LIVE UPDATES
Politike

“S’kam shprehur ndonjë besim tek SPAK”/ Meta: Namin në këtë vend e bën vetëm Rama, nuk shohim rezultat

Në një intervistë për emisionin “Pa censurë”, Meta deklaroi se reforma në drejtësi është kthyer në një “Ramaformë”.

19 Dhjetor 2022, 20:59 Nga A.B
“S’kam shprehur ndonjë besim tek SPAK”/ Meta: Namin
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një intervistë për emisionin “Pa censurë”, Meta deklaroi se reforma në drejtësi është kthyer në një “Ramaformë”. Përsa i përket besimit tek SPAK, Meta tha se nuk ka shprehur asnjëherë besim tek ky institucion.

"Ramaforma ka ardhur si rezultat i akteve antikushtetuese, të marra në parlament. Meqë po flasim për çështjen e hetimit dhe prokurorisë, kushtetuta ka qenë tepër e qartë për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por, në fund të 2017-ës, procesi, me një akt antikushtetues u përdor nga Edi Rama. Përmes emërimeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, u bë të krijohej ajo KLP që u krijua, si dhe SPAK dhe gjithë institucionet e tjera që erdhën si rezultat i asaj KLP që buronte nga një akt antikushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, që buronte nga votimi me 69 vota, pra nga Edi Rama,"-tha Meta.

PJESË NGA INTERVISTA E KRYETARIT TË PARTISË SË LIRISË, ILIR META PËR GAZETAREN ELONA MEÇO, NË EMISIONIN “PA CENSURË”

Elona Meço: E shihni zgjedhjen e Dumanit në krye të SPAK-ut si një garanci që SPAK-u të mos jetë i kontrolluar nga qeveria?

Ilir Meta: Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet që do të arrihen, por, në çdo rast, duke e njohur mirë reformën në drejtësi, si ish kryetar parlamenti dhe si ish president, kam vënë re që reforma u shndërrua në një Ramaformë. Edhe drejtësia e re që pritej të ishte e pavarur, edhe në respekt të konsensusit që u arrit në parlament, përmes ligjeve antikushtetuese, përmes shkeljeve të kushtetutës, përmes kontrollit të vetingut, mori formën e Ramës, pra Ramaformë.

Elona Meço: Por ligjet i miratuat ju, megjithëse PD kundërshtoi miratimin e 6 prej 7 ligjeve kryesore të reformës.

Ilir Meta: Ramaforma ka ardhur si rezultat i akteve antikushtetuese, të marra në parlament. Meqë po flasim për çështjen e hetimit dhe prokurorisë, kushtetuta ka qenë tepër e qartë për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por, në fund të 2017-ës, procesi, me një akt antikushtetues u përdor nga Edi Rama. Përmes emërimeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, u bë të krijohej ajo KLP që u krijua, si dhe SPAK dhe gjithë institucionet e tjera që erdhën si rezultat i asaj KLP që buronte nga një akt antikushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, që buronte nga votimi me 69 vota, pra nga Edi Rama.

Elona Meço: Duke qenë se SPAK buron nga një institucion i kapur, siç thoni, ju nuk keni besim te SPAK, as keni patur, as keni?

Ilir Meta: Nuk kam shprehur asnjëherë besim tek SPAK, pavarësisht se i kemi dhënë besim SPAK-ut që të provojë veten. Si president i kam çuar disa denoncime SPAK-ut, përfshirë dhe fallsifikimin e firmës së Kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë apo nuk ka konkluzion për këtë çështje. Këto janë çështje të rënda. Kur arrihet të fallsifikohet firma e Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Presidentit, çfarë mund të ndodhë me qytetarin. Ishte pastaj çështja e mos hetimit të zgjedhjeve me dosjen e Dibrës, që solli si pasojë edhe atë që ndodhi në Elbasan në zgjedhjet 2021. Për të mos folur pastaj për patronazhistët, që, në vend të hetonin Edi Ramën dhe vartësit e tij që përdornin të dhënat përsonale për qëllime shantazhi, hetuan dy gazetarë.

Elona Meço: Ju nuk keni besim as tek zgjedhja e Duimanit megjithëse për atë u investua ambasada amerikane?

Ilir Meta: Nuk e shikoj çështjen e reformës, as çështje emri, as çështje diplomatësh. E shikoj si çështje kushtetute, si çështje integriteti dhe si çështje rezultati, mbi të gjitha. Gjithë kjo zhurmë që bëhet  se po zgjidhet kreu i SPAK-ut, që ka një rol proceduarial, më duket sikur kërkon të krijojë iluzione përsëri, si njëherë e një kohë, që “prisni se sa të ikë ky Prokuror i Përgjithshëm, do të bëhet nami”, “prisni sa të krijohet SPAK, se do të bëhet nami”, “po prisni se sa të ndërrohet ky, do të bëhet nami”, kur ne e shikojmë që namin në këtë vend e bën vetëm Edi Rama, që po kalon nga megavjedhje në supermegavjedhje dhe nuk po shohim asnjë rezultat serioz.

Elona Meço: Një farë nami po bëhet, pasi një ish ministër është në burg, një ish deputet është në burg. Thuhet që po hetohen dhe ministra apo ish ministra të tjerë.

Ilir Meta: Çdo përpjekje për të paraqitur si sukses regjitë e Edi Ramës për të prodhuar ca bedela që njerëzit të merren me këta bedelë, që ai të vazhdojë të bëjë supermegavjedhje të tjera, këto nuk i ha askush. Rezoluta e Parlamentit Europian thotë se Shqipëria ka rënë me mbi 20 vende në indeksin e Transaparency International.

Elona Meço: Pra besoni që reforma në drejtësi ka dështuar?

Ilir Meta: Pyesni qytetarët. A nuk jemi ne vendi i dytë në botë për rryshfet, pas Zambias? A nuk vazhdon afera e incineratorëve? Nuk ka incineratorë dhe në vend që lekët të vinin nga kompania në Hollandë e të investoheshin këtu, shkojnë nga këtu në Hollandë e kudo tjetër në botë.

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet