LIVE UPDATES
Politike

Adriana Kalaja hyn në 'Primare': Tirana do të ketë një alternativë shpëtimi

Futja në garë e Kalasë e çon në 5 numrin e kandidatëve për Primare brenda demokratëve.

4 Nëntor 2022, 10:26 Nga k.m.
Adriana Kalaja hyn në 'Primare': Tirana do të ketë
Adriana Kalaja

TIRANË- Avokatja dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka njoftuar kandidimin e saj për Primaret e Tiranës në garimin e brendshëm në PD. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Kalaja tha se do të punojë për Tirana dhe se qyteti do të fitohet me integritet dhe parime. Kalaja tha se alternativa e saj do të jetë shpëtim për qytetin. Futja në garë e Kalasë e çon në 5 numrin e kandidatëve për Primare brenda demokratëve. Më herët, në garë kanë dorëzuar platformën Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi dhe Gert Bogdani. 

Deklarata e plotë:

Të nderuar demokrate e demokratë,
Të nderuar bashkëqytetarët e mi,
Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë,
Sot kam vendosur të shpall kandidaturën time për të marrë pjesë në garën e Tiranës.
E lindur dhe rritur në Tiranë, nga një familje e thjeshtë por me tradita dhe parime morale, prindërit e mi kanë ushqyer tek unë dashurinë për Tiranën dhe identitetin e saj, vlerësimin për historinë qindravjeçare të saj, si edhe vlerat e larta për të qëndruar në krah gjithmonë të atyre, që kanë nevojë dhe të pamundurve.
Nuk besoj të ketë ndonjë qytetar të Tiranës dhe të rrethinave, që të mos ketë provuar “Kafen e Rremës”, të babait tim të ndjerë dhe të mos ketë shijuar gatimet nga duart e arta të nënës time.
Me edukatën e tyre për punëen kam ecur në jetë,  duke kaluar vështirësi të shumta, por edhe me arritje të mëdha, ku do të veçoj dy fëmijët e mi të mrekullueshëm.
Kam mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Financë në vitin 1987 dhe në 2010 Fakultetin e Drejtësisë, Dega Juridik. Kam investuar në rritjen time profesionale dhe sot disponoj 4 liçenca, atë të Avokatit, të Kontablit të Miratuar, të Ekspertit Fiskal dhe të Ndërmjetësit.
Po kështu, kam ushtruar profesionin e mësimdhënies në degët bazë të finances dhe ekonomisë për vitet 1998-2009.
Si grua, qytetare, nënë dhe gjyshe e di shumë mirë se çfarë do të thotë të marrësh përsipër sfida të tilla, aq më shumë kur përballëke një pushtet, që ka deligjitimuar votën dhe garën, i cili mbahet në këmbë nga bashkëpunimi me mafian dhe krimin për të vjedhur votat.
Por mua më pëlqen të sfidoj dhe të luftoj.
Më pëlqen të luftoj për atë që është e drejtë dhe të fitoj.
Të gjithë jemi dëshmitarë të transformimit dhe përçudnimit, që Kryetari i Bashkisë Veliaj, duke ndjekur të njëjtën rrugë si ajo e shefit të tij Rama, në bashkëpunim me mafian e betonit, i kanë bërë Tiranës.
Të gjithë e provojmë çdo ditë, se çfarë do të thotë të qarkullosh në Tiranë apo të parkosh. Edhe në rastet emergjente.
Po kështu, të gjithë e shohim se hapësirat e gjelbra dhe terrenet sportive janë zëvendësuar me kullat shumëkatëshe, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse pastrim parash.
E gjitha kjo me një ndikim në ajrin që thithim çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës, ajër i mbushur me pluhurin e betoniereve dhe zhurmën e tyre, që kanë zëvendësuar edhe ninullat e nënave, duke ndikuar dhe ulur ndjeshëm cilësinë e jetës.
Të flasësh në vitin 2022 për mungesën e ujit dhe të transportit publik në shërbim të qytetarëve e bën Tiranën të krahasueshme me vendet e pazhvilluara shumë larg Europës dhe aspak me ato në mes të saj gjeografikisht.
Ka shumë gjëra, që mund të flasësh sot në lidhje me shkatërrimin e Tiranës, por mbi të gjitha mungesa e theksuar në respektimin e ligjit, si edhe shkelja me vetëdije e tij si në rastin e Unazës së Re, e Bregut të Lumit, 5 Maji, Laprakë, Paskuqan, Baldushk e gjetkë dhe që kulmoi me shembjen e Teatrit Kombëtar. Këto dëshmojnë për alternativën, që ka paraqitur Erion Veliaj dhe ata që i shërbejnë  në gjithë këta vite.
E gjitha kjo, nën një plan anti-Tiranë, ai i humbjes së kujtesës, historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar. Ndiej dhimbje, tek eci në rrugët e Tiranëssime, të Tiranës sonë dhe nuk gjej asnjë objekt t`ua tregoj fëmijëve të mi sot dhe nesër, nipave apo mbesave.
Ne e shohim çdo ditë, se Erion Veliaj dhe të gjithë ata, që i shërbejnë, nuk ndalen.
Madje çdo ditë, aktet korruptive dhe veprat penale, që konsumojnë, konkurojnë njëra – tjetrën dhe jemi edhe në vështirësi kohore për t`i denoncuar ato.
Por ne DUHET t`i ndalim.
Ne do t`i ndalim!
Ndaj sot, më shumë se kurrë, duhet një alternative serioze për shpëtimin e Tiranës, për ta pastruar atë nga çibani Erion Veliaj dhe gjithë çibanët e betonit shumëkatësh, që kanë mbirë me firmën e tij nëpër Tiranë.
Ndaj sot unë jam përpara jush për t`ju dhënë një alternativë jo vetëm fituese ndaj Erion Veliajt, por edhe një alternativë shpëtimi për Tiranën tonë.
Unë dhe gjithë Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kemi dëshmuar këtë, duke u bërë pengesë serioze për fillimin e punimeve të ndërtimit të teatrit të ri korruptiv dhe duke kontribuar në fitoren e arritur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Tirana fitohet me frymë.
Tirana fitohet me parime.
Tirana fitohet me integritet.
Tirana fitohet duke mos bërë kompromis në kurriz të asaj, që beson.
Unë besoj fort, se do t`ja kthejmë Tiranën qytetarëve të saj.
Të dashur miq,
Të dashur demokratë dhe demokrate,
Të dashur bashkëqytetarë,
Duke u uruar suksese në garë miqve të mi demokratë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Gert Bogdani, e bindur se nga procesi i primareve nuk do fitojë emri i kandidatit, por PDSH, nga kjo foltore zotohem se:
–      Do pranoj çdo rezultat, që do të dalë pas votimit nga anëtarësia dhe simpatizantët;
–      Do jem në krah të kandidatit fitues, për të arritur fitoren ndaj së keqes së madhe të Tiranës me emrin Erion Veliaj.
Duke ju bërë thirrje të gjithëve, të bashkohemi në protestën e 12 nëntorit, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë regjim, do doja t`ju kujtoja një shprehje, të nënës time, por me siguri të të gjithë nënave dhe grave heroina shqiptare: “Hajde të pastrojmë shtëpinë me themel!”.
Ndaj unë sot ju bëj thirrje të gjithëve ju:
“HAJDENI TË PASTROJMË ME THEMEL TIRONËN TONË!”./Dosja.al

adriana kalaja primaret ne pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj