24 Janar 2024, 18:57
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, ka nisur fjalimin e radhës për mbështetësit e mbledhur poshtë banesës. Berisha ka falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për të gjithë qytetarët e pranishëm.
Ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama pë vjedhje të votës. Berisha tha gjithashtu se Rama ka përdorur grupe të organizuara kriminale kundër opozitës.
FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme. Prania juaj sonte, fjalimet e bukura, gjithçka janë një frymëzim i madh për Sali Berishën dhe çdo shqiptar që ndjek këtë protestë në Rrugën e Shpresës, në rrugën e fitores. Po bëhen mbi tre javë që ju çdo natë lini çdo gjë dhe mblidheni këtu për të dhënë mesazhin e luftëtarit të pamposhtur, e qytetarit dinjitoz, e misionarit të vërtetë se do të shpëtojmë Shqipërinë, se diktatura e krimit, drogës dhe vjedhjes nuk do të mund të sundojë më gjatë në Shqipëri.
Të dashur miq!
Të gjitha zhvillimet e shpejta kanë pasur dhe kanë një shkak themelor: Edi Rama, i cili qëndron në pushtet mbi votën e vjedhur, mbi vullnetin e shtypur, mbi vullnetin e kontrolluar të qytetarëve shqiptarë, e kuptoi, e realizoi se me Sali Berishën, me PD-në, zgjedhje të tjera nuk do të mund të bënte kurrë në jetën e tij.
Ka pasur kohë që kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh, është përballur me banda, por ajo kohë, në atë kohë kjo parti doli me një moto: kush prek votën, prek kokën! Edi Rama e mbante mend atë kohë, Edi Rama e kuptoi se ne për votën ishim dhe mbetemi të gatshëm për çdo sakrificë. Se ne për votën, kemi vetëm himnet e lirisë. Se ne për votën, do t’i marrim kokën çdo armiku të votës sonë.
Edi Rama, Rruga e Shpresës, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar, të kanë dënuar ty për kufomë politike.
Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit. Ke zgjedhur rrugën e burracakut, e hajdutit, e frikacakut.
Ke përdorur mercenarë, ke përdorur grupe të organizuara kriminale në institucionet tua. I ke ndërsyer ata si cackej kundër opozitës. Por opozita nuk mund të mposhtet, aq sa mund të mposhtet e drejta e një kombi për të votuar i lirë. Aq sa mund të mposhtet e drejta e një qytetari për të jetuar me dinjitet dhe në liri. Aq sa mund të mposhtet e drejta e një qytetari për të pasur në dorë fatin e tij dhe të vendit të tij. Kjo është një betejë e të gjitha betejave!
sali berisha
Politike
24 Janar 2024, 18:36
r.ll
pamje nga tubimi
TIRANË- Ka nisur para pak minutash tubimi i qytetarëve në mbështetje të kreut të Partisë Demokratike. ...
Politike
24 Janar 2024, 18:15
h.k
Edi Rama
MADRID-
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt për të gjithë vizitorët....
Politike
24 Janar 2024, 17:56
r.ll
kryeministria
TIRANË- Pas Bledi Gonxhes, një tjetër emër nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit R...
Politike
24 Janar 2024, 16:25
r.ll
ivi kaso
TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar pas sulmit të bër&eum...
Politike
24 Janar 2024, 16:17
h.k
Foto e te zgjedhurit
KUKËS- Astrit Dobrushi do të jetë Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës i cili është zgjedhur d...
Politike
24 Janar 2024, 15:44
edi rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra dhe kryebashkiakë kanë nisur sot një vizitë pune dy-ditore ...
Politike
24 Janar 2024, 15:43
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Poligoni i Testimit Praktik për lejet e drejtimit është investimi i radhës i Drejtorisë së P&eum...
Politike
24 Janar 2024, 15:14
r.ll
edi rama, giorgia meloni
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në 29 janar seancën për shqyrtimin e kërkesës s...
Politike
24 Janar 2024, 15:01
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Nola ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlame...
Politike
24 Janar 2024, 14:51
I.A
Bob Menendez
SHBA- Skandali i senatorit amerikan Bob Menendez po zgjerohet me shpejtësi dhe po përfshihen më shumë njerëz nga vend...