Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim.
TIRANË- Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim.
Pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli. Nga ky moment bashkia e Rrogozhinës është pa një kryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Njoftimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më 09.02.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5/70 akti, datë 14.11.2025 regjistrimi, mbi ankimet e të pandehurve B.Xh., I.T., E.M., N.T., ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
2. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin E.M. për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
5. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh., për kryerjen e veprës penale “ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.
8. Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit B.Xh. me 1 (një) vit burgim.
9. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për kryerjen e veprës penale “ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.
11. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin I.T. dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
12. Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, provat materiale sipas urdhërit për bashkimin e provës materiale me fashikullin e gjykimit të datës 27.10.2023, konkretisht aparatet celularë të sekuestruar shtetasve B.Xh. dhe H.D. t’u kthehen këtyre të fundit, ndërsa provat e tjera materiale të mbeten pjesë e dosjes.
13. Shpenzimet procedurale gjatë fazës hetimore si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkëlidhur, në ngarkim të të pandehurve në mënyrë solidare.
14. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 8, datë 24.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Shpenzimet procedurale u ngarkohen solidarisht të pandehurve.
3. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Tiranë, më datë 09.02.2026./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rruga që opozita ka vendosur të zgjedhë është ajo e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha tha se, ndërhyrja e Ramës në legjislacion përbën grusht shteti. Sipas...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është në dijeni për rritjen e çmimit të biletës së...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, opozita kërkon dhe insiston respektin e plotë të të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se, qëndrimi i opozitës, do të jetë revoltë dhe ve...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Opozitës Sali Berisha tha se, kryeministri Rama do të shkelmojë në Bruksel interesat e ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeminstri Rama po e kthen integrimin mbrapa në vitin 1992 p&eum...
TIRANË- E penduara e drejtësisë në dosjen Veliaj Adela Kondakçiu është paraqitur në Prokurorinë e Posa&cce...
Sali berisha "Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më saktë mosvendimit të kësaj gjykate, për të hequr pezullimin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot ndërhyrje në legjislacion për të mbrojtur qeverinë nga masat...