LIVE UPDATES
Politike

'Rama në burg, Berisha në burg'/ Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar: Çdo i korruptuar e ka vendin në burg

Ai u shpreh se në protestë po merr pjesë si qytetar i thjeshtë, pasi si deputet ai flet në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat theksoi se nevojitet një qeveri teknike njëvjeçare, në mënyrë që procesi zgjedhor të garantojë më shumë liri për votuesit dhe më pak ndikim nga administrata, policia, grupet kriminale dhe çdo formë manipulimi. 

15 Qershor 2026, 20:12 Nga E. D
'Rama në burg, Berisha në burg'/ Korreshi
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i pyetur për thirrjet e qytetarëve "Berisha në burg, Rama në burg", është shprehur se e sheh gotën gjysmë bosh e gjysmë plotë. Në përgjigjen e tij për Dosja.al, Korreshi theksoi se çdo i korruptuar duhet që të dënohet dhe të shkojë në burg. Korreshi theksoi se i pari që duhet të largohet përpara se të merren vendime të tjera politike është kryeministri Edi Rama. 

Ai u shpreh se në protestë po merr pjesë si qytetar i thjeshtë, pasi si deputet ai flet në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat theksoi se nevojitet një qeveri teknike njëvjeçare, në mënyrë që procesi zgjedhor të garantojë më shumë liri për votuesit dhe më pak ndikim nga administrata, policia, grupet kriminale dhe çdo formë manipulimi. 

Gjatë fjalës së tij, Korreshi i bëri thirrje policisë që të dorëzojnë kapelën dhe të bashkohen me qytetarët, duke theksuar se edhe familjet e tyre ndodhen në protestë. Korreshi e cilësoi protestën si qytetare dhe jo politike, duke u shprehur se ajo përfaqëson shqetësimin e qytetarëve ndër vite. Në fund, Korreshi u bëri thirrje të gjithë personave me pushtet dhe politikanëve të çdo force politike që të qëndrojnë larg protestës, pasi ky është një tubim jopartiak. 

"E shoh gotën gjysmë bosh e gjysmë plot. Jam i mendimit që çdo i korruptuar duhet të shkojë në burg. Por të iki njëherë Rama, pastaj të shohim dhe të bëjmë. Në protestë po dal si qytetar i thjeshtë. Unë kam ku të dal si deputet, kam Kuvendin e Shqipërisë ku jam mandatuar si deputet. Sot jam si deputet i thjeshtë për të dëgjuar të gjithë hallet e qytetarëve. Shpresoj shumë që të ketë një qeveri teknike, e cila duhet të jetë njëvjeçare në gjykimin tim, në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë vetëm për të votuar, por për të zgjedhur. Të mos ketë presion të administratës, policisë dhe grupeve kriminale dhe të mos ketë as falsifikime që ndodhin me diasporën. 

I them policisë që ka ardhur koha që të dorëzohen, se janë edhe familjet e tyre në protestë. Kjo nuk është protestë politike, por protestë e shqiptarëve që kanë vite e vite që tërhiqen zvarrë. Ajo që ndodhi në Zvërnec nuk ishte tërheqje e një individi, por ishte tërheqje se si ky pushtet po i tërheq zvarrë gjithë shqiptarët. Policët të dorëzojnë kapelen dhe të bëhen me këta njerëz. I bëj thirrje çdo njeriu që ka një farë pushteti të rrijë larg protestës, por vetëm të dëgjojë dhe të mos përçajë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe partive të vogla dhe të mëdha të rrinë larg, se kjo nuk është protestë politike," tha Korreshi./Dosja.al

saimir korreshi

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi