15 Maj 2025, 08:07
Nga r.ll
rama, starmer
TIRANË- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë ditën e sotme Shqipërinë. Kryeministri britanik bashkë me delegacionin e tij do të pritet në takim në orën 10:30 nga presidenti Bajram Begaj. Në orën 12:40 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët mes Starmer dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, sot në orën 13:00, Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën.
Sot pritet edhe nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategjik” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Burime për gazetarin Muhamed Veliu thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023. Katër kolonat e kësaj marrëveshje të re janë:
1. Rritje ekonomike punësim
2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik
3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.
Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve. Gjithashtu vizita e tij vjen një ditë para zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj. Përveç Starmer në samit marrin pjesë edhe liderë të tjerë europiane, mes tyre edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
keir starmer
Politike
15 Maj 2025, 07:53
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Vijon numërimi i votave të diasporës teksa Partia Socialiste ka marrë kryesimin. Sipas rezulta...
Politike
15 Maj 2025, 07:23
Gjergj Erebara
edi rama
TIRANË- Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, Partia Soc...
Politike
15 Maj 2025, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të lartë e kanë votues...
Politike
15 Maj 2025, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në kra...
Politike
14 Maj 2025, 23:03
r.ll
ilir alimehmeti
TIRANË- Kandidati i PD për deputet në Qarkun e Tiranës, Ilir Alihmehmeti, foli për garën e fortë në...
Politike
14 Maj 2025, 23:00
N.F
Foto
TIRANË- Drejtuesi politik i Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj ka folur për mediat para se të fute...
Politike
14 Maj 2025, 23:00
r.ll
ilir alimehmeti
TIRANË- Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, foli lidhur me mandatet dhe procesin zgjedhor të ...
Politike
14 Maj 2025, 22:53
N.F
Kushner dhe Rama
TIRANË- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të ...
Politike
14 Maj 2025, 22:54
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi dha një prononcim të shkurtër për m...
Politike
14 Maj 2025, 22:47
r.ll
FIER- Drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, u shpreh sonte se mandati i 12 i fituar në këtë qark erdhi si...