Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Miku im i madh Radojçiç”/ Publikohet audiopërgjimi që tregon lidhjet e Fatmir Shehollit me Listën Serbe
Në incizim e publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona, një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç.
10 Tetor 2025, 09:55Nga I.A
KOSOVË- Sot është publikuar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh. Në incizim e publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona, një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.
Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet./Dosja.al