Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për gazetarët, Celibashi ka deklaruar se zgjedhjet në Tiranë nuk janë çështje ditësh, pasi çdo proces kërkon kohën e vetë.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka refuzuar që të komentoj se çfarë do të ndodhë pasi Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për Tiranën më 31 tetor. Në një deklaratë për gazetarët, Celibashi ka deklaruar se zgjedhjet në Tiranë nuk janë çështje ditësh, pasi çdo proces kërkon kohën e vetë.
Celibashi tha se në Kodin Zgjedhor përcaktohet qartë se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më parë se 30 ditë nga momenti ku është njoftuar vakanca dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.
“Se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtuese merr një vendim apo një vendim tjetër nuk do të preferoja ta bëja sepse do të isha në pozitën e një komentatori. Në kapacitetin tim, mendoj që vlen të them se sa do të vijojmë. Kushtetuesja ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje, që mund të jetë vendimi përfundimtar, në çdo lloj versioni qoftë KQZ, qoftë Këshilli i Ministrave ose Presidenti s’do të shohin nëse do të ketë vend në secilin këto institucione, për të marrë vendime.
Nuk do te preferoj të flisja se çfarë duhet të bënin institucionet. Nuk është çështje ditësh, pasi kushtetuesja mund ta shqyrtonte edhe këto ditë ose edhe pas 31 tetor, nga pikëpamja e asaj që mund të prodhojë nga pikëpamja juridike nuk lidhet me datën si vetvete.
Procesi i përgatitjes së zgjedhjeve është një proces që kërkon një periudhë kohe të caktuar, në rastin e zgjedhjeve të pjesshme është e përcaktuar qartë se nuk do të bëhen jo më afër se 30 ditë që nga momenti që është bërë vakanca, dhe jo më shumë se 45 ditë pas shpalljes së vakancës. Zgjedhjet do të mbahen 30 ditë më vonë nga momenti i vakancës," tha Celibashi.
Çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Tiranë?
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ditën e djeshme dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet.
Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Tashmë Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka deklaruar sot se përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë më 9 nënt...
Ilir Meta TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për shqyrtimin e rekursit të ish-Presidentit Ilir Meta. Seanca e rad...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca paraprake që do të mbaj ditën e sotme ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe të akuzuarve të tj...
KOSOVË- Sot është publikuar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar n&eu...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Nisur nga mungesa vendeve në burgjet belge, qeveria në Bruksel do të strehojë disa të burgosur në b...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca e dytë për shqurtimin e akuzave që rëndojnë ndaj Erion Veliajt do të mbahen ditën e sot...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Tirana nga data 13 dhe 14 tetor do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU&nd...
Florian Binaj TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj duke shpjeguar arsyet se përse është m&e...
Florjan Binaj TIRANË- Florjan Binaj mbrëmjen e sotme ka folur për herë të parë për kandidimin e tij për bashkin&eum...
Florian Binaj TIRANA- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj foli sot për marrëdhënien e tij me kryetarin ...