LIVE UPDATES
Politike

Bashkimi Europian: Bashkitë janë thelbësore në procesin e integrimit

BE e ka mbështetur rrugëtimin e bashkive të Shqipërisë drejt integrimit europian, duke përgatitur mbi 2 mijë e 200 punonjësve bashkiakë në fusha si menaxhim projekti, komunikim dhe politika të BE-së në përputhje me standartet europiane.

21 Nëntor 2024, 22:53 Nga M.B
Bashkimi Europian: Bashkitë janë thelbësore në procesin e
Konferenca e sotme mbi integrimin

TIRANA- Në Tiranë, diplomatë të BE-së i bënë thirrje autoriteteve që të rritin dhe forcojnë njësitë e integrimit europian pranë secilës bashki të vendit. Pothuaj gjithë bashkitë e Shqipërisë kanë çelur tashmë një zyrë për integrimin europian. Ekspertët pohuan se mbi 70 për qind e ligjeve dhe politikave të BE-së zbatohen nga pushteti vendor, ndaj ky proces i bën bashkitë mjaft të rëndësishme për integrimit europian të vendit.

BE e ka mbështetur rrugëtimin e bashkive të Shqipërisë drejt integrimit europian, duke përgatitur mbi 2 mijë e 200 punonjësve bashkiakë në fusha si menaxhim projekti, komunikim dhe politika të BE-së në përputhje me standartet europiane.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, tha se bashkitë janë ura ndërlidhëse midis BE-së dhe qytetarëve shqiptarë, ndaj ato duhet të bashkëpunojnë si midis tyre ashtu edhe me bashki të vendeve të BE-së, duke forcuar qeverisjen vendore si dhe rrjetin mes tyre.

“Një sfidë më vete është që përvoja e krijuar me kohën, duhet rritur dhe përmirësuar. Është me rëndësi kyçe qëndrueshmëria e punonjësve nëpër bashki; duhen shmangur situatat ku ndryshimi në udhëheqjen e bashkisë sjell ndryshim tërësor të personelit në njësinë e bashkisë për BE-në. Ata janë persona me ekspertizë teknike, e cila i tejkalon qëndrimet politike. Edhe përzgjedhja e tyre duhet bërë bazuar në meritat dhe aftësitë e tyre”, tha ambasadori Gonzato.

Ambasadori Gonzato i bëri këto komente në një konferencë mbi rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit europian.

Analistë të pavarur besojnë se reforma administrative territoriale solli një përqëndrim të burimeve njerëzore, të investimeve, financave dhe shpenzimeve, por objektivat fillestare të saj nuk janë përmbushur megjithë zmadhimin e njësive bashkiake.

Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimihali, thotë për Zërin e Amerikës se edhe sot 10 vjet pasi u ndryshua harta administrative problemet që diskutohen janë të njëjta si ato me hartën e vjetër të pushtetit vendor.

“Janë prej më shumë se 10 vjetësh të njëjtat çështje që diskutohen; varësia e bashkive nga qeveria, zhbalancimet mes zonave urbane dhe atyre rurale, shpenzimet e rritura në raport me investimet, mbrojtja sociale e pamjaftueshme ndaj shtresave në nevojë dhe shërbimet e dobëta publike. Asgjë nga këto nuk ka marrë ndonjë zgjidhje me ndryshimin e hartës administrative”, thotë zoti Haxhimihali.

Ai thekson se në pushtetin vendor ende vazhdon dilema nëse reforma e pushtetit vendor është në rrugën e duhur me ndryshimet ligjore dhe ato territoriale, sepse bashkitë ende kanë pengesa dhe sfida sa i takon pavarësisë, ekonomisë, sigurisë, shërbimeve vendore. Kryenegociatorja për Integrimin Evropian, Majlinda Dhuka, tha se administrata vendore ka sot kapacitete profesionale dhe rol më të madh në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Afro 70 për qind e politikave europiane, rregullave të standartit europian zbatohen në nivel vendor, ndaj roli i pushtetit vendor është i pazëvendësueshëm. Në mbi 15 fusha bashkitë kanë kontribut në çështjet europiane”, tha zonja Dhuka.

Pjesa dërrmuese e kuadrit ligjor europian kalon nga pushteti vendor u theksua në konferencë, duke nisur nga zhvillimi ekonomik vendor, rritja e bizneseve shqiptare me lidhja e tyre me biznese europiane dhe me tregun e përbashkët europian, bujqësia, agro-industria, zhvillimi rural, turizmi, ndaj të gjitha janë të lidhura drejtpërdrejt me punën e bashkive.

“Një element i rëndësishëm, që për fat të keq sot është shumë dobët, është ndërveprimi mes bashkisë, biznesve, shoqatave dhe institucioneve arsimore në nivel vendor. Fondet mund të hapen vetëm nëse ne kemi bashkëpunime të mira në nivel vendor, një bashkëpunim që duhet të ndodhë sot”, tha ministri i shtetit për pushtetin vendor, Arbjan Mazniku.

Aktualisht 59 nga 61 bashki të Shqipërisë kanë çelur një zyrë të integrimit europian për të standartet e kërkuara. Ekspertët vlerësojnë se pushteti vendor nevojitet të trajtojë kërkesat konkrete të qytetarëve për të prodhuar rezultate të prekshme në dobi të tyre, sepse kështu do të bëhen përherë e më shumë europiane për nga kriteret në prosecin e integrimit europian të vendit./ VOA

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë