Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Lufta e përfolur në media mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim tashmë ka dalë në sipërfaqe. • 5 ditë para zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme, Kim njoftoi sot se i ka takuar të gjithë anëtarët e KLP që kanë ekskluzivitetin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK dhe ka caktuar edhe kriteret që duhet të përmbushë drejtuesi i ri. • Sipas Kim, përzgjedhja duhet të jetë e pandikuar nga ata që duan të kufizojnë ose manipulojnë hetimet. • Përgjigjia i ka ardhur vetëm 30 minuta më pas nga kryeministri Edi Rama. • Rama ka lëshuar një mesazh të qartë mbi trupën e KLP që sipas tij duhet të jetë e pandikuar në vendimmarrje si nga qeveria edhe nga opozita si dhe ambasada amerikane. Rama thotë se anëtarët e KLP i japin llogari vetëm pasqyrës.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANE- Gazetari Andi Bushati e quan "ndyrësi" përplasjen me kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim në lidhje me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Në një postim në Facebook, Bushati thotë se reforma po bëhet qesharake pas qendrimeve të kundërta Rama-Kim.
"E bene pocaqi sy gjithe botes kete reformen qesharake ne drejtesi me keto deklaratat prej dashnoresh te merzitur, Rama Kim",-shkruan Bushati krahas titujve për dy lajmet e sotme të qendrimeve në lidhje me çështjen e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Më herët u konfirmua publikisht edhe përplasja Rama-Kim për kreun e ri të SPAK. Ambasadorja amerikane njoftoi se kishte takuar të gjithë trupën e KLP që ka ekskluzivitetin e zgjedhjes me votë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kim iu kujtoi anëtarëve se nuk duhet të ndikohen nga favoret apo frika në zgjedhjen e tyre. Reagimi u pasua nga një kundërpërgjigje e kryeministrit Edi Rama që i tregoi Kim kufirin për ndikimin te KLP. Rama tha se kreun e ri të SPAK nuk e zgjedh as qeveria, as opozita dhe as ambasadat./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka vendosur kurifin ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me anë të një postimi në rrjetin sociale "Twitter", kryeministri Edi Rama shkruan se kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as opozita të cilës i referohet si "foltorjavulorjafallgjorja", e as Ambasada Amerike, por vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
"Jam plotësisht dakord me Ambasada Amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,"-shkruan Edi Rama.
Prej kohësh, Yuri Kim zhvillon takime dhe lëshon mesazhe sesi duhet të jetë kreu i ri i SPAK. Reagimet e saj u pasuan nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK. Por koha është e kufizuar pasi mandati i Krajës mbaron më 19 dhjetor./Dosja.al
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar mesazhin e fundit për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në disa postime rresht në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke lajmëruar se kishte takuar çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, aty ku edhe do intervistohen 3 kandidatët e SPAK, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë lajmërim për takimet që po zhvillonte në Tiranë.
Më tej në postimin e saj, Yuri Kim theksoi se procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet, por nuk përmend emra dhe shtoi se pasuesi i Arben Krajës, nuk duhet të ketë frikë të vendosë në vend drejtësinë, e po ashtu nuk duhet të kryejë favore.
"Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili - pa frikë dhe favore - do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara,"-shkruan në postimet e saj ambasadorja.
Prej kohësh, Yuri Kim zhvillon takime dhe lëshon mesazhe sesi duhet të jetë kreu i ri i SPAK. Reagimet e saj u pasuan nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK. Por koha është e kufizuar pasi mandati i Krajës mbaron më 19 dhjetor./Dosja.al