LIVE UPDATES
Politike

Kundër koncesionit të sterilizimit, "Lëvizja Bashkë" njofton protestën e radhës: Në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh!

Protesta do të mbahet të shtunën në Sheshin “Skënderbej në orën 11.00.

25 Janar 2024, 07:53 Nga N.F
Kundër koncesionit të sterilizimit, "Lëvizja
Poster i protestës

TIRANË- “Lëvizja Bashkë” për mes një njoftimi në "Facebook" ka bërë të ditur se do të zhvillojë një protestë në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Protesta do të mbahet të shtunën në Sheshin “Skënderbej në orën 11.00. Më tej në njoftim Lëvizja Bashkë shkruan se në periudhën 2016-2025 kompania parashikohet të marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe sipas raportit të KLSH, kontrata është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin, falë miqësisë së ish-ministrit Ilir Beqaj me pronarin e kompanisë, Ilir Rrapaj.

Gjithashtu në postim thihet se ende nuk ka prova që Edi Rama ka marrë vetë ryshfet për miratimin e këtij koncesioni por sipas tyre përgjegjësia politike është në radhë të parë e tij.

"Në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh!," thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

KONCESIONI I STERILIZIMIT QË NA VRET DALËNGADALË/ Koncesioni i sterilizimit të instrumenteve spitalore është nënshkruar më 2015, me afat 10-vjeçar, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë koncesionare “Sani Service” SHPK, me pronar Ilir Rrapajn. Ky i fundit rezulton të jetë mik i afërt i Ilir Beqajt, ministrit që dha në koncesion sterilizimin. Në periudhën 2016-2025 kjo kompania parashikohet të marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

– Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), kontrata e sterilizimit është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin Sani Service. Miqësia e Ilir Beqajt me Ilir Rrapajn, sipas SPAK-ut, mund të ketë favorizuar fitimin e këtij koncesioni.

– Përse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro (40% më shumë se sa ishte parashikuar nga buxheti)?

– Koncesioni korruptiv i sterilizimit ka rritur kostot shëndetësore për qytetarët. Sipas mjekëve gjinekologë, “të blesh një set kirurgjikal kushton mesatarisht 40 mijë lekë të reja. E kuptoni se sa shumë është rritur kostoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale?!”

-Sipas KLSH, kompania koncesionare fiton miliona euro në vit duke fryrë faturat që i dërgon Ministrisë së Shëndetësisë, duke quajtur instrumente komplekse edhe të thjeshtat, ose duke i shtyrë doktorët të përdorin mjete komplekse edhe aty ku nuk duhet, për shembull në rastin e lindjeve natyrale në spitalin gjinekologjik.

-Qendra e sterilizimit e Qendrës Spitalore Universitare, e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Evropës, nuk është vënë kurrë në funksion nga ana e shtetit, por i është dhënë në përdorim kompanisë Sani Service. Sipas një raporti të KLSH, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan këtij koncesionari pa pagesë.
-Sipas auditimeve viteve të fundit të KLSH, vërehet një vështirësi në monitorim sa i takon instrumenteve kirurgjikale, si dhe vështirësi në respektimin e tavanit buxhetor, gjë që ndikon e zhbalancon buxhetin dhe sjell kufizime në ndërhyrje për pacientët. Vërehet po ashtu një ndryshimi i numrit të instrumenteve kirurgjikale në mënyrë të paargumentuar për disa prej seteve nga viti në vit.

-Ilir Beqaj, strumbullari i këtij koncesioni korruptiv, po hetohet gjithashtu për një skemë të pastrimit të parave kur ishte drejtor i agjencisë që monitoron fondet që vijnë nga Bashkimi Evropian (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). Këto manovra korruptive, sipas SPAK-ut, bëheshin nëpërmjet një restoranti në pronësi të bashkëshortes së Beqajt dhe bashkëpunimit me palë të tjera.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë rast se për koncesionin e sterilizimit Edi Rama është mburrur disa herë publikisht. Ndonëse ende nuk ka prova se Edi Rama ka marrë vetë ryshfet për miratimin e këtij koncesioni, përgjegjësia politike është në radhë të parë e tij. Në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh! Të shtunën në orën 11:00 mblidhemi sërish në sheshin Skënderbej!

proteste levizja bashke koncesioni i sterilizimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj