LIVE UPDATES
Politike

Partia e Lirisë depoziton në Kuvend projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve/ Blushi: Çmimi i naftës, një padrejtësi e madhe ekonomike

Kreu i Grupit parlamentar të PL, Tedi Blushi u shpreh se, kjo nismë do të ndihmojë që konsumi i familjeve shqiptare dhe ecuria e biznesit të ketë qendrueshmëri.

4 Mars 2026, 13:03 Nga D.S
Partia e Lirisë depoziton në Kuvend projektligjin për uljen e
Ted Blushi

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka dorëzuar sot një projektligj që parashikon pezullimin e “Taksës së Qarkullimit” dhe “Taksës së Karbonit” për benzinën, gazoilin dhe biokarburantet deri në mars të vitit 2028. Kreu i Grupit parlamentar të PL, Tedi Blushi u shpreh se, kjo nismë do të ndihmojë që konsumi i familjeve shqiptare dhe ecuria e biznesit të ketë qendrueshmëri.

Sipas tij, kjo është rruga e vetme për të ndihmuar qytetarët në kapërcimin e këtij momenti shumë të vështirë, ndërkohë që thekson se, nisma të tilla janë ndërmarrë në vite gjerësisht në vendet e rajonit dhe më gjerë si: Kosova, Greqia, Serbia etj.

P R O J E K T L I GJ

Për një shtesë në ligjin Nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar”.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

                                                     V E N D O S I:

Në ligjin në ligjin Nr. 9975, datë 28.7.2008,  “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar”, bëhet kjo shtesë:

                                                        Neni 1

Në fund të ligjit shtohet dispozita kalimtare me këtë përmbajtje:

“Dispozitë kalimtare”

Pezullohet detyrimi për pagesën e taksës së qarkullimit për benzinën, gazoilin, si dhe për benzinën dhe gazoilin që gjenden në biokarburante, dhe taksa e karboni për benzinën dhe për gazoilin, si dhe për benzinën dhe gazoilin që gjenden në biokarburante, deri në mars 2028”

                                                         Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

                                              K R Y E T A R I

                                              NIKO PELESHI

RELACION PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.07.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE” TË NDRYSHUAR.

Konflikti që ka nisur tashmë në Lindjen e Mesme sipas parashikimeve të ekspertëve dhe Konfindustrisë do të sjellë një rritje të mëtejshme të çmimit të karburanteve. Jemi përpara një situate si ajo e vitit 2022, kur nisi lufta në Ukrainë, duke sjellë si pasojë rritjen e çmimit të karburanteve dhe rrjedhimisht edhe atë të të gjitha mallrave.

Në kushtet kur kërkohet që kjo situatë të adresohet sa më parë me zgjidhje konkrete për qytetarët, ne po paraqesim një nismë ligjore, objektivi i të cilës është zbutja e efekteve të rënda ekonomike mbi buxhetet familjare dhe bizneset si pasojë e rritjes drastike të çmimit të karburanteve dhe lëndëve djegëse.
Situata ekonomike në Shqipëri, prej vitesh përballet me rritjen shumë të lartë të çmimeve të karburanteve. Për pasojë janë rënduar në mënyrë kritike buxhetet familjare si dhe janë krijuar probleme tepër të mëdha te bizneset, duke vështirësuar funksionimin e tyre dhe realizimin e të ardhurave, të cilat nga ana tjetër kanë rol përcaktues në buxhetin e shtetit.

Çmimi i naftës është një padrejtësi e madhe ekonomike që kjo qeveri e ushqen çdo ditë dhe që ndikon direkt në çmimin e ushqimeve.

Në Shqipëri, qytetarët paguajnë rreth 1.83 euro për litër.

Në Kosovë rreth 1.18 euro.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi rreth 1.27 euro.

Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve, ndërkohë që ka pagat më të ulëta dhe fuqinë blerëse më të dobët në Europë. Kjo nuk është rastësi, por zgjedhje e qëllimshme politike.

Mbi 60% e çmimit të naftës janë taksa, akciza dhe TVSH. Çdo rritje e naftës reflektohet menjëherë në rritjen e çmimeve të ushqimeve, të transportit dhe të çdo shërbimi. Sot, qytetarët paguajnë më shtrenjtë bukën, qumështin, vajin dhe çdo produkt bazë, sepse qeveria ka zgjedhur të taksojë rëndë karburantin.

Shqetësimi më i madh i qytetarëve shqiptarë sot është kostoja e dyfishuar e jetesës në 3-4 vitet e fundit. Shqiptarët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqim dhe paguhen më pak se të gjithë qytetarët e BE-së. Çmimet në Shqipëri janë 50% më të larta se në Europë. Në vitin 2025 sipas Eurostat, 55% e qytetarëve nuk mbyllnin dot muajin.

Në kushtet e inflacionit të lartë të viteve të fundit dhe rritjes së kostove të jetesës, sidomos në ushqime dhe energji, bëhet e nevojshme që politika fiskale të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të ndihmuar qytetarët.

Paga minimale në Shqipëri është jo vetëm më e ulëta në Europë, por dhe shumë më e vogël edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga 1 janari, paga minimale në Shqipëri është 50 mijë lekë, ndërkohë që Mali i Zi e ka 670 euro, Serbia 618 euro, Maqedonia e Veriut 584 euro, ndërsa Bosnjë-Hercegovina 660 euro.

Situata shumë e rëndë për konsumatorët familjarë dhe bizneset kërkon ndërhyrje të
menjëhershme dhe konkrete për t’u ardhur në ndihmë atyre: së pari për të mos thelluar varfërinë dhe së dyti për të bërë çfarë të jetë e mundur që biznesi të funksionojë sa më normalisht, duke mbrojtur në radhë të parë punësimin në këto biznese si dhe krijimin e të ardhurave, të cilat janë njëherazi dhe një burim themelor për arkën e shtetit.
Duke vlerësuar këtë situatë, kemi propozuar pezullimin deri në mars të vitit 2028 të aplikimit të “Taksës së Qarkullimit’ dhe “Taksës së Karbonit’ si një mjet për zbutjen e rritjes së çmimit tepër të lartë të naftës për t’u ardhur në ndihmë buxheteve familjare dhe bizneseve.
Një propozim i tillë, nuk krijon problem në planin e të ardhurave të miratuar nga qeveria me ligjin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2026 pasi të ardhurat e realizuara në buxhet nga TVSH-ja janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm si pasojë e rritjes në tërësi të çmimeve. Kjo nismë do të ndihmojë gjithashtu që konsumi i familjeve shqiptare dhe ecuria e biznesit të ketë qendrueshmëri.
Për këto arsye, shumë të rëndësishme, miratimi i këtij projektligji me procedura të përshpejtuara për shkak dhe të situatës kritike është domosdoshmëri. Kjo është rruga e vetme për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në kapërcimin e këtij momenti shumë të vështirë, ndërkohë që nisma të tilla janë ndërmarrë në vite gjerësisht në vendet e rajonit dhe më gjerë si: Kosova, Greqia, Serbia etj.

DEKLARATA E TEDI BLUSHIT:

Një tjetër projektligj thellësisht social, pas dy nismave që kemi depozituar në Kuvend, por që fatkeqësisht u rrëzuan nga kjo mazhorancë ilegjitime dhe antisociale, sic ishte projektligji për uljen e TVSH-së nga 20% në 5% të produkteve të shportës, si dhe projektligji tjetër për sigurinë ushqimore.
Projekligji i depozituar sot për uljen e cmimit të karburanteve, është një projektligj për mbrojtjen e buxhetit të familjeve shqiptare, pasi sic dihet, një pjesë e taksave që sot rëndojnë te karburantet, janë para të cilat në letër shkojnë për mirmbajtjen e rrugëve, por që të gjithë shqiptarët po e shohin se si qeveria po i mirëmban rrugët, të cilat janë shkërrmoqur në të katërta anët e vendit.
Para të cilat, në fakt, shkojnë edhe për të paguar verën 33 mijë euro të Edi Ramës, kur ndërkohë shqiptarët e thjeshtë dhe të ndershëm mezi shtyjnë ditët me të ardhurat mizerabël.

Konflikti që ka nisur tashmë në Lindjen e Mesme edhe sipas parashikimeve të ekspertëve dhe Konfindustrisë do të sjellë një rritje të mëtejshme të çmimit të karburanteve. Ndaj në këtë kontekst, Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë, depozitoi sot projektligjin për uljen e cmimit të karburanteve, sepse jemi përpara një situate të ngjashme me atë të vitit 2022, kur nisi lufta në Ukrainë, që solli si pasojë edhe rritjen e çmimit të karburanteve dhe rrjedhimisht edhe atë të të gjitha mallrave të konsumit.

Ndaj në kushtet kur kërkohet që kjo situatë të adresohet sa më parë me zgjidhje konkrete, efektive dhe të prekshme për qytetarët, Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë, depozitoi sot këtë nismë ligjore, objektivi i të cilës është zbutja e efekteve të rënda ekonomike mbi buxhetet familjare dhe bizneset si pasojë e rritjes drastike dhe abuzive të çmimit të karburanteve dhe lëndëve djegëse.

Situata ekonomike në Shqipëri, prej shumë vitesh përballet me rritjen shumë të lartë të çmimeve të karburanteve, rritje e cila qartësisht ka qenë edhe abuzive. Për pasojë janë rënduar në mënyrë progressive dhe kritike buxhetet familjare si dhe janë krijuar probleme tepër të mëdha për bizneset, duke vështirësuar funksionimin e tyre dhe realizimin e të ardhurave, të cilat nga ana tjetër kanë rol përcaktues në buxhetin e shtetit.

Çmimi i naftës, në vlerësimin tonë, është një padrejtësi e madhe ekonomike që kjo qeveri e ushqen çdo ditë dhe që ndikon direkt në rritjen e çmimit të ushqimeve.
Dua t’ju kujtoj sot, të gjithë shqiptarëve, të cilët paguajnë sot më shtrenjtë se kudo tjetër në rajon cmimin e një litri naftë
Në Shqipëri, qytetarët paguajnë rreth 1.83 euro për litër.
Në Kosovë rreth 1.18 euro.
Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi rreth 1.27 euro.

Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve, ndërkohë që ka pagat më të ulëta dhe fuqinë blerëse më të dobët në Europë. Kjo nuk është rastësi, por zgjedhje e qëllimshme politike.
Mbi 60% e çmimit të naftës janë taksa, akciza dhe TVSH. Çdo rritje e naftës reflektohet menjëherë në rritjen e çmimeve të ushqimeve, të transportit dhe të çdo shërbimi. Sot, qytetarët paguajnë më shtrenjtë bukën, qumështin, vajin dhe çdo produkt bazë, sepse qeveria ka zgjedhur të taksojë rëndë karburantin.

Shqetësimi më i madh i qytetarëve shqiptarë sot është kostoja e dyfishuar e jetesës në 3-4 vitet e fundit. Shqiptarët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqim dhe paguhen më pak se të gjithë qytetarët e BE-së. Çmimet në Shqipëri janë 50% më të larta se në Europë. Në vitin 2025 sipas Eurostat, 55% e qytetarëve nuk mbyllnin dot muajin.

Në kushtet e inflacionit të lartë të viteve të fundit dhe rritjes së kostove të jetesës, sidomos në ushqime dhe energji, bëhet e nevojshme që politika fiskale të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të ndihmuar qytetarët.

Paga minimale në Shqipëri është jo vetëm më e ulëta në Europë, por dhe shumë më e vogël edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga 1 janari, paga minimale në Shqipëri është 50 mijë lekë, ndërkohë që Mali i Zi e ka 670 euro, Serbia 618 euro, Maqedonia e Veriut 584 euro, ndërsa Bosnjë-Hercegovina 660 euro.

Situata shumë e rëndë për konsumatorët familjarë dhe bizneset kërkon ndërhyrje urgjente dhe konkrete për t’u ardhur në ndihmë atyre: së pari për të mos thelluar edhe më shumë varfërinë e tyre dhe së dyti për të bërë çfarë të jetë e mundur që biznesi të funksionojë sa më normalisht, duke mbrojtur në radhë të parë punësimin në këto biznese si dhe krijimin e të ardhurave, të cilat janë njëherazi dhe një burim themelor për arkën e shtetit.

Duke vlerësuar këtë situatë dramatike, sot Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë kemi propozuar pezullimin deri në mars të vitit 2028 të aplikimit të “Taksës së Qarkullimit’ dhe “Taksës së Karbonit’ si një mjet për zbutjen e rritjes së çmimit tepër të lartë të naftës për t’u ardhur në ndihmë buxheteve familjare dhe bizneseve.

Një propozim i tillë, nuk krijon asnjën problem në planin e të ardhurave të miratuar nga qeveria me ligjin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2026 pasi të ardhurat e realizuara në buxhet nga TVSH-ja janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm si pasojë e rritjes në tërësi të çmimeve. Kjo nismë do të ndihmojë gjithashtu që konsumi i familjeve shqiptare dhe ecuria e biznesit të ketë qendrueshmëri.

Për këto arsye, shumë të rëndësishme, miratimi i këtij projektligji, të Propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë, me procedura të përshpejtuara për shkak dhe të situatës kritike është domosdoshmëri. Kjo është rruga e vetme për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në kapërcimin e këtij momenti shumë të vështirë, ndërkohë që nisma të tilla janë ndërmarrë në vite gjerësisht në vendet e rajonit dhe më gjerë si: Kosova, Greqia, Serbia etj.
Uroj dhe shprsoj dhe kërkoj nga të gjithë deputetët të mos jenë peng i oligarkëve të naftës, port ë votojnë pro këtij projektligji, të votojnë pro interesave të familjeve shqiptare, të shqiptarëve të thjeshtë dhe për të ndihmuar në vecanti shtresat më në nevojë./Dosja.al

partia e lirise ted blushi kuvend

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën