LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama është mashtrues ordiner"/ Berisha: Rusmalin e kam shkarkuar si ministër për korrupsion!

Duke folur në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Edi Rama është një mashtrues ordiner, që përmes një akti të pashembullt, shkelmoi Kushtetutën dhe ligjet, vetëm për të varrosur politikisht Erion Veliajn.

6 Tetor 2025, 13:32 Nga I.A
"Edi Rama është mashtrues ordiner"/ Berisha: Rusmalin e kam
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha nuk ngurroi të sqaronte edhe njëherë shkarkimin nga detyra të Ilir Rusmalit si Ministër i Drejtësisë, në kohën kur drejtonte qeverinë. Duke folur në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Edi Rama është një mashtrues ordiner, që përmes një akti të pashembullt, shkelmoi Kushtetutën dhe ligjet, vetëm për të varrosur politikisht Erion Veliajn.

Por si kryetar organizate kriminale që nuk përfill ligj dhe as Kushtetutë, Berisha tha se Rama u përpoq t’ia atribuonte këtë ish-bashkëpunëtorit të tij, Ilir Rusmali, për të cilin tha se e ka shkarkuar për korrupsion, pasi tentoi të favorizonte të vëllanë në tender.

"Ata janë juristë, besnikë të ligjit dhe të Kushtetutës. Pse, në narkoshtetin shqiptar ka kryeministër, kryetar organizate kriminale që nuk përfill ligj dhe as Kushtetutë, siç është Edi Rama, që në një akt të pashembullt, shkelmoi Kushtetutën dhe ligjet vetëm e vetëm për të varrosur përfundimisht politikisht Erion Veliajn. Ka një njeri hipokrit për të mos i thënë edhe më shumë, por unë nuk dua të prish gojën time, i cili bëri një skenar që unë ua nxora këtu para jush para se të shpalosej, siç jeni dëshmitarë. Unë u thashë se po përdorin këtë platformë antikushtetuese, thellësisht antikushtetuese, dhe njëherë për çdo njeri që i thotë shtetit, shtet, dhe Kushtetutës, Kushtetutë, neni 115 i Kushtetutës nuk lë asnjë lloj hapësire.

Por kur ka një kryeministër që edhe atje në birucë ku është e ka frikë Erion Veliajn, ka tmerr nga Erion Veliaj, dhe i lejon vetes të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji për ta larguar në kundërshtim me. Më falni, po sa muaj ndenji kryetari i bashkisë së Tropojës në arrest shtëpie? Mbi 10 muaj. Mos mendoni se po qaj hallin e Erion Veliajt, ne kemi votuar, e kemi kërkuar të parët, votuam dhe do votojmë për groposjen e tij politike. Por ne nuk jemi kurrë dakord për dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve. Se Shqipëria ka një president të marrë peng nga aferat korruptive që ka me kryeministrin, me gjirin e Limianit dhe me prona të tjera të ushtrisë, që ka shkelur ligje dhe Kushtetutë duke firmosur, kjo nuk do të thotë që ne do të pajtohemi.

A e dëgjuat ju? Njëri thoshte, më tha stafi. Lexoni pak në qoftë se gjeni në historinë e botës një president që të fshihet për dekretin antikushtetues pas stafit. Stafi në qoftë se të thotë një akt antikushtetues, pushohet në vend nga puna. Po stafi, edhe po ta tha, nuk ta imponon dot. Ky e ka kuptuar krimin që ka kryer dhe thotë më ka shtyrë stafi. Kurse ai tjetri citon një ish-bashkëpunëtor timin, dhe unë ua them ju këtu, Edi Rama është një mashtrues ordiner, vulgar. Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion. Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender. I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin. Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës.

Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti, je vëllai i ministrit, nuk mund të vish këtu për tenderin. I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se do pësosh këtë dhe atë. Mençurisht ai e regjistron. Mençurisht Dashamir Maçi e regjistroi kërcënimin dhe e solli në zyrë tek unë. Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin. I them, se më duhej të nisesha jashtë, sapo të kthehem do e trajtoj.

Vij unë këtu, ky kishte bërë shkarkimin. Në qoftë se ishte për të qëndruar ndaj korrupsionit, ministri duhej të lavdëronte drejtorin për qëndrimin që mbajti ndaj vëllait të tij, që i tha jo nuk ke punë ti këtu me tenderin. Por ministri mbajti anën e vëllait, çka do të thotë se mund të kishte interesa, dhe shkarkoi drejtorin. Dhe unë shkarkova ministrin. Absolutisht. I thashë, me këtë që ke bërë, duhet të largohesh. Do bëhej largimi, shkoi në zyrë dhe solli një shkresë dorëheqje dhe kjo është gjithë puna. Por historia është kjo. Po ta lëmë këtë histori. Ky, personi që i referohet Edi Rama, e di si është ky? Ky është këshilltar i presidentit, të cilin ligji nuk e lejon të kryejë asnjë detyrë tjetër, shkon dhe merr detyrën e kryetarit të KAS-it, një pagesë tjetër si shërbëtor i Edi Ramës.

Ja, ky është juristi, ky është stafi. Po këta janë njëlloj të gjithë. Prandaj gjejnë njëri-tjetrin. Ata duhet të respektojnë Kushtetutën, sepse avoketërit e Erion Veliajt, me sa di unë, dekretin e Bajram Begajt e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese përsëri. Është një e drejtë e tyre. Dhe sigurisht çdo jurist nuk mund të bëhen as Rusmalë, as Bajram, as Edi Ramë, duhet t’i qëndrojnë ligjit. Ligji kërkon që të pritet vendimi i gjykatës. Kjo është e gjitha," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha ilir rusmali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet