"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Tabaku: Çfarë nevoje ka për këtë ligj, kur kemi prioritete të tjera?
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të raportit të publikuar së fundmi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit, se Shqipëria renditet një ndër vendet kryesore në tranzitin e heroinës dhe kokainës.
29 Qershor 2023, 13:15Nga m.s
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të raportit të publikuar së fundmi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit, se Shqipëria renditet një ndër vendet kryesore në tranzitin e heroinës dhe kokainës. Deputetja parashtron pyetjen nëse është koha për të diskutuar legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në një kohë kur po dështon në kontrollin e territorit.
Postimi i plotë
Shqipëria vend kryesor në tranzitin e drogës sipas raportit të UN; rrugë tranziti dhe portë hyrëse që ka ndikuar në zinxhirët e furnizimit, cilësinë dhe ka ulur çmimet, duke ndikuar në rritjen e konsumit.
A është koha dhe momenti për të diskutuar legalizimin e kanabis kur qartësisht është dështuar në kontrollin e territorit? A mund të kontrollohet prodhimi kanabis për qëllime mjekësore kur vendi sot përdoret si tranzit? Çfarë nevoje ka për këtë ligj kur sot Shqipëria ka prioritete të tjera?!