Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama ka deklaruar se Ahmetajn e ka pasur bashkëpunëtor shumë të afërt, ndërkohë që ka deklaruar se vendimi i takin drejtësisë të thotë nëse është fajtor apo jo.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë duart ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke deklaruar se me të do të merret drejtësia. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se Ahmetajn e ka pasur bashkëpunëtor shumë të afërt, ndërkohë që ka deklaruar se vendimi i takin drejtësisë të thotë nëse është fajtor apo jo.
"Ndryshe nga të gjitha historitë e tjera kjo histori është e vështirë që të trajtohet si sukses sepse bëhet fjalë për njerëz që ndodh që t'u kesh njohur familjarët, përkëdhelur fëmijët. Arben Ahmetaj nuk është njeri i panjohur apo dhe njeri i largët për mua. Nuk më takon të them nëse është fajtor apo i pafajshëm, ndryshe nga disa vitë më parë ishte një rast kur e bllokuam. Në këtë rast kishte një dosje, këtu mbyllet çdo koment i imi për rastin konkret. Tani është në dorën e drejtësisë për të marrë një vendim, është dosje fajësie apo pafajësie. Kjo që kam zgjedhur dhe ne kemi zgjedhur është një rrugë e përbashkët," tha Rama.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Ndryshe nga të tëra historitë e tjera të suksesit të politikës dhe qeverisjes, kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, me statistika e me krenarinë legjitime për rezultatet e arritura, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, hetuar, gjykuar a dënuar, të cilëve ndodh t’u kesh njohur familjarët, përqafuar fëmijët apo prindërit, ngushëlluar vdekje apo uruar ditëlindje. Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Ai është një ndër bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë për shumë nga vendimmarrjet tona gjatë këtyre viteve.
Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin.
Këtu mbyllet çdo koment i imi mbi rastin konkret. Tanimë është në dorën e drejtësisë të na e tregojë deri në fund në është një rast fajësie apo pafajësie, por nuk mbyllet këtu ky mesazh, sepse më duket e udhës t’i rivendos edhe disa pika mbi “i”, për këtë rrugë që vazhdon me bekimin e shumicës së shqiptarëve. Kjo që kam zgjedhur, që ne, shumica politike e këtij vendi kemi zgjedhur, është një rrugë e përbashkët, ku të përbashkëta janë arsyet e mirëkuptuara, qëllimet e shpalluara, përpjekjet e bashkërenduara, po të përveçme, personale, janë përjetimet e fuqisë që i është dhënë një individi, çdo individi përkohësisht për të marrë vendime, të ndryshme janë virtytet e dobësitë njerëzore të secilit, raportet me veten, karrigen, paranë.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk pajtohet dot me askënd që abuzon me besimin e qytetarëve për t&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me kërkesën për arrestim të ish-zv/kryeministrit Arbe...
Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi edhe një herë projektin e Lulzim Bashës për pastrimin...
Erion Veliaj TIRANË- Dje, "Balkan Investigative Reporting Network" publikoi një artikull ku pretendohej se kryebashkiaku i Tiranës, Erion V...
Ali Hallaçi KUKËS- Teksa ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka përfunduar në pranga dhe vijon përballjen me d...
Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj TIRANË- "Zoti e di të vertetën, që unë do mundohem ditë pas dite ta nxjerr,"-kështu e mb...
Foto ilustruese TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë i kanë dërguar kryetares së Kuvendit t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë mesditën e kësaj të premteje në një de...
Edi Rama dhe Elisa Spiropali TIRANË- Kryeministri Edi Rama u rikthye në sallën e Kuvendit, pas përfundimit të fjalimit të Sa...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka denoncuar shantazhet e mazhorancës socialiste ndaj qytetarëve të Rrogozhin&eu...