Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai theksoi gjatë fjalës së tij se kartelet e drogës kanë pasur implikim të madh në zgjedhjet e 11 majit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët në selinë blu se kompanitë e Troplinjëve vazhdojnë të punojnë si normalisht. Ai theksoi gjatë fjalës së tij se kartelet e drogës kanë pasur implikim të madh në zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
"Nexhmedinit i janë sekuestruar disa kompani, përfshi edhe televizionin kabllor Vlora Cable. Kjo kompani, ditën e bërjes publike të masave të arrestit, ka kaluar, nuk preket, ka kaluar në pronësi të vëllait tjetër, Vexhi Danajt. Në pronësi të këtij shtetasi, Vexhiut, janë edhe dy kompani të tjera, të cilat nuk janë bërë publike gjer më sot. Një, kompani 2BU, të cilës Këshilli Kombëtar i Territorit i ka miratuar një leje ndërtimi në Radhimë në dhjetor të vitit 2024. Pra, në Radhimë lante paratë e krimit karteli Troplini.
Leje zhvillimi për subjektin strukturë polifunksionale me funksion banim, hotel dhe shërbime, deri 12 kate mbi tokë. E përshtatur me relievet e Radhimës. E përshtat Edi Rama. Dhe kompania e dytë Gerard Krom, e cila është pajisur me leje shfrytëzimi nga Damien Gjiknuri për nxjerrje minerali krom në Klos. Asnjëra nga këto kompani nuk është vendosur nën sekuestro pavarësisht se janë të kartelit të drogës. Pra janë të amnistuara nga Altin Troplini.
I punësuari Arkend Balla në këto kompani, siç e shihni, nuk është pra rastësisht deputeti më i votuar sepse është deputeti më investuar i klanit Troplini. Këtu, dhe njëherë, denoncoj me forcën më të madhe, kartelet e drogës dhe implikimet e tyre nën drejtimin e Edi Ramës në farsën elektorale të 11 Majit. Deklaroj edhe njëherë se rezultati i këtyre zgjedhjeve të bazuara në krimin, drogën dhe farsën nuk do njihet kurrë. Denoncoj përsëri njoftimin që bëri paraprakisht klanit Troplini për t’u larguar, njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë, urdhër-arrestin ndërkombëtar të tyre, të firmosur nga gjykatësi dhe që pranoi të ndryshojë edhe mbiemrin dhe të quhet jo më Duman, por Troplin. Altin Dumani.", tha Berisha.
Aleksander Lukashenko, Vladimir Putin, Edi Rama, Aleksander Vuçiç dhe Rexhep Edrogan TIRANË- Shqipëria në zgjedhjet e fundit p...
konferenca me gazetaret TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën e tij për mediat se zgjedhjet e 11...
berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha u p...
pamje nga videoja TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj në platformën sociale "Tik Tok" ka publikuar një tjetër video më pë...
Malltezi TIRANË- Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për zëvendësimin e masës s&e...
saimir korreshi STRASBURG- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Komisionin e Stab...
Tabaku STRASBURG- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme ka mbajtur fjalën e saj në Komisionin e Stabilizim-...
zhupa STRASBURG- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka mbajtur fjaën e saj në seancën e sotme në Komisionin e Stabilizim-A...
kuvendi PRISHTINË- Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të kons...
Serwer KOSOVË- Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, Daniel Serwer është shprehur se presidenti am...