LIVE UPDATES
Politike

Komisioni i Çështjeve Europiane, Tabaku: Zgjedhjet e 11 majit ishin një test i dështuar për demokracinë e vendit

Ajo shtoi se këto zgjedhje përfaqësuan një mundësi të humbur për vendin.

2 Qershor 2025, 14:08 Nga r.ll

 

Komisioni i Çështjeve Europiane, Tabaku: Zgjedhjet e 11 majit ishin
jorida tabaku

 

TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku u shpreh sot në mbledhjen e këtij komisioni, se zgjedhjet e 11 majit ishin një test i dështuar për demokracinë e vendit.

Tabaku tha më tej se ishin një provë e rëndësishme për të treguar që Shqipëria mund të sillet si një vend që ndjek dhe respekton standardet europiane jo vetëm në teori, por në praktikë.

Ajo shtoi se këto zgjedhje përfaqësuan një mundësi të humbur për vendin. Më tej deputetja demokrate tha se "presioni mbi administratën publike, përdorimi i aseteve shtetërore për fushatë, lidhja e ngushtë mes partisë në pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare që ndikuan drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, e bëjnë të pamundur ta konsiderojmë këtë një proces të lirë dhe të ndershëm sipas standardeve europiane."

Jorida Tabaku: Më lejoni që në këtë rikthim të çuditshëm pas zgjedhjeve, ku në kushte normale do të duhej të kishim një parlament të ri, ne vijojmë ende me të njëjtin përbërje parlamentare. Është mbledhja e parë e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe dua të ndaj dy mendime thelbësore.

Së pari, zgjedhjet e 11 majit ishin të parat që u zhvilluan në një kontekst të ri për Shqipërinë — në një vend që ka hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ishte një test i madh për demokracinë, një provë e rëndësishme për të treguar që Shqipëria mund të sillet si një vend që ndjek dhe respekton standardet europiane jo vetëm në teori, por në praktikë. Fatkeqësisht, ky ishte një test i dështuar.

Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe e Këshillit të Integrimit, më vjen keq që këto zgjedhje përfaqësuan një mundësi të humbur për vendin. Ishte një rast për të treguar se demokracia mund të funksionojë, se partitë politike mund të konkurrojnë në kushte të barabarta dhe se administrata mund të qëndrojë larg presionit politik. Por nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR, nga dëshmitë në terren dhe nga mënyra se si u zhvillua procesi, del qartë se ky standard nuk u arrit.

Presioni mbi administratën publike, përdorimi i aseteve shtetërore për fushatë, lidhja e ngushtë mes partisë në pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare që ndikuan drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, e bëjnë të pamundur ta konsiderojmë këtë një proces të lirë dhe të ndershëm sipas standardeve europiane. Shqipëria humbi një mundësi për të dëshmuar që është realisht në një stad të ri demokratik.

Unë besoj thellësisht se nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në procesin e integrimit. Rëndësi ka mënyra si përmirësohen standardet, si respektohen të drejtat politike, si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon ndarja e pushteteve. Raporti i Komisionit mbi Cluster 1 — që përfshin shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe të drejtat themelore — është shumë i qartë: nëse nuk përmirësohet cilësia e zgjedhjeve dhe funksionimi i institucioneve, atëherë progresi formal në negociata është i pakuptimtë.

Komisioni ynë ka një agjendë legjislative për të ndjekur, por unë besoj se përveç detyrimeve të zakonshme, duhet të adresojmë edhe këtë situatë. Duhet të diskutojmë raportin e OSBE/ODIHR, të identifikojmë përgjegjësitë e Kuvendit dhe të kërkojmë që ky institucion të reflektojë. Për më tepër, jemi në një moment të rëndësishëm diplomatik, me përfundimin e Presidencës Polake dhe fillimin e Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së — një tjetër arsye për të treguar seriozitet dhe për të rikuperuar standardet e humbura.

E theksoj edhe një herë: për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës europiane. Por kjo rrugë kërkon standard, kërkon reformë reale dhe kërkon vullnet politik për t’u përmirësuar.

jorida tabaku komisioni i ceshtjeve europiane

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje