LIVE UPDATES
Politike

Arben Ahmetaj kërkohet të prangoset nga SPAK, Rama: Jam gati që të mbaj baltën...por nuk mbaj në shpinë askënd!

Rama ka deklaruar se është i gatshëm që të mbaj baltën që i hedhin kundërshtarët, por nuk ka për të mbajtur njëri mbi shpinë.  

14 Korrik 2023, 18:38 Nga k.m
Arben Ahmetaj kërkohet të prangoset nga SPAK, Rama: Jam gati që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk pajtohet dot me askënd që abuzon me besimin e qytetarëve për të fryrë xhepat e tyre. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se është i gatshëm që të mbaj baltën që i hedhin kundërshtarët, por nuk ka për të mbajtur njëri mbi shpinë.  

"Nuk jam përpjekur thjesht për korrupsionin e nivelit të lartë të atyre që dje në qeveri grabitën sa mundën dhe sot në opozitë baltosin sa mundin pa u hyrë ende as edhe një gjemb në këmbë, po e kam pasur edhe për nivelin e lartë të qeverisjes sonë sigurisht sepse mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe përpara atyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur apo qoftë atyre që nuk më kanë zgjedhur për ta udhëhequr këtë përpjekje historike në të mirë të të gjithëve, për këtë vend të bekuar nga dora e Zotit dhe të penguar kaq gjatë nga dora e robit, unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim, duke e kthyer mandatin e shqiptarëve, të votuesve tanë dhe besimin tim gjithashtu, në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin, duke punuar për shtetin.

Për hir të këtij misioni dhe për t’u kthyer shqiptarëve, me sa fuqitë e mia ma lejojnë, nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë duke më besuar udhëheqjen e këtij vendi, unë jam gati të mbaj pa asnjë ankim baltën e pambarimtë që kundërshtarët e të gjitha llojeve më hedhin çdo ditë padrejtësisht fytyrë e në gjoks prej vitesh, por nuk kam qenë, nuk jam, e nuk do të jem kurrë gati, të mbaj në shpinë bashkë me Partinë Socialiste, askënd që e kujton gabimisht shpinën e madhe të kësaj familjeje politike, kurrizin e një kali që mund ta kalërojë për të shirë për vete, në lëmin e pushtetit të marrë nga populli,"- tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Sot ne votuam një kërkesë të SPAK-ut për të autorizuar arrestimin e një deputeti, i cili ka mbuluar detyra të rëndësishme në qeveritë tona, si ministër dhe zv.kryeministër! Ky i zyrtarit më të lartë shqiptar që gjermësot ka përfunduar në rrjetën hetimore të SPAK-ut, ishte një tjetër test për ne, si nismëtarët e Reformës në Drejtësi, kur ishim në opozitë, udhëheqësit e saj të vendosur kur erdhëm në qeveri dhe garantët e saj të palëkundur që kur Reforma u miratua e hyri në rrugën e zbatimit të saj. Kush më ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend se e kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë. Kur kam thënë se nuk duam një tjetër arrnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë, e kam menduar shumë mirë çka flas dhe kam folur pikërisht atë që kam menduar. Kur kam folur për sistem të vjetër, nuk kam pasur parasysh vetëm kalbësirën kutërbuese të drejtësisë gjasme demokratike të çerek shekulli tranzicion, ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë poshtëruese për shqiptarët e për Shqipërinë. Po kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të një drejtësie të gjunjëzuar para njeriut të veshur me pushtet, kulturë që rrënjët i ka të shtrira qysh nga dita e parë e krijimit të shtetit shqiptar dhe deri vonë në ditët tona sepse asnjëherë, që nga viti 1912 dhe deri në vitet kur ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, i hymë detit në këmbë, për ta nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi, nuk kishte bërë kurrë vaki, që një shkelës ligji me pushtet, të trajtohej nga drejtësia si një njeri i zakonshëm në shkelje të ligjit.

Rasti i vetëm në memorien historike të 33 vjetëve nga rënia e sistemit të drejtësisë proletare, kur një njeri me pushtet është dënuar nga gjykatat e këtij vendi, ai i ish-kryeministrit Fatos Nano ishte në fakt, rasti i fundit i traditës shtetërore shqiptare, të persekutimit dhe burgosjes politike të një kundërshtari të pushtetit arbitrar të radhës, që nga koha e përpara mbretërisë e deri shumë vonë. Periudha e diktaturës komuniste ishte pastaj shëmbëlltyra më e përbindshme e asaj kulture barbarie të drejtësisë sipas oreksit të të parit.

Kur kam thënë se nuk duam një reformë për ta vënë drejtësinë nën kontrollin e një pale kundër tjetrës, po duam një drejtësi të re, të pavarur nga pushteti i politikës, të aftë për ta luftuar korrupsionin e niveleve më të larta dhe krimin e organizuar, të ndershme në hetimet e gjykimet e saj, pavarësisht ngjyrave partiake, lidhjeve klanore, tundimeve korruptive, nuk kam qenë vetëm lideri i opozitës, po kam qenë edhe kryeministri i Shqipërisë. Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit të kryetarit të qeverisë, si paraardhësit e mi.

As nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për nevojën e Reformës në Drejtësi pa vepruar, por jam përpjekur papushim, për ta miratuar atë edhe me koston e prishjes së qeverisë së koalicionit aso kohe, e pse jo edhe të humbjes së pushtetit, po të ishte nevoja dhe për ta mbështetur atë pa asnjë bishtnim karshi qëllimit të saj të madh, edhe kur ndodh që ajo të veprojë në mënyrë jo fort bindëse në ndonjë rast të caktuar.

Nuk jam përpjekur thjesht për korrupsionin e nivelit të lartë të atyre që dje në qeveri grabitën sa mundën dhe sot në opozitë baltosin sa mundin pa u hyrë ende as edhe një gjemb në këmbë, po e kam pasur edhe për nivelin e lartë të qeverisjes sonë sigurisht sepse mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe përpara atyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur apo qoftë atyre që nuk më kanë zgjedhur për ta udhëhequr këtë përpjekje historike në të mirë të të gjithëve, për këtë vend të bekuar nga dora e Zotit dhe të penguar kaq gjatë nga dora e robit, unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim, duke e kthyer mandatin e shqiptarëve, të votuesve tanë dhe besimin tim gjithashtu, në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin, duke punuar për shtetin.

Për hir të këtij misioni dhe për t’u kthyer shqiptarëve, me sa fuqitë e mia ma lejojnë, nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë duke më besuar udhëheqjen e këtij vendi, unë jam gati të mbaj pa asnjë ankim baltën e pambarimtë që kundërshtarët e të gjitha llojeve më hedhin çdo ditë padrejtësisht fytyrë e në gjoks prej vitesh, por nuk kam qenë, nuk jam, e nuk do të jem kurrë gati, të mbaj në shpinë bashkë me Partinë Socialiste, askënd që e kujton gabimisht shpinën e madhe të kësaj familjeje politike, kurrizin e një kali që mund ta kalërojë për të shirë për vete, në lëmin e pushtetit të marrë nga populli.

Kur kam thënë se dua një drejtësi që të shohë drejt, pa i ulur sytë as përballë të majtës e as përballë të djathtës, që të ecë drejt, pa marrë anë, që të godasë drejtësisht, pa i matur çështjet me peshoren e politikës, e kam ditur mirë edhe çfarë them, e kam ditur mirë edhe çfarë vjen.

Natyrisht, t’i thuash këto, të përpiqesh me mish e me shpirt që kështu të ndodhë më në fund, në këtë tokë të etur për drejtësi, dhe më tej t’i shohësh të fillojnë të ndodhin kështu, gjërat për të cilat je përpjekur me të gjithë shumicën qeverisëse, nuk është, nuk ka sesi të jetë, e njëjta gjë sepse ndryshe nga çdo reformë tjetër transformuese, e cila në një mënyrë a një tjetër prek interesat e njerëzve, kjo e drejtësisë në veprim prek jetët e tyre dhe cënon edhe lirinë e njerëzve. E kur pastaj ndër këta njerëz, ndodh të jenë edhe persona me të cilët ke punuar deri edhe fare afër, ke ndarë kohë, mendime, sfida të përbashkëta, ditë të mira e të këqija, kjo histori bëhet shumë më e vështirë ta jetosh, se sa ta imagjinosh, ta planifikosh, ta krijosh me votë e ta garantosh me bindje në vazhdimësinë e saj.

edi rama arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet