LIVE UPDATES
Politike

Udhëtimet e Ahmetajt, Berisha: "Peshku i madh" është Rama, dokumentet dolën nga lufta e brendshme në SPAK

Detaje këto, që sipas Berishës tregojnë se SPAK kontrollohet nga kryeministri Edi Rama.

12 Dhjetor 2022, 11:27 Nga k.m.
Udhëtimet e Ahmetajt, Berisha: "Peshku i madh" është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me padinë e ngritur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe dy prokurorët, Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho. Në fjalën e tij nga selia bli, Berisha tha se Klodian Zoto ka paguar me kartën e tij të kreditit të paktën 5 herë udhëtimet në hotele me 5 yje të Ahmetajt në Europë, ndërkohë që shtoi se dokumentet janë publikuar në kuadër të luftës së brendshme. Detaje këto, që sipas Berishës tregojnë se SPAK kontrollohet nga kryeministri Edi Rama.

"Askush nuk duhet të harrojë se mijëra euro në hotelet luksoze janë një pikë në oqean para milionave të vjedhura ku lundrojnë Rama dhe ministrat e tij. Peshku i madh, Edi Rama, fluturon me çarter me dhomë gjumi luksoze. Prandaj edhe dy ditë, përpara 8 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, Shqipëria ngjitet në majë të shkallares së turpit përsa i përket vjedhjes dhe kapjes së shtetit. Të gjitha këto janë apel për çdo qytetar shqiptar, të ngrihet me guxim për të rrëzuar këtë qeveri që vjedh dhe vetëm vjedh,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Provat e publikuara në fundmi, në kuadër të luftës brenda llojit, të organizatës kriminale të djegsave, pa mëdyshje dhe dëshmojnë se punonjësit e kompanisë, Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj, të inceneratorëve të shpallur në kërkim kanë financuar vizita turistike, netët e luksit me 5 yje të Arben Ahmetajt, aso kohe ministër i ekonomisë, si gurisht jo me para të vetat të sipërmarrjes qeveritare të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Klodian Zoto, ka paguar me kartën e vetë të kreditit të paktën në 5 raste të raportuara qendrimet në hotele me 5 yje të Europës, Arben Ahmetaj në vitt 2013-2017. Kjo vërteton plotësisht deklaratën e PD dhe Opozitës, e cila ka denoncuar me kohë në skemën e megavjedhjes së 430 milionë eurove, Arben Ahmetaj, dhe shefi i tij Edi Rama kanë rolet më kryesore në këtë aferë.

I pari, Edi Rama, nëpërmjet firmave që ka hedhur dhe përdorimit të shefit të tij si Sekretar i përgjithshëm, Engjëll Agaçi, ka qenë njëriu më kryesor i gjithë procesit korruptiv. Pra, kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, i cili në të gjithë zinxhirin e komandës, me Edi Ramën në krye, kanë qenë bashkëpunëtor dhe kanë përfituar nga kjo mega-aferë korruptive. Edi Rama dihet se, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin zyrtar e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka firmosur kontratën me negociatat të mbyllura, në mënyrë antiligjore vetëm e vetëm për qëllime përfitimi. I dyti, Arben Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, tigri i vogël i oborrit të Ramës, ka luajtur rolin e ndërmjetësit në vendimarrjet e qeverisë për financimet e inceneratorëve sipas një skeme të pastër piramidale. Kur qeveria paguante në emër të qytetarëve, dhe Klodian Zoto, Mikel Mërtiri, etj., vidhnin në emër të tyre për t’ua kaluar fitimet Edi Ramës dhe ministrave në llogari offshore. Pra, Arben Ahmetaj është personi, pa firmën e të cilit, nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument i kësaj afere. Është personi që së bashku me Edi Ramën, kanë firmosur vjedhjen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, disbursimin e tij për djegësin e Elbasanit për llogari të vetë. Nuk është rastësi që ministri më i fuqishëm i Ramës, Tigri i oborrit, rrëzohet në të njëjtën makinë me Zoton e tij, dhe fle në të njëjtin hotel luksoz me këtë person. Askush të mos gënjehet! Hotelet e shtrenjta nuk janë paguar me kartat e kreditit të Koldian Zotos. JO! Ato janë para të taksapaguesve shqiptarë, që Rama ua merr dhe ua kalon vetes, ministrave dhe hajdutëve të oborrit, të cilët për të mbrojtur shtetin kanë çarë ferrën.

430 milionë euro, kanë ikur dhe po ikin në drejtim të llogarive dhe xhepave të qeveritarëve, në drejtim të thesit të zi të blerjes së votave, në drejtim të lobimeve ndërkombëtare korruptive, në drejtim të korruptimit të drejtësisë. Fakti që, dokumentet e publikuara në kuadër të luftës brenda llojit të grupit të strukturuar kriminal, kanë qenë në dosjet e prokurorëve dhe nuk janë marrë parasysh, janë një provë flagrante se SPAK-u, nuk është gjë tjetër veçse skapi i partisë, i kontrolluar në minutë, çdo ditë nga Edi Rama. Së fundi, askush nuk duhet të harrojë se mijëra euro në hotelet luksoze janë një pikë në oqean para milionave të vjedhura me të cilat lundrojnë Rama dhe ministrat e tij. Klodian Zoto është peshku i vogël, peshku i madh, Edi Rama, fluturon me çarter me dhomë gjumi luksoze, pasi nga vjedhjet ai tashmë ka tmerr nga zyra e tij. Prandaj edhe dy ditë, përpara 8 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, në studiminin e fundit, Shqipëria ngjitet në majë të shkallares së turpit përsa i përket vjedhjes dhe kapjes së shtetit. Të gjitha këto janë apel edhe njëherë një apel i fuqishëm për çdo qytetar shqiptar, të ngrihet me guxim për të larguar sa më parë këtë qeveri që vjedh dhe vetëm vjedh. Falemiderit!

Disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion u depozitua një kallëzim penal, ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetari Adriatik Doçi pretendon se dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist. Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxha. Pas publikimit të lajmit, një reagim ka ardhur edhe nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili mohoi të premten përmes një mesazhi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin, ndërsa la të kuptohej se dosja ishte ende në hetim dhe se nuk mund të jepte detaje të reja.

sali berisha arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait