Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë nuk ka pranuar as rekursin e gazetarit Jetmir Olldashi.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit. Ky i fundit kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg. Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë nuk ka pranuar as rekursin e gazetarit Jetmir Olldashi.
"Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti demokrat është dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.
Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.
Çfarë është dosja Babale?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.
nje qytetare te kutia e votimit TIRANË- Gati 246 mijë shqiptarë nga diaspora e re e Shqipërisë aplikuan dhe morën miratim p&e...
Flamuri i Kosovës KOSOVË- Ambasada gjermane në Kosovë pak ditë më parë publikoi një foto ku dukeshin bjeshkët ...
Balla TIRANË- Ministri për Shtetin dhe Marrëdhenie me Parlamentin, Taulant Balla gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit t&eum...
PD TIRANË- Dy aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë shkuar ditën e sotme në selinë blu. M...
mbledhje e grupit te ps TIRANË- Ditën e nesërme përfundon afati i vendosur nga Komisioni Qendror Zgjedhor për dorëzimin e lis...
Erion Brace TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka hedhur akuza ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj, duke e thën&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me përfaqësuesit francez ditën e sotme në aktivitetin e jav&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se duke përdorur Inteligjencën Artificiale po bëjnë një...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook...
foto ilustruese TIRANË- Protesta e opozitës që u lajmërua pas vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social të...