Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Leximi i plotë i mbrojtjes pritet të vijojë në seancat e ardhshme, ndërsa GJKKO do të vendosë për ecurinë e mëtejshme të procesit gjyqësor. Më herët, avokati Carkani bëri me dije se seanca është shoqëruar me tensione dhe debate, teksa shtoi se Prokurori Sotir Kllapi nuk ka qenë i saktë në ato që ka relatuar.
TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin ka përfunduar, pas rreth gjasht orësh. Gjatë seancës, prokurorët e SPAK kanë vijuar paraqitjen e aktakuzës dhe provave të bashkëngjitura në dosje, duke lexuar një pjesë të konsiderueshme të materialit hetimor.
Pas përfundimit të paraqitjes së aktakuzës dhe provave nga ana e SPAK, në seancat e ardhshme pritet që fjala t’i kalojë mbrojtjes. Më herët, avokati i Metës, Kujtim Cakrani bëri me dije se seanca është shoqëruar me tensione dhe debate, teksa shtoi se Prokurori Sotir Kllapi nuk ka qenë i saktë në ato që ka relatuar.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Foto nga takimi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për ...
Belinda Balluku TIRANË- Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku ka dorë...
Jared Kushner, Ivanka Trump SAZAN- Në të njëjtën ditë që Donald Trump po përpiqej të aneksonte Groenland...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur një konferencë të nivelit të lartë m...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar, pas përfundimit të mbledhjes së Konfere...
Kujtim Carkani TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Carkani ka dhënë detaje nga seanca në GJKKO. Duke folur për mediat, ...
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve u shoqërua sot me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për çë...
foto ilustruese “Procesi më i komprometuar zgjedhor”, kështu e përshkroi Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjed...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e medias franceze Le Monde, në a...
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se mazhoranca e ka shndërruar Kuve...