LIVE UPDATES
Politike

Maqedonia e Veriut, përpjekje për burime alternative energjie

Kreshnik Bekteshi sqaroi gjithashtu se vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e TVSH-së nuk përfshin prodhimet e konsumit të përditshëm si bulmeti apo buka.

14 Korrik 2023, 20:43 Nga k.m.
Maqedonia e Veriut, përpjekje për burime alternative energjie
Kreshnik Bekteshi

Maqedonia e Veriut së shpejti do të hapë tenderin për ndërtimin e një interkonjeksioni me Greqinë në përpjekje për të krijuar burime alternative ndaj gazit rus për këtë vend dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Kjo u konfirmua nga Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi gjatë një interviste me Zërin e Amerikës. Ai sqaroi gjithashtu se vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e TVSH-së nuk përfshin prodhimet e konsumit të përditshëm si bulmeti apo buka. Me Bekteshin bisedoi kolegu Artan Haraqija.

Zëri i Amerikës: Në fillim të kësaj jave qeveria ka miratuar rritjen e taksës nga 5 në 10%. Ju keni përmendur vetëm disa prodhime çmimet e të cilave pritet të rriten pas këtij vendimi...por nuk është thënë nëse këtu do të futen prodhime për konsum të përditshëm...si buka, djathi dhe qumshti. Mund të na thoni se për cilat prodhime bëhet fjalë?

Kreshnik Bekteshi: Me siguri momentalisht është një nga temat më të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut sa i përket aspektit ekonomik dhe një nga temat që ka të bëjë drejtpërdrejt më standardin jetësor të qytetarëve. Është një reformë që e kemi paralajmëruar, pothuajse ka muaj të tërë që nga fillimi i krizës energjetike dhe për momentin është kryer edhe diskutimi publik me të gjithë Odat Eknomike, me organizatat e mbrojtjes së konsumatorëve, por edhe me qytetarët drejtpërdrejtë dhe Kemi vendosur që për prodhimet bazë apo të konsumit të gjerë, të përgjithshëm TVSH-ja të mbetet 5%, por për një sërë produktesh të tjera që për momentin e kanë TVSH prej 5% dhe që konsiderohen se janë prodhime që nuk konsumohen në baza ditore të rritet në 10%. Mendojmë se është një hap i drejtë, i barabartë për qytetarët që kanë mundësi të bëjnë blerje të prodhimeve të tilla, por edhe për qytetarët që kanë standard më të vogël jetësor mjetet e mbledhura më pas do të shërbejnë për të ndihmuar ata në forma të ndryshme, duke filluar nga masat sociale që i implementon qeveria e Maqedonisë së Veriut, por edhe masa të tjera si ndihma të drejtpërdrejta.

Zëri i Amerikës: Një nga ankesat është që ende nuk dihet nëse do rritet taksa mbi prodhimet e higjienës. Mund të na thoni nëse kjo do të ndodhë?

Kreshnik Bekteshi: Sa i përket prodhimeve higjienike me të ashtuquajturat masa autonome në Ligjin për Tregti kemi pasur taksa pothuajse zero gjatë kësaj periudhe me të vetmin qëllim që ato prodhime higjienike që kryesisht përdoren më shumë në tregun e Maqedonisë së Veriut të mos kenë ndikim negativ sa i përket rritjes së çmimeve, rritje këto që janë si rezultat i tregjeve globale, ne veçanti tregut evropian. Nuk do të ketë ndonjë ndryshim drastik në këtë pjesë të prodhimeve edhe pse është e drejtë e deputetëve, e komisioneve adekuate në parlament që të miratojë masa të tilla apo ndryshime të tilla e cila do të kalojë përmes një debati shumë të hapur dhe transparent.

Zëri i Amerikës: Ju thoni nuk do të ketë një ndryshim drastik. Mund të sqaroni se për çfarë ndryshimi bëhet fjalë?

Kreshnik Bekteshi: Listat caktohen nga ana e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera të cilat janë të përfshira në përpilimin e të njëjtave. Në këtë proces janë të kyçyra organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve, por edhe Enti Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke u mbështetur në të dhënat paraprake apo në analizën e rrjedhjes së çmimeve të prodhimeve të cilat i theksuat edhe ju, merret edhe vendimi. Në kuadër të ligjit për përcaktimin e masës së TVSH-së apo përqindjes që do të vlejë dhe do të implementohet për prodhime të caktuara do të jepet një mundësi në legjislacionin e ri, që shpresojmë do të miratohet, në periudha të ndryshme, varësisht prej rrjedhjes së çmimeve të prodhimeve të ndryshme drejtpërdrejtë me propozim të Ministrisë së Financave të mund të sjelli vendime qeveria që është një mekanizëm mbrojtës për rritjen e çmimeve nëse mund të ndodhin në një afat të ardhshëm.

Zëri i Amerikës: Prej pandemisë së Koronavirusit Covid 19 dhe nisjes së agresionit rus në Ukrainë ka pasur rritje çmimesh që nuk e kanë kursyer as Maqedoninë e Veriut, pothuajse njëjtë si gjithë Evropën. Mendoni që është koha e duhur për të bërë rritje taksash kur rritja e çmimeve vazhdon të rëndojë xhepin e qytetarëve të vendit tuaj?

Kreshnik Bekteshi: Jashtë modestisë, Republika e Maqedonisë (së Veriut) është lider në rajon sa i përket nivelit të çmimeve duke u krahasur edhe me Republikën e Serbisë, me Kosovën dhe në veçanti me Republikën e Shqipërisë për prodhimet ushqimore, por edhe për prodhimet e derivateve. Kryesisht, shtetet e rajonit kanë taksa apo Tatimin në Vlerë të Shtuar diku rreth 20 % dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, me vite të tëra, për prodhimet e konsumit ditor i ka 5% dhe i njëjti tatim do të mbetet për ato prodhime. Por, nuk mundemi të përfshijmë prodhime të cilat nuk konsumohen në baza ditore me të njëjtën taksë pasi konsiderojmë që është një qasje e padrejtë ndaj qytetarëve që kanë të ardhura më të ulëta apo një standard më të vogël jetësor.

Zëri i Amerikës: Një prej efekteve të krizave të fundit që ka kaluar realisht i gjithë kontinenti evropian ishte edhe kriza energjetike. A ka marrë masa qeveria juaj që të shmanget një përsëritje e një krize të tillë në vend për dimrin që po vjen?

Kreshnik Bekteshi: Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë të gjitha parapërgatitjet për dimrin i cili është duke ardhur duke filluar nga sigurimi i burimeve të ndryshme të energjisë për funksionimin e kapaciteteve të plota në kuadër të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjenerimin e energjisë elektrike, por jo vetëm; duke marrë parasysh që qyteti i Shkupit përdorë gaz natyror për ngrohje kemi marrë masat e duhura që të sigurojmë edhe gazin natyror dhe atë me çmime të përballueshme për qytetarët duke marrë parasysh që edhe kompanitë duhet të tregojnë arsyeshmëri sa i përket punës së tyre dhe mendoj që nuk do të kemi ndonjë problem të caktuar gjatë të dimrit që vijon.

Zëri i Amerikës: Kur thoni gazi natyror, nga ku do e merrni gazin natyror?

Kreshnik Bekteshi: Republika e Maqedonisë e ka vetëm një gazsjellës, me Republikën e Bullgarisë dhe për fatin tonë të keq dhe për fatin e keq të Bullgarisë kapacitetet e të njëjtës janë të rezervuara deri në vitin 2030 nga Gazpromi rus. Megjithatë, pas përpjekjeve dhe punës së mrekullueshme edhe të Nomagazit me drejtorin Bajram Rexhepi, por dhe institucioneve të tjera të cilat kanë qenë të përfshira, një pjesë të konsiderueshme të kapaciteteve të njëjta kanë qenë të liruara ku në bazë të aukcionit do të kenë të drejtë të gjithë tregtarët me gaz natyror të marrin pjesë dhe mesiguri të furnizojnë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut që do të thotë se do të kemi edhe gaz natyror që nuk do të vijë nga Rusia dhe ajo është tendenca e jonë.

Zëri i Amerikës: Në fakt të gjitha vendet evropiane prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë kanë bërë përpjekje të krijojnë pavarësi nga gazi rus. Në këtë aspekt Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për të ndërtuar një interkonjeksion, por kjo marrëveshje është nënshkruar vitin e kaluar. Deri më tash ka kaluar një vit dhe nuk ka asnjë shenjë se projekti është filluar të paktën të zbatohet?

Kreshnik Bekteshi: Përkundrazi ka pasur tender të hapur dhe i cili është mbyllur sa i përket zgjedhjes së kompanisë e cila do të bëjë supervizionin e projektit për shkak se çdo projekt infrastrukturor paraprakisht ka një procedurë tenderike e cila zgjedh mbikqyrësin.

Zëri i Amerikës: Kur është bërë kjo?

Kreshnik Bekteshi: Ka përfunduar tenderi. Kemi pasur ofertuesit, tash janë afatet e ankesave të cilat do të përfundojnë pothuajse për jo më shumë se dy apo tre javë e kjo do të hap rrugën e publikimit të tenderimit për ndërtimin e interkoneksionit me Republikën e Greqisë e cila do të jetë një mundësi shtesë jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe si investim strategjik për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Por, pse u vonua kaq shumë atëherë?

Kreshnik Bekteshi: Për shkak se ka procedura e nuk është faji as i kompanisë shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila merret me këtë projekt, por ka të bëjë edhe me procedurat që duhet të implementohen në kuadër të huamarrjes edhe me BERZH-in (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) edhe me Bankën Evropiane të Investimeve, por edhe me miratimin e mekanizmave dhe elementeve të ndryshme nga ana e rregullatorit të Republikës së Greqisë. …Me përfundimin e tyre atëherë kryhen të gjitha procedurat. Faza e parë sa i përket mbikqyrjes ka përfunduar dhe shumë shpejt do të shpallet edhe tenderimi për ndërtim sa i përket ndërtimit të gaz-sjellësit në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut./VOA

kreshnik bekteshi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri