All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe/ Manastirliu: Fjalori me 120 mijë fjalë, një inventar i kulturës sonë shprehimore! Një dëshmi e rrugëtimit në kohë dhe hapësirë

Manastirliu tha se Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është një ditë e rëndësishme historike dhe kulturore. Ajo shtoi se Kongresi i Manastirit ishte një akt vizionar i Rilindjes Kombëtare ndërsa theksoi se ishte një shprehje e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të ruajtur identitetin dhe për të forcuar lidhjet si komb. 

22 Nëntor 2024, 11:29 Nga N.F
Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe/ Manastirliu: Fjalori me 120
Ogerta Manastirliu
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në ditën e e dytë të punimeve të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe ku gjatë takimit të zhvilluar u paraqit “Fjalori i Madh të Gjuhës Shqipe". Gjatë fjalës së saj Manastirliu e cilësoi fjalorin si një frut të një pune të gjatë, të kujdesshme dhe të palodhur nga studiues, leksikografë dhe gjuhëtarë shqiptarë, te drejtuar nga Akademia e Shkencave.

Manastirliu tha se Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është një ditë e rëndësishme historike dhe kulturore. Ajo shtoi se Kongresi i Manastirit ishte një akt vizionar i Rilindjes Kombëtare ndërsa theksoi se ishte një shprehje e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të ruajtur identitetin dhe për të forcuar lidhjet si komb. 

Ministrja më tej tha se sot pas 116 vitesh, po vijojnë të përmbushim atë mision përmes veprave të tilla si Fjalori i Madh i Shqipes të cilin e cilësoi një monument gjuhësor, shkencor dhe kulturor që i shton një faqe të re historisë sonë gjuhësore.

“Sot, në datën 22 nëntor, kujtojmë një prej momenteve më domethënëse të historisë sonë kombëtare, “Kongresin e Manastirit", ngjarjen që vendosi alfabetin e gjuhës sonë amtare dhe hodhi themelet e një bashkimi kulturor e kombëtar. Kongresi i Manastirit, mbajtur më 1908, ishte një akt vizionar i Rilindjes Kombëtare, një shprehje e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të ruajtur identitetin dhe për të forcuar lidhjet mes nesh si komb. Sot, 116 vite më pas, ne vijojmë të përmbushim atë mision përmes veprave të tilla si ky Fjalori i Madh i Shqipes që po prezantojmë sot, një monument gjuhësor, shkencor dhe kulturor që i shton një faqe të re historisë sonë gjuhësore”, tha ministrja.

Mastirliu theksoi se fjalori është një inventar i kulturës sonë shprehimore dhe një dëshmi e rrugëtimit të gjuhës shqipe në kohë dhe hapësirë. Ajo shtoi se me mbi 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe.

“Ai është më shumë se një thesar fjalësh. Është një inventar i kulturës sonë shprehimore dhe një dëshmi e rrugëtimit të gjuhës shqipe në kohë dhe hapësirë. Me mbi 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe”, tha ajo.

Sipas saj, fjalori nuk është vetëm një mjet për komunikim, por edhe një burim për hulumtime të mëtejshme shkencore, një udhërrëfyes për mësimdhënien dhe një ndihmës për ruajtjen e identitetit tonë në kohë sfidash.

“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe është një gur themeli i kësaj përpjekjeje të pandërprerë. Ai ruan dhe zhvillon atë që Rilindasit e quajtën “fjala e lirë shqiptare,” një mision që sot ka marrë përmasa të reja në shërbim të brezave që do të vijnë. Krijimi i këtij fjalori është rezultat i dekadash pune nga një ekip i përkushtuar studiuesish që kanë përmbledhur jo vetëm leksikun e përditshëm të shqipes, por edhe forma të rralla, dialekte dhe nuanca historike të saj. Ky fjalor nuk është vetëm një mjet për komunikim, por edhe një burim për hulumtime të mëtejshme shkencore, një udhërrëfyes për mësimdhënien dhe një ndihmës për ruajtjen e identitetit tonë në kohë sfidash”, tha ministrja.

ogerta manastirliu fjalori i gjuhes shqipe

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj