LIVE UPDATES
Politike

Komisioni i Ligjeve/ Ndryshimet në buxhetin 2025, deputeti socialist drejtuar ministrit Malaj: Ka akesa nga policët që nuk janë paguar për orët shtesë, a do të ketë rritje page?

Deputeti socialist Denis Deliu e pyeti duke u ndalur te mundësia e rritjes së pagave për policët, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës duke argumentuar se ky adresim vjen si reagim ndaj ankesave të shumta.

23 Qershor 2025, 12:37 Nga M.B
Komisioni i Ligjeve/ Ndryshimet në buxhetin 2025, deputeti socialist
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ që lidhet me buxhetin e vitit 2025 teksa tha se ky ndryshim vjen në kuadër të nevojës për rishikimin e disa projekteve të domosdoshme. Sipas tij në total, fondi për alokim arrin në 11.8 miliardë lekë dhe bazohet në disa shtylla kryesore.

Gjatë prezantimit u tha se propozimi përmban rialokimin e këtyre 11.8 miliardë lekëve, duke synuar forcimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e informacionit në AKSH, si dhe rishpërndarjen e fondeve brenda ministrive.

Deputeti socialist Denis Deliu e pyeti duke u ndalur te mundësia e rritjes së pagave për policët, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës duke argumentuar se ky adresim vjen si reagim ndaj ankesave të shumta.

Pjesë nga diskutimi në Komision:

Malaj: Këto ndryshime u hartuan për të reflektuar disa zhvillime në buxhetin e shtetit për vitin 2025. Hartimi i këtij akti u krye pas analizës pesëmujore që Ministria e Financave i bëri të ardhurave dhe shpenzimeve. Nga kjo analizë rezultoi se kishte nevojë për ndryshime në buxhetin e vitit 2025, duke marrë në konsideratë ecurinë e projekteve deri në këtë fazë, si dhe nevojën për një përdorim sa më efikas të fondeve të alokuara për investimet publike. Kjo çoi në parashikimin e ri të disa parametrave buxhetorë, me synimin për t’i harmonizuar me zbatimin real të buxhetit të vitit 2025.

Siç është tashmë kushtetuese, rishikimi i buxhetit duhet të bëhet me akt normativ, si një instrument ligjor që vepron me forcë të menjëhershme. Kjo urgjencë buron nga nevoja për të siguruar përdorimin efikas të fondeve publike dhe rialokimin e menjëhershëm të tyre drejt atyre projekteve investimesh që kanë pasur një ecuri më të mirë. Në mënyrë të përmbledhur, përmes këtij Akti Normativ propozohet rialokimi i 11.8 miliardë lekëve, me fokus në forcimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e informacionit në AKSH, si dhe rishpërndarjen e fondeve brenda ministrive.

Deliu: Shoh këtu mbështetje për Ministrinë e Brendshme. Si anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kemi marrë ankesa nga punonjës të policisë të cilët nuk kanë marrë ende pagesat për orët shtesë, si dhe disa dieta e shpërblime. Në vijim të kësaj, dua të pyes nëse do të ketë një rritje page për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës?

Malaj: Ashtu siç kemi sqaruar në relacionin që i kemi paraqitur Komisionit, nuk kemi dhënë fonde shtesë për nevojat që mund të kenë paraqitur disa prej ministrive. Ministrisë së Brendshme, në fakt, i janë alokuar disa fonde shtesë për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe për Gjendjen Civile, për të mbuluar detyrime të prapambetura. Për vitin 2025, nuk kemi parashikuar rritje page.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj