LIVE UPDATES
Politike

Komisioneri Dervishi raporton veprimtarinë në Komisionet Parlamentare: Rritje e ndjeshme e transparencës, ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen

Në përfundim të monitorimit vjetor, 45% e autoriteteve qendrore dhe të varësisë u klasifikuan me transparencë të lartë proaktive, duke shënuar rritje nga 38% në vitin 2023, ndërsa njësitë e vetëqeverisjes vendore përmirësuan ndjeshëm performancën, me rritje nga 29% në 41%.

6 Tetor 2025, 14:39 Nga I.A
Komisioneri Dervishi raporton veprimtarinë në Komisionet Parlamentare:
Besnik Dervishi

TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, paraqiti sot në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare Bashkëpunim dhe Mbikqyrjen Institucionale dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, duke evidentuar progresin e ndjeshëm në forcimin e transparencës së autoriteteve publike, avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit europian.

“Situata e transparencës në autoritetet publike reflekton përmirësim të dukshëm. Qytetarët shqiptarë janë bërë më aktivë në ushtrimin e së drejtës për informim, siç tregojnë të dhënat e vetëdeklarimit të institucioneve,” – theksoi Komisioneri Dervishi, duke nënvizuar se kërkohet më shumë transparencë proaktive dhe përgjegjshmëri nga çdo autoritet publik.

Transparenca proaktive e institucioneve publike: përmirësimi më i madh ndër vite

Raporti evidenton se gjatë vitit 2024, 331 autoritete publike kanë publikuar programin e transparencës, 335 kanë caktuar koordinatorin dhe 318 kanë funksionalizuar regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve.

Në përfundim të monitorimit vjetor, 45% e autoriteteve qendrore dhe të varësisë u klasifikuan me transparencë të lartë proaktive, duke shënuar rritje nga 38% në vitin 2023, ndërsa njësitë e vetëqeverisjes vendore përmirësuan ndjeshëm performancën, me rritje nga 29% në 41%.

“Këto rezultate tregojnë se transparenca nuk është më një detyrim formal, por po shndërrohet në kulturë institucionale. Megjithatë, ende ka nevojë për përmirësime në publikimin e informacionit dhe në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve,” – u shpreh Dervishi.

Zyra e Komisionerit administroi 1,025 ankesa gjatë vitit 2024, një shifër pak më e ulët se një vit më parë, çka lidhet me përmirësimin e përgjithshëm të qasjes dhe transparencës.

Mbrojtja e të dhënave personale: Ligji i ri nr. 124/2024 në përputhje të plotë me standardet e BE-së

Një ndër momentet më të rëndësishme të vitit ishte miratimi nga Kuvendi, në dhjetor 2024, i ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili përafron plotësisht legjislacionin shqiptar me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën për organet ligjzbatuese (Direktiva e Policisë).

“Ky ligj modern përbën një hap të madh përpara në mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Ai është gjithashtu një kusht kyç në kuadër të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian,” – deklaroi Komisioneri.

Gjatë vitit 2024, Zyra e Komisionerit trajtoi 455 ankesa për cënimin e të dhënave personale dhe zhvilloi 77 hetime administrative, kryesisht në sektorët e arsimit, shëndetësisë, turizmit dhe bankave. Në përfundim të procedurave, u dhanë 68 sanksione administrative, si dhe rekomandime unifikuese për përmirësimin e masave të sigurisë dhe respektimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave.

Forcimi i rolit mbikëqyrës dhe ndërkombëtar

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Zyra e Komisionerit ka zhvilluar procesin e parë monitorues pranë sistemit të prokurorisë shqiptare dhe SPAK, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga bashkëpunimi me Eurojust.

“Ky proces përbën një moment të rëndësishëm për forcimin e integritetit institucional dhe për garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale edhe në sistemin e drejtësisë,” – theksoi Dervishi.

Zyra e Komisionerit ka vijuar një rol aktiv në arenën ndërkombëtare, duke qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit.

Rritje e ndërgjegjësimit dhe forcim i kapaciteteve

Komisioneri Dervishi theksoi domosdoshmërinë për ndërgjegjësim më të madh institucional dhe publik, trajnime të vazhdueshme dhe forcim të sistemeve të informacionit në të dy fushat – të drejtën për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, Zyra e Komisionerit ka realizuar plotësisht të gjitha detyrimet e lëna, duke dhënë mendime për 64 akte ligjore e nënligjore dhe 40 opinione për çështje të ndryshme të kontrolluesve publikë dhe privatë.

“Transparenca dhe mbrojtja e të dhënave personale janë dy shtylla thelbësore të një shteti demokratik dhe të drejtë. Raporti ynë tregon qartë se jemi në rrugën e duhur, por kërkon angazhim të vazhdueshëm, bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësim publik për t’i bërë këto parime realitet në çdo nivel të administratës,” – përmbylli raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, Komisioneri Besnik Dervishi./Dosja.al

besnik dervishi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj