LIVE UPDATES
Politike

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita Malltezi: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën, emri i Berishës nuk figuron

Fillimisht sipas dokumentave që Malltezi ka publikuar, hetimet e SPAK janë fokusuar në çështje si pronësia, mos qënia në planin e përhapjes, ndërrimi destinacionit nga Rama si dhe nga letrat me vlerë por 90% u paguan më para.

24 Maj 2024, 13:16 Nga I.A
"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi ka publikuar disa dokumenta dhe fakte që sipas saj, Prokuroria e Posaçme ka kaluar nga një akuzë në tjetrën, pasi hetimet e para kanë dështuar. Sipas Malltezit, SPAK për dosjen "Partizani", ka nisur hetime për çështje të ndryshme edhe pse ato janë provuar që jenë të pabaza. Fillimisht sipas dokumentave që Malltezi ka publikuar, hetimet e SPAK janë fokusuar në çështje si pronësia, mos qënia në planin e përhapjes, ndërrimi destinacionit nga Rama si dhe nga letrat me vlerë por 90% u paguan më para.

“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha Malltezi.

Ndërkohë që pasi këto hetime dolën bllof, SPAK ka shkuar në hetime të reja nëse ka pasur oponencë teknike dhe a ka pasur masa kundër zjarrit ndërtimi i para 14 viteve. Po ashtu Argita në fjalën e saj gjatë konferencës, ka bërë me dije se kalimi që SPAK ka bërë nga një çështje në tjetrën pa pasur asnjë rezultat konkret, bën që të ngrihen pikëpyetje në lidhje me efektivitetin dhe drejtimin e hetimeve.

Çfarë kanë bërë këto 2 muaj SPAK dhe eventualisht i ka dorëzuar këto dokumenta në GJKKO, mbahet në arrest Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi sepse tashmë SPAK po heton nëse ka pasur apo jo oponencë teknike projekti i arkitektit Libeskin, apo nëse ka pasur apo jo mbrojtje kundër zjarrit objekte të ndërtuara 20 vite më parë dhe sigurisht këta janë gjëra pa asnjë lidhje me ish-kryeministrin e vendit, nuk ka asnjë përgjegjësi ish-kryeministri i vendit nëse një shoqëri tregtare ka respektuar apo jo këto kërkesa por siç rezulton këto janë respektuar. Nuk merret oponenca për çdo ndërtim që bëhet në Tiranë, ky projekt e ka oponencën teknike pavarësisht se është bërë nga një prej arkitektëve më të mirë të botës, oponenca është në dosje dhe ky raportim i SPAK ka zero përmendje të emrit të Sali Berishës," tha Malltezi.

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita
Dokumenti

Po ashtu Malltezi në konferencën për mediat ka sjell dhe përkufizimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në lidhje me çështjet gjyqësore. Dhe sipas këtij përkufizimi si Berisha ashtu dhe Malltezi konsiderohen si të burgosur politikë. Malltezi theksoi se kjo situatë ngre pyetje mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe ndikimin politik në hetime dhe ndjekje penale.

"E gjithë dosja përfshirë edhe veprimet e fundit, tregon se kjo është një dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politikë sipas përkufizime të akteve ndërkombëtare dhe sot do të sjellë para jush, akte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës," tha ajo.

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita
Dokumenti

Një tjetër çështje ku u fokusua Malltezi në konferencën për media ishte dhe kërkesa e SPAK për zgjatjen e hetimet prej 6 muajsh. Ndërkohë që në në fakt kjo dosje ka 3.5 vite në hetim dhe sipas dokumetave të dorëzuar nga Prokuroria Speciale në GJKKO dhe pranimin nga kjo e fundit, për raportin e diligjencës 2 mujore, në mijëra faqe nuk përmendet në asnjë rresht emri i Sali Berishës. Ky fakt tregon se nuk ka veprime hetimore, dëshmi apo prova kundër Berishës.

"Jua kemi vënë edhe më parë në vëmendje faktin që ky nuk është një hetim gjashtëmujor që është zgjatur për një gjashtëmujor të dytë, por një hetim që ka zgjatur tashmë prej katër vitesh , një hetim që është intensifikuar në varësi të urdhrave politikë të Edi Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes. Sa herë Edi Rama, në mënyrë publike, në Asamblenë e PS apo në Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës, prokurorët politikë, Kraja-Millonai kanë intensifikuar veprimet e tyre siç demonstrohet nga shkresat në fjalë. Deri tani është provuar me dokumente të pakontestueshme ndërmjet tyre vendime gjyqësore, se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale: Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe Edi Rama për shpërdorim të financave publike dhe dëm në 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjerin prej tyre, madje as nuk ua përmend emrin për shkeljet e kryera," përfundoi Malltezi.

 

argita malltezi sali berisha jamarber malltezi


Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj