LIVE UPDATES
Politike

Vullnet a obligim/ Analiza: Deputetët para procesit për zgjedhjen e presidentit

Teksa partitë po i llogarisin votat, janë shfaqur paqartësi rreth asaj nëse pjesëmarrja dhe votimi në seancën për presidentin përbëjnë obligim për deputetët, apo edhe nëse moszgjedhja e presidentit nga Kuvendi çon vendin përsëri në zgjedhje të parakohshme.

3 Mars 2026, 22:58 Nga E. D

Vullnet a obligim/ Analiza: Deputetët para procesit për zgjedhjen e

KOSOVË- Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional.

Teksa partitë po i llogarisin votat, janë shfaqur paqartësi rreth asaj nëse pjesëmarrja dhe votimi në seancën për presidentin përbëjnë obligim për deputetët, apo edhe nëse moszgjedhja e presidentit nga Kuvendi çon vendin përsëri në zgjedhje të parakohshme.

Çfarë thonë Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese? Si e vlerësojnë njohësit e fushës këtë çështje?

Teksa nuk po gjejnë një kandidat konsensual, partitë politike nuk po pranojnë të mbështesin kandidatë partiakë.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që seanca për zgjedhjen e presidentit të thirret pasi të jenë dorëzuar kandidatët e nominuar, të cilët shqyrtohen nga Komisioni për Legjislacion se sa i plotësojnë kushtet e përcaktuara.

Neni 86 i Kushtetutës përcakton që secili kandidat duhet t’i sigurojë 30 nënshkrime të deputetëve për t’u nominuar, dhe se deputetët mund të japin nënshkrimin vetëm për një kandidat. Deri më tani, asnjë emër nuk është zyrtarizuar si kandidat.

Pjesëmarrja në seancë dhe në votim

Kryeministri Albin Kurti deklaroi të hënën, pas një takimi konsultativ për çështjen e presidentit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se Kushtetuta i obligon deputetët të votojnë.

Ngjashëm si Kurti u deklarua edhe kryetarja e Kuvendit nga radhët e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Duke iu referuar aktgjykimit kushtetues për rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president në vitin 2011, Albulena Haxhiu tha si i njëjti “kërkon që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë”.

Në anën tjetër, Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha të hënën se partia e tij merr pjesë në zgjedhjen e presidentit, nëse kandidati i propozuar prej saj zgjidhet president.

Aktgjykimi i rastit “Pacolli”, të cilit i referohet LVV-ja, në pikën 83 thotë se “të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar” sipas Kushtetutës dhe ligjeve që të marrin pjesë në seanca plenare, ndërsa pika 84 thotë se ata “duhet ta konsiderojnë si detyrë kushtetuese të tyre” zgjedhjen e presidentit.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë rast, gjykata ua rikujton deputetëve obligimet që kanë sa i përket funksionimit demokratik të institucioneve, por pa i detyruar si të veprojnë.

Kjo çështje ishte sqaruar në aktgjykimin tjetër të Kushtetueses, për rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president në vitin 2016, kur LVV-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kishin kërkuar që zgjedhja e tij të shpallej antikushtetuese, me arsyetimin se nuk kishin marrë pjesë 120 deputetë në votim dhe se s’ishte përmbushur kuorumi.

Pika 74 e atij dokumenti kishte dalë në përfundim se nuk është as parakusht, dhe as kërkesë kushtetuese, që të gjithë 120 deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë, për të qenë i vlefshëm vendimi i zgjedhjes së presidentit.

Sipas Miftarajt, askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e lirë të deputetit, nëse dëshiron ta bëjë kuorumin në seancë apo jo.

“Në demokracitë liberale, nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mundet t’i tregojë, apo ta obligojë deputetin si të votojë dhe a të marrë pjesë në seancë apo jo.”

A shkon Kosova në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti?

Në secilin deklarim rreth çështjes së presidentit, përfaqësuesit politikë përmendin shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, në rast dështimi të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Por, Kushtetuta, në nenin për zgjedhjen e presidentit, thotë se presidenti i ri duhet të zgjidhet 30 ditë para se të përfundojë mandati i presidentit aktual, që në rrethanat e tanishme është data 5 mars, para se Vjosa Osmani ta mbyllë mandatin e saj më 4 prill.

Miftaraj vlerëson se edhe nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin deri më 5 mars, vendi nuk do të përballet me zgjedhje.

Sipas tij, nëse nuk përmbushet ky afat 30-ditor, bëhet shkelje kushtetuese, por nuk ka pasojë juridike si shkuarja në zgjedhje.

Miftaraj thotë se nuk ekziston një nen ku mund të bazohej dekreti për shpërndarjen e Kuvendit.

“Janë vetëm dy situata në të cilat shkohet në zgjedhje. E para, nëse, ta zëmë, më 5 mars fillon procesi për zgjedhjen e presidentit, dhe i njëjti nuk përmbyllet brenda 60 ditësh, automatikisht vendi shkon në zgjedhje. Dhe, në situatën e dytë, nëse në rundin e tretë të votimit për president nuk janë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidenti”, sqaron Miftaraj.

Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61.

Sipas Kushtetutës, po dështoi zgjedhja në këto tre runde, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Çka ndodhë nëse nuk zgjidhet fare presidenti?

Më 5 prill, Osmani nuk do të ishte më presidente, ndërsa postin e saj do ta ushtronte kryetarja e Kuvendit, Haxhiu, jo më gjatë se 6 muaj, siç e parasheh Kushtetuta.

Nëse deri këtë të enjte nuk zgjidhet presidenti, Miftaraj vlerëson se 10 deputetë do të mund t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për interpretim të situatës.

Ai konsideron se gjykata do të mund t’u kërkonte atyre të provonin zgjedhjen e presidentit para se Osmanit t’i skadojë mandati, ose në të kundërtën shkohet automatikisht në zgjedhje.

“As kjo nuk ka bazë të shkruar të Kushtetutë, por Gjykata ka të drejtën e interpretimit të saj”.

Në Kosovë, presidenti përfaqëson unitetin e popullit, dhe garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë. Do të varet nga veprimet e aktorëve politikë nëse do të arrijnë të pajtohen për një emër që ta marrë këtë rol./REL

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion