LIVE UPDATES
Politike

Padia e Ahmetajt në SPAK? Meta flet për herë të parë: Faturat ia nxorri Rama me të vetët, bën drejtësi me regji

Ilir Meta drejtoi gishtin tek kryeministri Edi Rama.

19 Dhjetor 2022, 21:56 Nga k.m.
Padia e Ahmetajt në SPAK? Meta flet për herë të parë:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë nuk ka reaguar deri tani për disa dokumente publike, rredh lidhjes së ish-ministrit dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ai foli për herë të parë në emisionin “Pa Censurë”, duke drejtuar gishtin tek kryeministri Edi Rama.

“Paska dalë një problem me zotin Ahmetaj? Pa asnjë diskutim, (të veprohet) për të gjithë, nuk është ky problemi ynë. Por që ne të mos shohim apo të mos vëmë gishtin në plagë, dhe gishti në plagë është Edi Rama kryeministër, dhe të shohim ato që lëshon Edi Rama me ata të vetët jo fjeti ky këtu, jo fjeti ai atje. Me ato të merret SPAK”-tha Meta ndër të tjera në fjalën e tij.

Në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion u depozitua një kallëzim penal, ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetari Adriatik Doçi pretendon se dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist. Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxha. Pas publikimit të lajmit, një reagim ka ardhur edhe nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili mohoi të premten përmes një mesazhi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin, ndërsa la të kuptohej se dosja ishte ende në hetim dhe se nuk mund të jepte detaje të reja.

PJESË NGA INTERVISTA E KRYETARIT TË PARTISË SË LIRISË, ILIR META PËR GAZETAREN ELONA MEÇO, NË EMISIONIN “PA CENSURË”

Elona Meço: Meqë jemi këtu, Partia e Lirisë, 2 vitet e fundit ka qenë aktive në denoncimin e aferës së incineratorëve me fakte konkrete. Por së fundmi, duket sikur nuk flisni më për të, madje as tani që kanë dalë prova të reja për ish ministrin Ahmetaj. Ka ndodhur diçka?

Ilir Meta: Tani, unë për këto çështjet e provave kam provën e Edi Ramës dhe të Engjëll Agaçit. Kur unë kam qenë kryeministër, asnjë vendim, asnjë projektligj nuk është miratuar, nëse një ministër dilte kundër, veçanërisht kur dilte kundër Ministri i Financave apo Drejtësisë.

Elona Meço: Në rastin e incineratorëve iku Ministri i Financave, erdhi zoti Ahmetaj.

Ilir Meta: I vetmi rast që është diskutuar dhe shtyrë katër herë mbledhja e qeverisë është rasti kur Edi Rama nuk i bënte dot letrat sipas ligjit për projektin e fasadeve të ministrive, sepse e kundërshtonin ministrat e financës dhe drejtësisë, derisa u bënë letrat në rregull. Pra, kur ishte ministër dhe e dinte si ishin rregullat, e kishte të vështirë të bënte letrat sipas Kushtetutës, mendo ç’ka bërë tani. 17 vendime në një mbledhje qeverie për të cilat duhen të patën 6 muaj. Këto janë bërë me imponimin e tij dhe të Sekretarit të Përgjithshëm, që ka përgjegjësinë ligjore për mbledhjen e qeverisë dhe për përputhjen e vendimeve me Kushtetutën dhe ligjin. Janë bërë në kundërshtim me opinionet e Ministrit të Financave, që janë hequr disa prej tyre, të ministrave të tjerë, të drejtorit të prokurorimëve që ka thënë se kjo është një procedurë e paligjshme. Letrat dhe faktet janë shumë të qarta. Paska dalë një problem me zotin Ahmetaj? Pa asnjë diskutim, (të veprohet) për të gjithë, nuk është ky problemi ynë. Por që ne të mos shohim apo të mos vëmë gishtin në plagë, dhe gishti në plagë është Edi Rama kryeministër, dhe të shohim ato që lëshon Edi Rama me ata të vetët jo fjeti ky këtu, jo fjeti ai atje. Me ato të merret SPAK.

Elona Meço: Kjo nuk është vetëm çështje fjetjeje. Çështja është që ai nuk i ka deklaruar këto shpenzime sipas ligjit.

Ilir Meta: Patjetër, të merret.

Elona Meço: Ndërsa për zotin Rama nuk kemi fakte të ngjashme. Kemi pjesën e procedurës po.

Ilir Meta: I kemi të gjitha faktet për shkeljen e ligjit. Është i paralajmëruar nga ministrat, nga drejtorët e agjencive të qeverisë së tij për shkelje të ligjit dhe përsëri është miratuar me imponim, me dhunë. Pra, drejtësinë me regji nuk e pranoj dot. Ka nevojë PS të shmangë vëmendjen nga diçka? Nxjerr një lajm nga ky institucion i drejtësisë. Ndërkohë rezultati është që Shqipëria e para për korrupsion. Ky është rezultati i reformës në drejtësi? Jemi në kushtet e një mungese totale transparence, paligjshmërie dhe të lulëzimit të korrupsionit. Këtë gjë nuk mund ta mbulojmë me protagonizma nga më të ndryshmet, të kujtdo.

Elona Meço: Pra po thoni që tek drejtësia me regji ka marrë pjesë dhe ambasadorja amerikane, meqë u shprehët kështu?

Ilir Meta: Kështu u shprehët ju.

Elona Meço: Ju thatë se qeveria shpik një lajm dhe ju i shkoni mbrapa, sikur kjo e SPAK-ut është e rëndësishme.

Ilir Meta: E rëndësishme është të kemi rezultate, jo të kemi vonesa, siç pati vonesa në çështjen e incineratorëve, sepse faktet kanë dalë 3-4 muaj para zgjedhjeve, por nuk u bë asnjë veprim, edhe pse u bënë denoncimet zyrtare dhe publike, me numra llogarie, me shkresa, me emra kompanie. Janë qindra milionë euro që janë denoncuar për evazion fiskal, por nuk ka asnjë veprim, asnjë hap për këtë gjë.

Elona Meço: I dini se kush ka përfituar prej tyre?

Ilir Meta: E di Rama. Kush do që të bëjë amnistinë fiskale? Edi Rama. Iu dogj shpirti atij për shqiptarët? JO. E do për këto gjëra, siç do që të bëjë edhe për Portin e Durrësit, ta kthejë Shqipërinë në një vend të pastrimit të parave të kësaj bande që qeveris vendin dhe nuk ka asnjë nga vlerat e dikurshme të PS, të rilindjes dhe mafias ndërkombëtare.  

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj