LIVE UPDATES
Politike

Gjykata Kushtetuese i jep pjesërisht të drejtë Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat: Jo rritje, por indeksim. I takon Kuvendit ta realizojë

Në vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese, theksohet se disa prej pretendimeve të ngritura janë të bazuara, duke i hapur rrugë rishikimit të formulës aktuale të përllogaritjes së pagave.

17 Shkurt 2026, 16:45 Nga I.A
Gjykata Kushtetuese i jep pjesërisht të drejtë Shoqatës
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagës. Në vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese, theksohet se disa prej pretendimeve të ngritura janë të bazuara, duke i hapur rrugë rishikimit të formulës aktuale të përllogaritjes së pagave.

Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al, Kushtetuesja i ka lënë detyrë Kuvendi i Shqipërisë që të bëjë ndërhyrjet e nevojshme ligjore për të reflektuar konstatimet e saj. Në vendim, gjykata thekson se ligjvënësi ka diskrecion për referencën e pagave megjithatë në ushtrimin e kësaj kompetence duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës.

Gjykata vlerëson se parimet me të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi, është të ndalojnë uljen e fshehur të pagave. Gjykata Kushtetuese shprehet në vendimin e ndaj se mbrojtja e Kushtetutës nuk lejon rënie të pagës së drejtpërdrejtë apo të fshehur.

Sipas Gjykatës, formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike ka sjellë ulje të fshehur të pagave. Në këto kushte Kuvendi duhet të sjellë ndryshime për të indeksuar pagat e gjyqtarëve. Sipas Kushtetueses, efektet financiare të ligjit të ri duhet të llogariten nga 2023.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 17.02.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkues Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 "Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në kërkesë, vlerësoi t'i trajtojë ato në këndvështrim të nenit 138 të Kushtetutës, sipas të cilit: "Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen", përveçse në rastet e parashikuara shprehimisht nga kjo dispozitë. Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Shpërblimi financiar, si një nga garancitë thelbësore për pavarësinë e gjyqtarëve, ashtu edhe atë të vetë pushtetit gjyqësor, parim ky i lidhur pandashmërisht me atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, duhet t'i përgjigjet rëndësisë së funksioneve që ata kryejnë.

Në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, kur shqyrtoi formulën e përcaktuar me ligjin nr. 50/2021, Gjykata theksoi se ligjvënësi, brenda hapësirës së tij normuese, ka diskrecion për formulën e referencës (në shërbimin civil ose në pagat e funksionarëve publikë të tjerë), duke qenë kjo një çështje që i përket oportunitetit të tij. Megjithatë, në ushtrimin e kësaj kompetence në plotësimin e kuadrit ligjor, ai duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës, duke garantuar, në çdo rast, që paga dhe përfitimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e zbatimit të sistemit të referencës së pagave, të mos ulen nën standardet e përcaktuara në atë vendim, përveçse kur verifikohet përjashtimi i nenit 138, shkronja "a", të Kushtetutës.

Në këto kushte, referuar përmbajtjes së nenit 138 të Kushtetutës, ashtu edhe vendimit të saj nr. 35, datë 22.11.2022, Gjykata shtroi për zgjidhje pyetjen nëse zgjedhja e formulës aktuale është bërë në përputhje me qëllimin dhe objektivin e synuar dhe në raport të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë. Për këtë qëllim, Gjykata vlerësoi se parimet dhe standardet nga të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi në ushtrimin e diskrecionit për përcaktimin e pagës së gjyqtarëve, të cilat përbëjnë, njëkohësisht, edhe kufijtë e atij diskrecioni, synojnë, ndër të tjera: të ndalojnë uljen, të drejtpërdrejtë ose të fshehur, të shënjestruar të pagave dhe mbrojtjen ndaj instrumenteve që përmbajnë "elemente diskrecionale"; që paga të jetë e mjaftueshme dhe në përpjesëtim me dinjitetin dhe rëndësinë e funksionit; të ndalojnë ose kufizojnë uljen e pagës dhe/ose të caktojnë mekanizimin e rritjes/indeksimit të pagës për shkak të inflacionit me qëllim që ajo të ruajë vlerën reale sipas kostos së jetesës. Me fjalë të tjera, parashikimet ligjore të formulës duhet të jenë objektive, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe transparente, në mënyrë që të përjashtojnë çdo ndërhyrje arbitrare nga pushtetet e tjera dhe t'i shërbejnë pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Gjykata, në përputhje me standardet kushtetutese të lartpërmendura, vlerëson se edhe pse është kushtetutshmërisht e lejueshme që ligjvënësi të parashikojë sisteme të ndryshme të pagave mes gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë publikë apo që të ndryshojë formulën e llogaritjes së pagës së magjistratëve, mbrojtja kushtetuese që ofron neni 138 i Kushtetutës nuk lejon, në thelb, rregullime që sjellin rënie të vlerës reale të pagës gjyqësore, të drejtpërdrejtë apo të fshehtë.

Gjykata konstatoi se paga e gjyqtarit/magjistratit e caktuar në vitin 2016 nuk ka pësuar ndryshime, por vetëm problematika të zbatimit të ligjit në praktikë për shkak të mënyrës së formulimit të normës ligjore. Nga ana tjetër, pas vitit 2016, ekonomia e vendit është rritur në vijim, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur; fenomenet globale (Covid-19 dhe lufta në Ukrainë) kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Autoritet shtetërore bazuar në këto faktorë ekonomikë, krahas të tjerash, kanë kanë ndërmarrë politika shtetërore për rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat. Pjesë e këtyre masave ishte edhe ligji nr. 33/2023, i cili pagën e magjistratit e la të pandryshuar në dallim nga paga e nëpunësve të shërbimit civil (referenca e vjetër e formulës) dhe ajo e Presidentit të Republikës (referenca e re e formulës), që pësuan rritje domethënëse. Në këtë kuptim, ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re sipas ligjit objekt shqyrtimi, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike si dhe rritjen e çmimeve, ka passjellë një ulje të fshehur të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë, arsye për të cilat ligji nr. 33/2023 duhet të shfuqizohet.

Në këto kushte i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, për të përshtatur pagën e magjistratit me standardet kushtetuese, i cili duhet të realizohet brenda datës 31.07.2026. Gjithashtu, duke konsideruar se ligji nr. 33/2023 parashikonte rregullim prapaveprues pasi formula e re përllogaritej nga data 01.04.2023, Gjykata vlerëson se efektet financiare të ligjit të ri duhet të llogariten po nga data 01.04.2023, duke përcaktuar një skemë të arsyeshme përshtatjeje për pagesat e prapambetura për periudhën nga data 01.04.2023 deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës "a" të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 "Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"", si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

/Dosja.al

gjykata kushtetuese pagat e gjyqtareve


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj