Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Veliaj shprehet ironikisht se po lutet që drejtësia të bëjë punën e saj, ndërsa shton se nuk ka asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish.
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj në platformën sociale "Tik Tok" ka publikuar një tjetër video më përmbajtje ironizuese, kësaj here ndaj vendimit të GJKKO për lënien e tij në qeli. Veliaj shprehet ironikisht se po lutet që drejtësia të bëjë punën e saj, ndërsa shton se nuk ka asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish.
“Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas, po e mbaj shënim” shkruan Veliaj krahas pamjeve të postuara në platformën "Tik Tok".



Në seancën e fundit, Gjykata e Posaçme la në fuqi arrestin me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Avokati i kryebashkiakut të Tiranës kërkoi zëvendësimin e masës dhe ofroi garanci pasurore, por kërkesa nuk u pranua nga togat e zeza. Prokuroria e Posaçme paraqiti si argument të ri në seancë, faktin se apartamenti mbi shtëpinë e kryebashkiakut zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa-Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Malltezi TIRANË- Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për zëvendësimin e masës s&e...
saimir korreshi STRASBURG- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Komisionin e Stab...
Tabaku STRASBURG- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme ka mbajtur fjalën e saj në Komisionin e Stabilizim-...
zhupa STRASBURG- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka mbajtur fjaën e saj në seancën e sotme në Komisionin e Stabilizim-A...
kuvendi PRISHTINË- Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të kons...
Serwer KOSOVË- Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, Daniel Serwer është shprehur se presidenti am...
Foto KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme do të mblidhen sërish në tentativën e 34-t&eum...
Kandidatët TIRANA- Pasditen e sotme u mbyll procesi fillestar i rinumërimit të kutive të para në Tiranë, për të vij...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së, Ilir Alimehmeti, theksoi se nga videot që KQZ i ka dërguar shtabit të ...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me përhapjen e murtajës së bagëtive t&eum...