LIVE UPDATES
Politike

KQZ certifikon sot rezultatin zgjedhor në kosovë, cilët janë hapat e radhës?

Rezultatet do të certifikohen pasi përfunduan të gjitha afatet për ankesa nga partitë dhe kandidatët lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja ditë më parë.

9 Shkurt 2026, 17:19 Nga E. D
KQZ certifikon sot rezultatin zgjedhor në kosovë, cilët janë
foto ilustuese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë mblidhet të hënën në orën 18:00 për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, konfirmoi zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Rezultatet do të certifikohen pasi përfunduan të gjitha afatet për ankesa nga partitë dhe kandidatët lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja ditë më parë.

Palët e pakënaqura patën mundësi që t'iu drejtoheshin Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas Gjykatës Supreme.

Procesi i certifikimit vjen pas rinumërimit të plotë të votave të rregullta, për çka u mor vendim pasi u gjetën mospërputhje në votat e kandidatëve për deputetë. Votat për parti nuk u cenuan.

Dhjetëra persona janë dërguar në paraburgim, qindra të tjerë janë intervistuar nën dyshimet për manipulim të votave, dhe proceset hetimore e gjyqësore pritet të vazhdojnë. Nga Prokuroria e Shtetit kanë paralajmëruar se objekt i hetimeve mund të jenë edhe vetë kandidatët për deputetë.

Kush, sa vota i fitoi?

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 31 janar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19 për qind të votave, apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 për qind, apo 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50 për qind, apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Çfarë ndodh pas certifikimit të rezultatit nga KQZ-ja?

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, vjen hapi i radhës, ai i mbajtjes së seancës konstituive.

Kjo seancë duhet të mbahet brenda 30 ditësh dhe duhet të thirret nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Por, nëse ajo nuk e thërret, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30-të.

Rregullorja përcakton se duhet të ketë përgatitje për seancën konstituive dhe kjo përgjegjësi bie mbi kryetarin e legjislaturës paraprake, në këtë rast është në përgjegjësinë e Dimal Bashës.

Ai duhet që jo më vonë se pesë ditë para mbajtjes së seancës konstituive, të zhvillojë një takim të përbashkët me krerët e subjekteve politike parlamentare, për të përgatitur rendin e ditës dhe për të caktuar vendet e deputetëve në Kuvendin e ri.

Rregullorja përcakton se seanca konstituive ka katër pika të rendit të ditës: formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe atë të nënkryetarëve.

Lidhur me seancën konstituive, vitin e kaluar pati shumë paqartësi dhe Gjykata Kushtetuese përmes disa aktgjykimeve përcaktoi se kjo seancë duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh, dhe konsiderohet e përmbyllur vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve - tre nga partitë kryesore shqiptare dhe dy nga komunitetet joshumicë, një serb dhe një nga komunitetet serbe.

Si për kryetarin, ashtu edhe për nënkryetarët kërkohen 61 vota nga Kuvendi me 120 deputetë. Në bazë të aktgjykimeve, një person mund të propozohet vetëm deri në tri herë për postin e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Megjithatë, për çështjen e nënkryetarit serb, në një aktgjykim të publikuar ditë më parë, Kushtetuesja gjeti se janë bërë shkelje kur është zgjedhur Nenad Rashiqi nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, përmes shortit në legjislaturën e kaluar. Ai u propozua në këtë mënyrë pasi të propozuarit e Listës Serbe s’arritën t'i siguronin 61 vota.

Kushtetuesja vendosi se të drejtën e propozimit për nënkryetar e kanë shumica e deputetëve të komunitetit serb, që edhe në këtë legjislaturë janë nëntë deputetët e Listës Serbe. Vendimi u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe mbetet e paqartë se si do të veprojnë ata për çështjen e nënkryetarit serb gjatë legjislaturës së re.

Me t’u përmbyllur çështja e konstitutimit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Presidentja duhet të mandatojë për kryeministër dikë nga partia fituese, në këtë rast LVV-ja.

I mandatuari, më pas, i ka 15 ditë kohë që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit dhe të kërkojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve.

Për dallim nga hera e kaluar, Kurti pritet të mos ketë vështirësi për t’i bërë numrat për Qeverinë, pasi vetëm partia e tij ka fituar 57 ulëse në Kuvend.

Çështja e presidentit

Nëse deputetët duan që të mos shkohet sërish në zgjedhje, atëherë ata do të duhet të veprojnë shpejt për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, që të arrihet afati i 4 marsit – data e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Presidentja Osmani ka mandat deri më 4 prill, por presidenti i ri nuk mund të zgjidhet më vonë se 30 ditë para kësaj date.

Vetë Osmani ka shprehur dëshirë që të jetë në krye të shtetit edhe për një mandat pesëvjeçar. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ajo do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Presidentja Osmani është kritikuar disa herë gjatë mandatit të saj se ka mbajtur anë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në fund të dhjetorit, ajo tha se nëse nuk e fiton edhe një mandat, atëherë do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilën parti.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë për mediat ditë më parë se ka biseduar me Osmanin për çështjen e presidentit, por që, sipas tij duhet të ekzistojë një raport i ri me partitë në opozitë për çështjen e kreut të ri të shtetit.

Disa orë para certifikimit të rezultatit, Osmani u takua me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, parti të cilës më parë i përkiste Osmani dhe deputetët e të cilës kishin qëndruar në sallë duke mundësuar kuorumin për zgjedhjen e Osmanit pesë vjet më parë.

Është e paqartë nëse në këtë takim është biseduar për çështjen e mandatit të Osmanit, por Abdixhiku tha se me të parën e shtetit diskutoi për “zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën”.

Në bazë të Kushtetutës, presidenti i ri zgjidhet përmes votimit të fshehtë dhe kushdo që dëshiron të garojë duhet t'i mbledhë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

Kreu i shtetit zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, por nëse në këto dy votime s’ka numra të mjaftueshëm, atëherë në rundin e tretë zgjidhet ai kandidat që merr shumicën e votave të deputetëve.

Në rast se dështon zgjedhja e presidentit, me automatizëm shpallen zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh./REL

kosove kqz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj