LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lëvizje në PD/ Berisha thërret në takim drejtuesit e qarqeve. Nesër mblidhet Kryesia, Paloka takohet me Bardhin! Alibeaj mbledh mbështetësit

• Pritet që 48 orët në vijim të jenë të rëndësishme në selinë e Partisë Demokratike dhe fatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. • Nesër pritet që të diskutohet udhëzimi i miratuar më parë në Këshillin Kombëtar që parashtron dhe mënyrën sesi do të zhvillohen primaret si dhe sqarohet edhe e gjithë procedura që duhet ndjekur nga kandidatët. • Gjithashtu do të miratohet dhe Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i cili dhe do të monitorojë dhe ndjekë gjithë procesin e zgjedhjeve në primare • Teksa sot, kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar takim me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve, nesër po ashtu ndodh një takim me shumë rëndësi. • Për herë të parë, nesër takohet Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët do të diskutojnë për të mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. • Deri më tani asnjë nuk ka kushte, por e nesërmja do të 'kthjellojë' gjithë situatën. • Brenda selisë blu, të gjithë duket se e mirëpresin bashkimin e grupit të Enkelejd Alibeajt, madje disa janë të gatshëm t'u ofrojnë edhe postet e tyre. Njëri nga ata është vetë Luan Baçi, i cili aktualisht po drejton demokratët në qarkun e Fierit. • Po ashtu, nesër, pritet që të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike në të cilën pritet të miratohet nisja e procesit të Primareve. Nëse nesër miratohet nisja e procesit të primareve, pas shtatë ditësh do të kemi kandidatët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin. • Ndërkohë një ditë para takimit mes dy "negociatorëve" Bardhi dhe Paloka, deputeti Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit mbështetësit e tij.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi me drejtuesit politik, Noka jep detaje: Diskutuam për primaret, protestat dhe aksionin e vjeshtës

Lëvizje në PD/ Berisha thërret në takim drejtuesit e
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka  ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e organizuar në selinë Blu me drejtuesit politik të qarqeve. Me anë të një postimi në Facebook numri dy i demokratëve bën me dije se në fokus të bisedës ishin zgjedhjet vendore dhe organizimi i primareve.

Protestat e premtuara kohë më parë nga ana e kryedemokratit Sali berisha qe do të nisnin në fillim të vjeshtës duket se ishin pjesë e bisedës në selinë Blu.

"Nga mbledhja e Grupeve të Punës së PD në qarqet e vendit. U diskutuan Primaret dhe organizimi i tyre, si dhe protestat si pjesë e aksionit politik të vjeshtës", shkruan Noka.

Sot kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar takim me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Nga ana tjetër paralelisht me mbledhjen që po zhvillohej në selinë Blu, deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi mbështetësit e tij në Kryesinë e Kuvendit. Nesër për herë të parë takohet Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët do të diskutojnë për të mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Deri më tani asnjë nuk ka kushte dhe fundi i muajit tetor do të na njohë me listën e kandidatëve të Opozitës.

3 VITE ME PARE

Një ditë para takimit Bardhi-Paloka, Alibeaj mbledh mbështetësit në Kryesinë e Kuvendit

Lëvizje në PD/ Berisha thërret në takim drejtuesit e
Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit mbështetësist e tij ku po zhvillon një mbledhje. Ndërkohë nga ana tjetër dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur drejtuesit e qarqeve në selinë Blu ku po diskutohet për zgjedhjet vendore. 

Takimi i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj me mbështetësit e tij vjen një ditë para takimit që Gazment Bardhi do të zhvillojë me përfaqësuesin e PD-së zyrtare, Edi Paloka për arritjën e një marrëveshjeje për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. 

Mësohet se në fokus të takimit të Alibeajt është takimi i nesërm mes dy "negociatorëve". 

Një javë më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit me grupin e kryedemokratik Sali Berisha sa i përket zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin që vjen. Deputetët demokratë dolën me një vendim të unifikuar ndërkohë që shumë prej tyre prej javësh deklararonin se vetëm bashkimi mund ta bëj Partinë Demokratike fituese. Deklarata e tyre u mirëprit nga PD zyrtare dhe Sali Berisha i cili menjëherë komandoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka që të negociojë me grupin e Alibeajt i cili do të përfaqësohet nga ish-numri dy i PD-së Gazment Bardhi. Të dy palët kanë rënë dakort se kjo nuk është negociatë por një konsultim.

3 VITE ME PARE

Në mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Berisha jep direktivat: Primare dhe protesta

Lëvizje në PD/ Berisha thërret në takim drejtuesit e
Pamje nga takimi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur disa objektiva për ditët në vijim. Sot në mbledhjen e zhvilluar me drejtuesit politikë të qarqeve, është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

NJOFTIM PËR SHTYP

Drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike, zhvilluan në seli një takim me Kryetarin e PD, Sali Berisha. Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Kryetari i PD Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

3 VITE ME PARE

Vendoret/ Paloka dhe Bardhi ulen nesër në tryezë! Çfarë pritet të diskotohet mes tyre! Deputetët kërkojnë bashkim

Lëvizje në PD/ Berisha thërret në takim drejtuesit e
Gazment Bardhi dhe Edi Paloka

TIRANË- Zgjedhjet vendore duket se do të bashkojnë demokratët e përçarë që prej shtatorit. Dy të deleguarit e kampeve brenda Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga grupimi i Alibeajt dhe Edi Paloka nga Partia Demokratike zyrtare do të takohen nesër duke shënuar dhe takimin e parë mes tyre një javë pasi Grupi Parlamentar i PD doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit.

Në fokus të bisedës do të jetë dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Si Edi Paloka, i cili mban dhe detyrën e kryetarit të Këshillt Kombëtar të PD ashtu dhe Gazment Bardhi janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të japin emra dhe propozime konkrete që më pas do të diskutohen në Grupin Parlamentar.

Ky takim u prit mirë nga demokratët e bazës të cilët prej muajsh janë në dilemë. Reagimet ishin të shumta nga të dyja palët. Shumë deputetë të PD dolën me deklarata të forta dhe deklaruan se nëse nuk do të dilet me një kandidat të përbashkët ata nuk do të angazhohen në fushatë. Ata prej muajsh kanë kërkuar me ngulm një bashkim pasi sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që PD të fitojë në zgjedhje përballë kryeministrit Edi Rama. 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pak minuta më parë ka mbledhur në selinë Blu të deleguarit e qarqeve. Ata njëzëri kanë kërkaur bashkimin dhe unifikimin e Grupit Parlamentar. Duke folur për mediat Edmond Spaho dhe Luan Baçi u shprehen se bashkimi i demokratëve duhet të ndodhë sa më parë pasi sipas tyre baza mezi e pret. Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut Fier, Luan Baçi i bëri dhe një "ofertë" Enkelejd Alibeajt duke i ofruar postin e tij.

Një javë më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit me grupin e kryedemokratik Sali Berisha sa i përket zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin që vjen. Deputetët demokratë dolën me një vendim të unifikuar ndërkohë që shumë prej tyre prej javësh deklararonin se vetëm bashkimi mund ta bëj Partinë Demokratike fituese. Deklarata e tyre u mirëprit nga PD zyrtare dhe Sali Berisha i cili menjëherë komandoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka që të negociojë me grupin e Alibeajt i cili do të përfaqësohet nga ish-numri dy i PD-së Gazment Bardhi. Të dy palët kanë rënë dakort se kjo nuk është negociatë por një konsultim.

3 VITE ME PARE

Bashkimi i PD, Topalli: Të gjendet forca të ecim para, kështu nuk ecet më

Lëvizje në PD/ Berisha thërret në takim drejtuesit e
Jozefina Topalli

TIRANË- Drejtuesja e qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi ditën e sotme se PD duhet të gjejë forcën të ecë përpara. Teksa ishte duke u futur në ambientet e brendshme të PD-së, aty ku Berisha ka thirrur të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Topalli u pyet në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së. Ajo u shpreh se duhet bërë bashkimi për të ecur përpara.

‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!’- u shpreh Topalli.

3 VITE ME PARE

'Me zor e presim, vetëm të vijë'/ Luan Baçi 'vetëofrohet': Do ia lija vendin tim Alibeajt si drejtues qarku!

Lëvizje në PD/ Berisha thërret në takim drejtuesit e
Luan Baci

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka shprehur publikisht se do ia linte vendin e tij si drejtues qarku të Fierit, Enkelejd Alibeajt. Për gazetarët, Baçi tha se do ishte i gatshëm të kryente këtë veprim, nëse Alibeaj do të vijë në grupin e Rithemelimit. 

Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë. Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pvarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te Bardhi. Jam i gatshëm me Alibeaj dhe të gjithë deputetët e të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, u shpreh drejtuesi i Fierit, Luan Baçi për 'Reporttv'.

selia e pd zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj