9 Shkurt 2026, 13:25
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, opozita kërkon dhe insiston respektin e plotë të të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të tjera të qytetarëve të Baks-Rrjollit.
Ai deklaroi se, nuk është e vërtetë që PD nuk është interesuar por përkundrazi, deputetët e PD-së kanë qenë aty dhe po merren me zgjidhjen e problemit. Sali Berisha theksoi se, Partia Demokratike është kategorikisht kundër prekjes qoftë edhe të një metër katrorë tokë të pronarëve privatë.
Së pari në mbështesim absolutisht çdo protestë të drejtë. Së dyti, ne kërkojmë dhe insistojmë respektin e plotë të të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të tjera të qytetarëve. I them atij qytetari që nuk është e vërtetë që PD nuk është interesuar. Ai mund të mos e dijë, e kjo është normale. Por deputetët të PD-së kanë qenë aty dhe janë marrë me problemin dhe merren. Natyrisht ne mbështesim protestën pa diskutim, kur problemet janë gjithçka bazuar mbi dokumenete të sakta, zyrtare, të vërteta. Çka unë nuk i diskutoj. Apriori nuk hedh poshtë asnjë pretendim të atyre protestuesve, ndaj dhe ne po shohim, po e ndjekim.
A duhet bazohet mbi dokumente, duhet. Sepse nuk kam asnjë lloj dijenie, është blerë, nuk është blerë. Po ne po e ndjekim këtë zhvillim. Por ne jemi kategorikisht kundër prekjes qoftë edhe të një metër katrorë tokë të pronarëve privatë.
Ky qëndrim është i palëkundur i yni. Nëqoftëse parashikohen, është detyrë e sipërmarrësit të zgjidhë me kushte tregtare problemet që ka me banorët. Ne nuk kemi asnjë lloj lëvizje, hezitimi. Nuk pranojmë që të tjerëve tu mirret, konfiskohet toka e tyre," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha baks rrjoll protesta rrjoll
Politike
9 Shkurt 2026, 13:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se, qëndrimi i opozitës, do të jetë revoltë dhe ve...
Politike
9 Shkurt 2026, 13:16
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Opozitës Sali Berisha tha se, kryeministri Rama do të shkelmojë në Bruksel interesat e ...
Politike
9 Shkurt 2026, 13:09
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeminstri Rama po e kthen integrimin mbrapa në vitin 1992 p&eum...
Politike
9 Shkurt 2026, 12:58
I.A
TIRANË- E penduara e drejtësisë në dosjen Veliaj Adela Kondakçiu është paraqitur në Prokurorinë e Posa&cce...
Politike
9 Shkurt 2026, 12:53
Sali berisha
"Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më saktë mosvendimit të kësaj gjykate, për të hequr pezullimin ...
Politike
9 Shkurt 2026, 12:14
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot ndërhyrje në legjislacion për të mbrojtur qeverinë nga masat...
Politike
9 Shkurt 2026, 12:28
D.S
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kalojë për gjykim &cc...
Politike
9 Shkurt 2026, 11:54
D.S
Elman Abule
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur diten e sotme në SPAK. Ende nuk dihet shkaku konkret që biznesmeni...
Politike
9 Shkurt 2026, 11:50
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për mosvendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtar...
Politike
9 Shkurt 2026, 11:43
I.A
TIRANË- Diskutimet e brendshme në mbledhjen e grupit socialist po bëhen publike. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ka qen&...