LIVE UPDATES
Politike

Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

Letra e Kurtit drejtuar kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Adrian Gjini vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit.

9 Korrik 2026, 14:51 Nga E. D
Kurti fton në takim krerët e partive opozitare
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive opozitare, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka. Por, Manxhuka nuk tregoi për datën se kur Kurti do të takohej me krerët e tjerë partiakë.

Letra e Kurtit drejtuar kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Adrian Gjini vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur të tri partitë lidhur me atë se si do t'i përgjigjen ftesës së Kurtit dhe është në pritje të përgjigjeve. Ajo që pritet pas certifikimit të rezultatit është konstituimi i Kuvendit, votimi i Qeverisë dhe presidentit të ri të Kosovës. Për këtë të fundit, vendi shkoi në zgjedhje, pasi muaj më parë partitë dështuan të arrinin konsensus rreth kandidatit.

Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja e Kurtiti ka fituar 53 mandate, PDK-ja 22 ulëse, LDK-ja 18 dhe Aleanca shtatë. Meqë LVV-ja duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa, pasi për të dyja këto kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh. Për këto dy procese, Kurti llogarit në votat e partive pakicë joserbe - që kanë dhjetë mandate.

Megjithatë, ende nuk ekziston një marrëveshje apo konsensus rreth emrit të presidentit. Zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se partia në pushtet i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit. PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë paraqitur disa kushte për bashkëpunim të mundshëm me LVV-në e Kurtit.

Hamza ka thënë se e para se të flitet për bashkëpunim të mundshëm qeverisës janë një sërë temash, sikurse pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, që do të duhen të trajtohen me partinë fituese. Abdixhiku, ndërkaq, ka thënë se orientimi strategjik i Kosovës, përfshirë gazi amerikan, “janë parakushti i ekzistencës politike” të LDK-së.

Ndërkaq, Gjini ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve të reja. Ndër kushtet e Aleancës janë që Kosova ta pranojë projektin e gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill dhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë.

Qeveria në detyrë e Kurtit po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që të bëhet pjesë e nismave rajonale të rrjetit të gazit të lëngshëm natyror (LNG), që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Më 8 korrik, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati përsëriti thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane “për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”.

Megjithatë, deri më tani, nga ekzekutivi nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtyre nismave, teksa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Kurti kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas. Për presidentin nevojitet prania e dy të tretave të deputetëve në Kuvendin që votimi në dy rundet e para të jetë i vlefshëm.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, kjo është e pamundur për secilën parti parlamentare. Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit. Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin të katërtat parlamentare që nga shkurti i vitit 2025./REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!