LIVE UPDATES
Politike

ME FOTO- Sulmohen 4 demokratët në Fushë Arrëz, PD: Banditët e Gjon Gjonit i qëlluan me tytë pistolete, i çanë kokën. Prokuroria të reagojë

ë tre, sipas PD-së, kanë ndaluar mjetin me të cilin po qarkullonin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, të gjithë demokratë, të cilët i kanë dhënuar dhe i kanë qëlluar me qyta pistoletash.

9 Maj 2023, 22:08 Nga k.m.
ME FOTO- Sulmohen 4 demokratët në Fushë Arrëz, PD:
Të dhunuarit në Pukë

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një denoncim të rëndë, duke nxjerrë edhe foto të një demokrati të dhunuar në Fushë Arrëz. Në denoncimin e bërë sot, PD pretendon se vetëm disa orë pasi zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo denoncoi me emra efektivë të Policisë së Shtetit që po u bënin presion qytetarëve në Pukë, një përplasje ka ndodhur në Fierzë. Sipas PD-së, në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, Vasil Muslija me të birin dhe Zamir Sadikun kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike. Të tre, sipas PD-së, kanë ndaluar mjetin me të cilin po qarkullonin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, të gjithë demokratë, të cilët i kanë dhënuar dhe i kanë qëlluar me qyta pistoletash. Të plagosur kanë mbetur vëllezërit Besmir dhe Bledar Nika, të cilët janë shfaqur të gjakosur, e njëri më kokë të çarë në spital. 

"Bandat e Gjon Gjonajt, nga Gomsiqja deri në Fierzë, në panik nga humbja e 14 majit, kanë angazhuar arsenalin e personave me precedente penalë, të gjithë me lidhje kriminale me Partinë Socialiste, dhe në këmbim të favoreve dhe lëshimeve u kërkojnë të frikësojnë mbështetësit e opozitës. Në emër të koalicionit BashkëFitojmë dhe të Partisë Demokratike, u urojmë shërim të shpejtë Besmirit dhe Bledarit dhe i sigurojmë ata dhe familjet e tyre, si dhe gjithë mbështetësit tanë në Pukë e kudo, se autorët e dhunës do të marrin përgjigjen e merituar. Dënojmë ashpërsish si dorasët, drejtorin e HEC Fierzës, kriminelin elektoral Vasil Musliu dhe banden e tij ashtu dhe porositësit e krimit Gjon Gjonajn në Pukë dhe Edi Ramën në Tiranë, të cilët, sa me fjalë e sa me heshtje, e inkurajojnë këtë klimë tensioni politik e elektoral. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe OSBE-ODHIR të regjistrojë cdo rast të dhunimit të zgjedhësve, veprimtarëve politikë dhe të procesit zgjedhor. Gjonajt, Muslisë dhe të gjithë banditëve të veshur me pushtet, apo atyre që pushteti i ka zhveshur nga cdo tipar malësori, sipas kodeve të të cilëve burri nuk gjuan pas shpine, u kujtojmë se dita e dhënies llogari nuk do të jetë e largët,"-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e bërë nga selia blu.

Megjithatë pavarësisht denoncimit, ende nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit në Pukë. Ndërsa as kampi kundërshtar nuk ka reaguar, as për të mohuar lajmin. 

REAGIMI I PLOTË I PD:

Vetëm pak orë pasi koalicioni BashkëFitojmë denoncoi me deklaratë zyrtare përpjekjet për intimidime dhe përdorim të Policisë së Shtetit në fushatën zgjedhore në disa bashki të Shqipërisë, duke u ndalur tek disa raste flagrante në Pukë, pikërisht në territorin e kësaj bashkie, dhuna ndaj opozitarëve u përshkallëzua deri në kërcënim për jetën. Në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, një bande e armatosur me në krye Drejtorin e HEC-it Fierzë, kriminelin elektoral Vasil Muslija me të birin dhe shtetasin Zamir Sadiku, kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike. Të tre banditët me spaleta pushteti, përfaqësues të PS-së së Pukës, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, veprimtarë të opozitës i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë. Sipas raportimeve nga terreni, nga spitali dhe nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë, si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika, dhe me plagë më të lehta vëllai i tij, Bledari. Të tre personat dhunues, sipas raportimeve, gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar në zonë të armatosur dhe duke ushtruar presion e shantazh ndaj banorëve. Bandat e Gjon Gjonajt, nga Gomsiqja deri në Fierzë, në panik nga humbja e 14 majit, kanë angazhuar arsenalin e personave me precedente penalë, të gjithë me lidhje kriminale me Partinë Socialiste, dhe në këmbim të favoreve dhe lëshimeve u kërkojnë të frikësojnë mbështetësit e opozitës. Në emër të koalicionit BashkëFitojmë dhe të Partisë Demokratike, u urojmë shërim të shpejtë Besmirit dhe Bledarit dhe i sigurojmë ata dhe familjet e tyre, si dhe gjithë mbështetësit tanë në Pukë e kudo, se autorët e dhunës do të marrin përgjigjen e merituar. Dënojmë ashpërsish si dorasët, drejtorin e HEC Fierzës, kriminelin elektoral Vasil Musliu dhe banden e tij ashtu dhe porositësit e krimit Gjon Gjonajn në Pukë dhe Edi Ramën në Tiranë, të cilët, sa me fjalë e sa me heshtje, e inkurajojnë këtë klimë tensioni politik e elektoral. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe OSBE-ODHIR të regjistrojë cdo rast të dhunimit të zgjedhësve, veprimtarëve politikë dhe të procesit zgjedhor. Gjonajt, Muslisë dhe të gjithë banditëve të veshur me pushtet, apo atyre që pushteti i ka zhveshur nga cdo tipar malësori, sipas kodeve të të cilëve burri nuk gjuan pas shpine, u kujtojmë se dita e dhënies llogari nuk do të jetë e largët. U bëjmë thirrje mbështetësve të opozitës në Pukë dhe të gjithë pukjanëve të ndershëm, socialistë apo të pa parti, të marrin pjese ne votime dhe te distancohen me vote, më 14 maj, nga bandat që nuk e lëshojnë pushtetin me drejtësinë e votes, por duan ta mbajnë me cdo kusht dhe me qytat e armëve. Bashkë Fitojmë!

vasil muslija zamir sadiku gjon gjoni besmir nika bledar nika ndue deda ridvan kuka


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj