb i qytetëruar duhet të ishte derdhur në rrugë kur një ish zv.kryeministër arratiset nga vendi. Në fund, Berisha i ka bërë dhe disa pyetje publike kryeministrit Edi Rama, në mesin e të cilave edhe ajo nëse është sekuestruar pasuria e ndonjë prej zyrtarëve apo bashkëpunëtorëve të Ramës që janë duke u përballur me drejtësinë.

REAGIMI i plotë:

Kokën lart dhe vetëm përpara!

Me këto fjalë Edi Rama mbylli dje mesazhin e tij të hipokrizisë dhe paturpësisë drejtuar rilindasve të tij! Të dashur miq, cili do që lexon këtë thirrje të Edi Ramës drejtuar dje rilindasve në mesazhin për arratisjen e Arben Ahmetit, gjëja e parë që i shkon në mendje është thirrja përpara drejt shtazërive të reja të klaneve mafioze qeveritare, si ajo e Borizanës apo përpara drejt vjedhjeve më të mëdha se sa vjedhje e shekullit me djegësat, ose përpara me arratisjen e qeveritarëve hajdut në rast se ata i kërkon drejtësia për vjedhjen e qytetarëve.

Nuk ka thirrje më të paturpshme dhe më cinike për shqiptarët se sa kjo thirrje që Edi Rama si kreu i organizatës kriminale u drejtoj dje rilindasve të vet hajdut kriminel.

Por mesazhi i djeshëm i Edi Ramës nga rreshti i parë në të fundit, ishte mesazhi i Hipokrizisë dhe Paturpësisë. Në vend se t’iu kërkonte ndjesë qytetarëve për arratisjen e zëvendësit dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Arben Ahmetaj, dhe të dënonte me forcën më të madhe aktin e tij të turpshëm, Edi Rama zbatoj kodin e heshtjes së mafies dhe nuk shqipëroj një fjalë të vetme jo për ndjesë, por as për aktin e pashembullt në histori të arratisjes së zëvendësit të tij zëvendëskryeministrit të vendi dhe nuk dënoi me një fjalë të vetme, arratinë e tij nga vendi për ti shpëtuar sallës së gjyqit. Ai në vend të këtyre zgjodhi me paturpësinë dhe hipokrizinë më të madhe të ju mburrej shqiptarëve me drejtësinë e re, me drejtësinë në kontrollin e tij me zëvendëskryeministër të pandehur në arrati.

Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjalimi i Edi Ramës sepse ai jo vetëm nuk dënoi aktin e turpit, por nuk e përmendi qoftë dhe një herë të vetme fjalën arratisje të Arben Ahmetit. Ai foli para publikut sikur Arben Ahmetaj të mos ishte arratisur, por ishte në krah të tij dhe nga parlamenti do të shkonte para drejtësisë, paçka se arratisja e tij është arratisja e shekullit dhe ai është i pari ministër në historinë e shtetit shqiptar që arratiset kur thirret të japë llogari para drejtësisë.

Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjala e djeshme e Edi Ramës sepse rrahu gjoksin se, ai nuk pengon drejtësinë e re paçka se ai vet sabotoi atë duke njoftuar zëvendësin dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë që të ja mbathi kohë përpara se vendimi i prokurorisë të dërgohej në parlament.
Te dashur miq, hipokrizi dhe paturpësi ishte mesazhi i Edi Ramës në të cilin ai poshtërsisht dhe si bos i organizatës së tij kriminale dhe në zbatim të kodit të mafies, nuk tha asnjë fjalë të vetme se Arben Ahmetaj u arratis sepse akuzohej për vjedhjen në sipërmarrjen private të djegësave të Edi Ramës, e cila gjerë sot është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Kjo hipokrizi është një poshtërim për çdo shqiptar, që sot jeton me rrogat më të ulëta në rajon, pikërisht nga vjedhjet që kjo organizatë kriminale ka bërë.
Prandaj dhe sot në emër të Partisë Demokratike, unë do ti drejtoj disa pyetje Edi Ramës, që çdo shqiptar kërkon përgjigje:

- Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që shqiptarët janë mbajtur më gjatë në burg për faturën e dritave, se sa ministrat e tu të dënuar për trafiqe dhe droge?

- Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që nuk i është sekuestruar pasuria asnjë prej bashkëpunëtorëve të tu që janë në burg?

- Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, përse nuk ka ngritur ajo asnjë akuzë, për kokën e kësaj organizate kriminale; për ty Edi Rama?

Së fundi të pyesim Edi Ramën kush e pengon përveç teje drejtësinë e re të rikuperoj mbi 200 milion euro të vjedhura në këto vite nga sipërmarrja jote e djegësave dhe të bllokoj grabitjen çdo muaj të miliona euro nga kjo sipërmarrje e shpallur nga vet drejtësia si vepër krimi.

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë. Për këtë degradim që ka pësuar shteti ynë, Edi Rama duhej të kish dhënë dorëheqjen ose të ishte përmbysur me kohë. Dorëheqja nuk do të ishte më një akt burrërie, por një akt arsyeje. Në vend të dorëheqjes çfarë bëri Edi Rama? U tha shqiptarëve se është krenarë për arritjet. Kjo është paturpësi. Dhe përpara një kryeministri të paturp dhe që vjedh, i takon popullit të ruaj arsyen. Dhe të bëj atë që çdo popull i arsyeshëm do të bënte përballë kësaj drame. Çdo komb i qytetëruar në këto rrethana derdhet në rrugë dhe i jep duart një regjimi të tillë.
Ka ardhur koha, që shqiptarët jo vetëm të thonë së janë qytetarë të Europës. Por të veprojnë si qytetarë të Europës.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj