LIVE UPDATES
Politike

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD, Bardhi: Do përballemi me qeverinë për buxhetin, do mbrojmë interesat e qytetarëve dhe pensionistëve

Sipas tij, kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe pensionistëve. 

5 Nëntor 2024, 12:45 Nga r.ll
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD, Bardhi: Do
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve.  Bardhi ka bërë me dije se do të marrin pjesë në seancën plenare ku do të diskutohet buxheti 2025. Sipas tij, kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe pensionistëve. 

“Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar kërkon angazhimin e deputetëve të opozitës. Për të shndërruar nga borxhi i oligarkëve në buxhetin e qytetarëve. Këtë rol mund ta luajnë vetëm deputetët e opozitës. Sepse deputetët e mazhorancës siç e kanë shfaqur këto 12 vite janë si kartonë për t’i shërbyer interesit të Edi Ramës pa pasur në vëmendje fermerët, pensionistët, bizneset. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do jetë i angazhuar në një përballje intensive me mazhoracën gjatë gjithë procesit të diskutimit të projektbuxhetit 2025. Opozita do të jetë aty për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe pensionistëve.", tha Bardhi. 

Kreu i grupit të PD-së u pyet nga gazetarët se për çfarë arsye u mor ky vendim, kur është e njëjta situatë si vitin e kaluar. Bardhi tha se në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë, por gjithashtu deputetët do të përmbushin edhe përgjegjësitë si përfaqësues të qytetarëve. 

“Vitin e kaluar sic ju jeni dëshmitarë ne kishim shpallur vendimmarrje që nuk do ketë normalitet  pa u plotësuar kushtet që ne kishim shpallur. Në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë. Por shtuar kësaj deputetët do të përmbushin përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Prandaj dhe qëndrimi publik ne në raport me Kuvendin do të vendosim rast pas rasti. Kush ka menduar që opozita do të lërë terren Edi Ramës që të kalojë buxhetin e oligarkëve dhe jo të qytetarëve e ka gabim. Ne do jemi aty për të mbrojtur qytetarët”, tha ai. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait