LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama u trondit edhe sot nga afera McGonigal, nuk voton rritjen e rrogave sepse nuk ka respekt për qytetarët

Sipas tij, kryeministri me Ballkanin e Hapur, ka shkatwrruar tw gjithw prodhimin vendas. 

9 Maj 2023, 20:31 Nga F.M
Berisha: Rama u trondit edhe sot nga afera McGonigal, nuk voton rritjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të mbledhë Kuvendin për rritjen e pagave pasi nuk ka respekt për qytetarët. Në fjalën që mbajti para qytetarët, në vijim të fushatës së zgjedhjeve lokale të 14 majit, Berisha th se Rama ka ka vjedhur Shqipërinë, ka vjedhur Korçën me Filen dhe Peleshin më shumë se çdo regjim tjetër. Sipas tij, kryeministri me Ballkanin e Hapur, ka shkatërruar të gjithë prodhimin vendas. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Edi Rama nuk ka respekt, nuk do t’ia dijë se ekzistojnë qytetarët, ndaj kalon nga sheshi në shesh me një fjalor përçmues për çdo qytetar. Me mendjen e tij, me atë trashëgimi që ka, ai thotë se kështu e meritojnë, se këta i hanë edhe këto e ato.
Por jo, jo. Erdhi koha tani për t’i dhënë atij ndëshkimin që meriton. Edi Rama ka vjedhur Shqipërinë, ka vjedhur Korçën me Filen dhe Peleshin më shumë se çdo regjim tjetër. Ka vjedhur dhe ka abuzuar miliarda e miliarda euro. Ka braktisur tërësisht fshatin shqiptar. Ndaluni pak, shpalli 100 fshatrat. Ku shkuan paratë? Te miqtë e tij? Ku janë 100 fshatrat? Janë vetëm fshatrat e miqve të tij. Fshati u braktis. Unë njoh miq të mi, prenë plantacionet e mollëve, erdhën në Tiranë ose ikën në emigracion. Se na doli me Ballkanin e Hapur ky vasali i Vuçiçit. Do hapë doganat për të shkatërruar prodhimet tuaja. Edi Rama i ka të numëruara kohërat. Edhe sot, mediat amerikane sjellin të dhëna që e tronditin atë gjithnjë e më shumë. Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA-ve, njërin nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së tyre, shefin e kundërzbulimit. Ju garantoj se është i pandashëm nga fati i McGonigal. Ky është McGonigal shqiptar dhe do të shkojë të vuajë burgun bashkë me të. Edi Rama nuk ka projekte, ka vetëm mashtrime. Premtoi rritje rrogash pasi opozita e demaskoi atë në mënyrën më të fuqishme për ngrirjen e rrogave, për varfërinë në rritje, për mosdhënien e ndihmës ekonomike atyre që e meritojnë. Doli me mashtrimin e radhës: do rris rrogat mesatare në 900 euro. Bëri një ligj, e solli në parlament dhe e mbylli parlamentin. E ftova, urdhër pasnesër të hapim parlamentin të votojmë ligjin. Por nuk vjen se është mashtrues. Ai nuk ka respekt për qytetarin. Ndaj dhe rëndësi kritike ka t’i japim atë që meriton më 14 maj. Frikë dhe tmerr nga vota e idealistëve, frikë dhe tmerr nga vota e opozitarëve. Kalon si sharlatan nga sheshi në shesh dhe u bën thirrje të mos merrni pjesë në votime. Kjo do mbetet në histori si një akt i turpshëm, sepse më 14 maj shqiptarët do marrin pjesë më shumë se kurrë në votime. Shqiptarët do votojnë ndryshimin, do votojnë Ledina Aliollin, do votojnë 1-shin, do votojnë të ardhmen e tyre.

sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen