LIVE UPDATES
Politike

Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku: E ngatërroni me projektin IFC

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme tregon se projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë ishte një nismë e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila u kundërshtua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Pas projektit qëndronin sërish Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

14 Korrik 2023, 17:54 Nga k.m.
Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj,
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi edhe një herë projektin e Lulzim Bashës për pastrimin e kryeqytetit me 39 euro për ton ndërkohë që sipas tij Tirana sot është më e pastër dhe 30% më lirë.

"Sa më shumë mbani, thesare do të dëgjoni për çfarë keni bërë. Basha i shkruan Berishës që ta bëjmë landfillin për 37 euro/ton. Ne e kemi 29 euro/ton, 30% më pas seç kërkonte ta bënte Basha. Basha ia çon fizibilitetin qeverisë dhe ngeli aty se humbi qeveria. Në 2013 është shpallur një gjendje e emergjencës mjedisore kur Basha ishte në bashki. Jam përgjigjur vetëm për Bashkinë e Tiranës në shkresën time,"- tha Veliaj teksa paraqiti edhe dokumentin.

Gjatë batit në mbledhje, Veliaj deklaroi se ka qenë Qarku i Tiranës që ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës për t’u shprehur dhe se ai ka kthyer përgjigje vetëm për Bashkinë e Tiranës. Veliaj deklaroi se ai është shprehur vetëm në parim për procedurën dhe më pas ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin. Veliaj i kërkoi Tabakut që të mos dëgjojë Monika Kryemadhin dhe të mos gënjejë, pasi është edhe e dënuar për shpifje nga gjykata. Sipas tij sot Tirana është më e pastër, është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Në janar të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dërgoi një propozim qeverisë për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, përmes një kontrate të partneritetit publik-privat, PPP.

Përmes një shkrese të dërguar në adresë të ministrit të atëhershëm të Financave, Shkëlqim Cani, Veliaj e mbështet idenë në një studim fizibiliteti të hartuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC, për PPP dhe një studim të Korporatës Ndërkombëtare Japoneze, JICA, për zgjerimin e venddepozitmit të mbetjeve në Sharrë.

…kërkohet miratimi i Ministrisë së Financave për këtë nismë, e cila do të sigurojë një shërbim cilësor dhe sipas standardeve europiane për qytetarët dhe mjedisin në Tiranë,”- thuhet në shkresën e kryebashkiakut Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj ka mohuar publikisht në të shkuarën se ka pasur rol aktiv në procedurat e koncesionit të mbetjeve në Tiranë, por dokumentet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruara nga BIRN, tregojnë se Veliaj ishte nismëtari i këtij projekti dhe se propozimi i tij i hapi dritën jeshile koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Gjithsesi, propozimi i Veliajt u prit fillimisht me rrudhje vetullash në qeveri. Hetimet e Prokurorisë tregojnë se fllimisht ministri Shkëlqim Cani dhe më pas Arben Ahmetaj u bënë barrikadë ndaj propozimit të bashkisë së Tiranës, duke sjellë si rezultat përfshirjen e Ministrisë së Mjedisit në procedura. Bashkë me Ministrinë e Mjedisit, në projekt u përfshi edhe Klodian Zoto.

Veliaj nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

*Në një reagim dërguar 24 orë pas publikimit të shkrimit, kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pretendoi se propozimi tij për PPP për trajtimin e mbetjeve në Sharrë ishte i bazuar në projektin e IFC-së ‘që ka nisur në kohën e Lulit' dhe nuk ka lidhje me kontratën koncesionare që po hetohet aktualisht nga SPAK.

“Për projektin e IFC, që e gjeta të kryer në Bashki me 37eu toni, i kam shkruar qeverisë dhe e ka refuzuar. Me të drejtë! Kohë më pas vjen propozimi i pakërkuar në qeveri i kësaj që sot është në SPAK!” shkruan Veliaj.

Refuzimi i Ahmetajt

Shkëlqim Cani u largua nga detyra e ministrit të Financave në shkurt të vitit 2016 dhe u zëvendësua nga Arben Ahmetaj. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i dërgon shkresën me propozimin për ndërtimin me PPP të inceneratorit ministrit të ri. Dosja hetimore zbulon se shkresa ka të njëjtën përmbajtje me atë të janarit, me shtesën e vetme ku thuhet se është dërguar edhe një studim fizibiliteti. Ahmetaj nuk e miraton propozimin pasi sipas tij: “mungon argumentimi nëse projekti i propozuar me PPP ka kosto më të lirë se në rastin se do të bëhej me prokurim publik me fondet e shtetit.”

Negociatat për miratimin e projektit i merr më pas në dorë Ministria e Mjedisit. Një email i datës 2 mars 2016, i sekuestruar nga prokuroria në komjuterin e Klodian Zotos tregon se një punonjës i Ministrisë së Mjedisit, Vladimir Bezhani, i kishte dërguar atij një dokument me titull “Bashkia Tiranë”.

Dokumenti është një shkresë e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka drejtuar Erion Veliajt ku shpreh dakordësinë me propozimin e bashkisë së Tiranës dhe sugjeron ngritjen e një grupi pune të përbashkët. Bezhani i drejtohet Zotos me fjalët: “Shikoje dhe më thuaj nëse je dakord.”

Ministria e Mjedisit dërgon sërish në Ministrinë e Financave një argument se pse varianti PPP do të ishte më i lirë sesa prokurimi me fondet e shtetit, por refuzohet sërish. Sipas SPAK, argumenti u shkrua nga Klodian Zoto.

Drejtorja e Përgjithsme e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi argumentoi se projekt-vendimi kishte karakter individual dhe si i tillë ishte jashtë fushës së përgjegjësisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit.” Të njëjtin argumentim në refuzim përdori dhe ministri Ahmetaj në përgjigjen që i dërgon Ministrisë së Mjedisit.

Ahmetaj refuzon disa herë të tjera dhënien e miratimit si ministri përgjegjëse për tavanet buxhetore dhe implikimet financiare të projekteve në partneritet publik- privat me argumentin se nuk është e qartë se kush do të bëjë pagesat, me çfarë fondesh do të bëhet shpronësimi i tokës për zgjerimin e landfillit dhe se norma e kthimit të përhershëm të investimit (IRR) është llogaritur gabim 5%, kur në fakt rezulton të jetë 8%.

Këtë shkresë, punonjësja e Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma ia dërgon ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako shoqëruar me tekstin “Ufffffffff”. Shkresën e dërgon më pas në emailin personal të saj dhe ia dërgon Klodian Zotos. Zoto i dërgon më pas një email Alba Thomës në janar 2017, ku shkruhet “Përgjigje përfundimtare MF nga MM”. Kjo përgjigje e shkruar nga Zoto do të përdorej për t'u dërguar në Ministrinë e Financave nga Ministria e Mjedisit dhe sqaronte se mbështetjen buxhetore për impiantin ta mbante qeveria qëndrore, duke qënë se bashkitë në qarkun Tiranë nuk kishin mundësi të përballon kostot.

Ministria e Financave refuzon sërish dhënien e miratimit. Pas kësaj ideje, ministri Koka i dërgon një letër tjetër Arben Ahmetajt, ku sqaron se shpenzimet për shpronësimin e tokës dhe pagesat për mbetjet që përpunohen do të përballohen nga vetë bashkia me fondet e transfertave të pakushtëzuara që bën buxheti. Ahmetaj kërkon shkresën e miratimit me shkrim nga qarku Tiranë, sipas modelit financiar që kishte dërguar Ministria e Mjedisit. Më 27 mars 2017, Erion Veliaj i dërgon miratimin sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Ahmetaj refuzon ta miratojë derisa Ministria e Mjedisit ia dërgon me email shkresën e dhënies së miratimit nga Erion Veliaj. Ai më pas i hap rrugë procedurës duke u shprehur “pa komente”. Përgjigjja dërgohet 16 minuta më vonë nga Alba Thoma në adresën e emailit të Klodian Zotos. Sipas hetimit të SPAK, “Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”.

Zoto dhe Mërtiri pas inceneratorit të Tiranës

Dokumentat hetimore të Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se e gjithë procedura për marrjen e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është drejtuar dhe koordinuar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe se pas premtimit të marrë nga zyrtarët, ata kanë nisur kërkimet për gjetjen e kompanive “prestigjoze” në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Gjatë administrimit të materialeve të gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos, hetuesit kanë hasur një dokument të krijuar në datën 15 qershor 2016 me autor Vladimir Bezhanin, punonjës i Ministrisë së Mjedisit. Bëhet fjalë për një letër në gjuhën angleze, që pasi e kishte punuar Bezhani, Zoto e kishte modifikuar.

“Letra iu drejtohej Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ku parashtrohej se shoqëritë Energy Recuperator S.p.a; Demare S.r.l; Arcadis S.r.l; Paul Wurth S.a dhe ITS sh.p.k, të specializuara në ndërtimin e landfilleve, ndërtimin e inceneratorëve etj., paraqesin letër interesi për menaxhimin e integruar të mbetjeve të bashkisë Tiranë,” thuhet në dosje.

Dosja tregon se Zoto nuk hartoi vetëm letrën e interesit në emër të kompanive, por edhe kriteret që do të vendoseshin në garë, edhe pse oferta e pakërkuar kishte marrë pikë bonus. Në një email drejtuar Alba Thomës në prill 2017, Zoto shkruan: “Kam lënë disa komente, sepse duhet të plotësohen nga ju. S'kanë të bëjnë me kriteret.” Më pas Zoto angazhohet në gjetjen e kompanisë që do të mbushë kriteret e tenderit dhe ia dërgon miqve të tij të huaj.

Sipas SPAK, kompania koncesionare “Integrated Energy BV SPV ka ortak të vetëm kompaninë hollandeze “Integrated Energy BV” dhe në vitin 2017, drejtues kryesorë të saj ishin Klodian Zoto dhe Giuseppe Ciaffaglione, ky i fundit i shpallur në kërkim na drejtësia për aferën e inceneratorit të Fierit.

Oferta e kompanisë Integrated Energy BV SPV u klasifikua nga komisioni i Vlerësimit të Ofertave me 100 pikë nga 100 të mundshmet.

Dosja tregon rrugën se si Klodian Zoto dërgonte me email nenet e kontratës dhe përditësonte ish-sekretarin e Përgjithshëm, Alqi Bllako me vendime që merrte Këshilli Bashkiak Tiranë për kontratën.

Më 21 shtator 2017, në emailin e Zotos mbërrin një email me materiale nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

“Në brendësi ndodhej një shkresë – draft e Këshillit Bashkiak Tiranë, që autorizon kreun e bashkisë së Tiranës të firmosë angazhimet e njësive vendore të qarkut Tiranë konfrom kontratës së koncesionit të firmosur nga ministri i Mjedisit,” thuhet në dosje./BIRN

*Shkrimi është përditësuar për të reflektuar reagimin e Erion Veliajt;ndaj edhe Dosja.al po e publikon sërish

erion veliaj afera e inceneratorëve

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje