4 Mars 2026, 13:42
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ftoi qytetarët të bashkohen më 12 Mars, kundër qeverisë, të cilën kryedemokrati e cilëson si organizatë kriminale.
Sipas tij, opozita do ti përgjigjet në mënyrën më të fuqishme qeverisë që është mbuluar nga skandalet.
'U bëj thirrje ndërgjegjes së qytetarëve, kjo është betejë për ndërgjegjen e njeriut. Nuk ka ndodhur kurrë. Asnjë pushtues nuk i ka lejuar vetes të bëjë një ligj të tillë, të shkelë çdo normë. Dhe tani nxori mburojën e Beogradit përpara. Tani thotë se nuk na duhet Brukseli, por na duhet Beogradi. Tani rikthehet në skenarë haptas antishqiptarë. Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë! Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandër Vuçiçin, është një thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari kudo që ndodhet. Ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend tepër të rrezikshëm për të ardhmen e kombit duke përdorur pushtetin e tij. Ndaj dhe duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe unë kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës. Ftoj qytetarët shqiptarë në të katër anët e Shqipërisë të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale për t’i dhënë përgjigjen e merituar për vjedhjet e tij dhe për tradhtinë e lartë kombëtare që i bën idealeve evropiane të popullit shqiptar. Ëndrrës evropiane të shqiptarëve për të zënë vendin e tyre të merituar në BE,' tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
4 Mars 2026, 13:40
D.S
Salil Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama, po devijon orientimin kryesor 33-vjeçar të shqipt...
Politike
4 Mars 2026, 13:35
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi...
Politike
4 Mars 2026, 13:10
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme t&eum...
Politike
4 Mars 2026, 13:03
D.S
Ted Blushi
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka dorëzuar sot një projektligj që parashikon pezullimin e...
Politike
4 Mars 2026, 12:49
I.A
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar vazhdimisht që nga fillimi i viteve ’90 se Irani ë...
Politike
4 Mars 2026, 12:19
I.A
Tomor Dosti
TIRANË- Ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një figurë e njohur e politikës shqiptare Tomor Dosti ka ndërruar j...
Politike
4 Mars 2026, 11:51
I.A
TIRANË- Në prag të seancës për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Albin Kurti pritet të zhvillojë edhe sot takime të...
Politike
4 Mars 2026, 10:56
I.A
Takimi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kroacisë, Z...
Politike
4 Mars 2026, 10:38
D.S
Pas një ngërçi dymujor, palët politike u rikthyen në tryezën e reformës zgjedhore në mesin e muajit shkurt, me nj&eu...
Politike
4 Mars 2026, 07:51
D.S
Besian Mustafa
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Besian Mustafa tha se ende nuk ka marr&e...