LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton Poligonin e Testimit Praktik: U kursejmë shoferëve 500 milionë lekë

Gjithashtu, Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale, pjesë e kësaj hapësire, ka të gjitha pajisjet e nevojshme për të trajnuar dhe mësuar mbi drejtimin e mjetit, si dhe simulimin e situatave të ndryshme.

24 Janar 2024, 15:43 Nga h.k
Balluku inspekton Poligonin e Testimit Praktik: U kursejmë shoferëve
Foto ilustruese

TIRANË-Poligoni i Testimit Praktik për lejet e drejtimit është investimi i radhës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Një hapësirë e dedikuar tërësisht kandidatëve të cilët duan të pajisjen me leje drejtimi dhe që ofron kushte dhe standarde të larta, duke rritur njëkohësisht transparencën.

Gjithashtu, Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale, pjesë e kësaj hapësire, ka të gjitha pajisjet e nevojshme për të trajnuar dhe mësuar mbi drejtimin e mjetit, si dhe simulimin e situatave të ndryshme.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa inspektoi nga afër investimin e realizuar, i përcolli fillimisht urimet drejtorit të ri të DPSHTRR, Ilir Mëngra, duke shprehur gjithashtu besimin për vijimin e punëve të mira të realizuara në këtë institucion, i cili ofron një numër të madh shërbimesh për qytetarët.

Duke folur për investimin e kryer drejtori Mëngra theksoi se kjo ndërhyrje i jep zgjidhje një problematike shumëvjeçare dhe tashmë ofron kushte të larta sigurie dhe transparence.

Përpara se të vinim tek kjo pistës që është Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale ne kemi pasur vështirësi shumë të mëdha përsa i përket testimit praktik në fazën e parkimit. Për arsye se nuk kishte një pistë ne ishim të detyruar të drejtoheshim nëpër ambiente informale në Tiranë”, tha Mëngra duke shtuar se investimi i realizuar shtrihet në një pistë rreth 6 mijë metra katrorë, me fonde të përballura nga buxheti i DPSHTRR.

124 testime realizohen çdo ditë në këtë poligon, ndërkohë që janë mbi 130 mijë testime në harkun kohor të një viti.

Ministrja Balluku tha se falë punës dhe investimeve të realizuara, DPSHTRR ka rritur ndjeshëm standardin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, duke u kthyer edhe në një shembull për risitë e sjella të cilat kanë lehtësuar qytetarët.

DPSHTRR-ja padyshim ka krijuar një standard të ri, një standard të cilin unë e marr shpeshherë edhe për shembull për të gjithë ndërmarrjet e tjera sesi duhet të funksionojë inovacioni, sesi duhet vetë ndërmarrjet të arrijnë të sjellin të ardhura, të ardhura të cilat do të përkthehen më pas në investime, siç kemi bërë në rastin e DPSHTRR-së. Gjej rastin këtu që të falënderoj tashmë kolegun tim, ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, që ka qenë padyshim iniciatori dhe motivuesi kryesor i të gjithë ndryshimit që ka ardhur në DPSHTRR. Unë do të përmendja këtë radhë, pasi gjithmonë flasim për risitë që kanë ardhur, por diçka shumë e rëndësishme për qytetarët që janë drejtues automjetesh është vendimi që u mor gjatë vitit të kaluar përsa i përket patentës 15 vjeçare”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi faktin e rëndësisë së vijimit të investimeve, duke pasur tashmë si prioritet edhe teknologjinë, aplikimin e saj për të çuar në një nivel akoma edhe më të lartë cilësinë e shërbimit.

Duhet të vazhdojmë të bëjmë investimet që kemi nisur. Duhet të vazhdojmë të kemi prioritet inovacionin, pasi dhe inovacioni është prioritet i Qeverisë Shqiptare, sidomos për vitin 2024 tashmë me një ministri që ka një sektor të dedikuar inovacionit dhe me një agjenci plotësisht të re të drejtuar nga një zonjë, e cila është kthyer nga Amerika. Kështu një skuadër e bërë së bashku me një synim të vetëm për t'i shërbyer qytetarëve tanë dhe për të sjellë sa më shumë shërbime të cilat ofrojnë për njerëzit tanë më të mirën si në kushte, si në teknologji dhe mbi të gjitha me çmime sa më të ulëta siç DPSHTRR ka bërë që ditën e parë”, theksoi Balluku.

Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale është e pozicionuar në zonën e Fushë Prezës në Tiranë. Rreth 111 autoshkolla, të regjistruara në DRSHTRR Tiranë, kandidatët e të cilave testohen pranë këtij poligoni.

belinda balluku

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë