LIVE UPDATES
Politike

Ligji i Dosjeve/ Harxhi "shpërthen" ndaj Alibeajt dhe mbështetësve të tij: Turp t’ju vij të gjithëve! U përdoret nga bijtë e bllokut

Harxhi shkruan se tashmë Enkelejd Alibeaj përtej shtirjeve të tij ai nuk mund ta mbulojë këtë turp që mori përsipër. Harxhi e mbyll reagimin e saj duke ju drejtuar tetëmbëdhjetë deputetëve demokratë që votuan mesnatën e djeshme me fjalët, TURP dhe MARRE.

21 Tetor 2022, 19:04 Nga e.k
Ligji i Dosjeve/ Harxhi "shpërthen" ndaj Alibeajt dhe
Edit'h Harxhi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edit'h Harxhi ka reaguar ashpër pas votimit në Kuvend të projektligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit. Ajo e cilëson këtë si një akt të turpshëm teksa "shënjestron" deputetin Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Ajo i akuzon se kanë bashkuar votat me kryeministrin Rama teksa shtoi se ajo që ndodhi mesnatën e djeshme ishte një shoë dhe nuk ka asnjë vlerë pasi dosjet nuk janë hapur për të gjithë por vetëm për funksion politik.

"Të nderuar miq, mbrëmë në mesnatë grupi i deputetëve të drejtuar nga #enkelejdalibeaj dhe i famshmi nga raportet e inteligjencës amerikane, #lulzimbasha, kanë bashkuar haptazi votat me maxhorancën neo-bllokmene për një ndryshim ne ligjin Nr.45/2015 "Per te Drejten e Informimit per Dokumentat e ish-Sigurimit te Shtetit te Republikes.” 18 deputetët e Partisë Demokratike të cilët kanë përfituar mandatin e pamerituar nga #LulzimBasha dhe fatkeqësisht kanë marrë besimin e mijëra demokratëve, do ta marrin me vete këtë turp deri aty ku ata do të frigoheshin! Marre/turp t’ju vij të gjithëve bashkë që jeni përdorur nga bijtë e bllokut, ju të ashtuquajtur bij të të persekutuarve që ose jeni të blerë e të shitur për pesë lek, ose vuani sindromën e Stokholmit. Ky është një skandal që shuan përfundimisht qëllimet tuaja të vërteta jo vetëm për të mos bërë drejtësi për krimet e komunizmit por për ta mbyllur turpshëm këtë diskutim në një kohë që demokratët prisnin dekomunistizimin", shkruan Harxhi.

Ajo e cilëson projekligjin si të cekët e të paplotë teksa shtoi se ishte Partia Socialiste ajo që hodhi poshtë ligjin e Lustracionit të propozuar nga PD në vitin 2008. Harxhi shkruan se tashmë Enkelejd Alibeaj përtej shtirjeve të tij ai nuk mund ta mbulojë këtë turp që mori përsipër. Harxhi e mbyll reagimin e saj duke ju drejtuar tetëmbëdhjetë deputetëve demokratë që votuan mesnatën e djeshme me fjalët, TURP dhe MARRE.

"Unë dhe shumë demokratë kemi vendosur moralin para çdo debati dhe veprimi politik, por ju nuk pyesni për moral. Për mua rëndësi ka vota që ju keni bashkuar me neo-bllokmenët, baballarët dhe gjyshërit e të cilëve vranë dhe persektuan gjyshërit dhe familjet e tuaja. Gjaku nuk bëhet ujë, dhe as justifikimet teatrale të Enkelejdit nuk e mbulojnë dot turpin tuaj. Jam pro me dy duar për dekomunistizimin e plotë të shoqërisë sonë, sepse pa atë nuk do të ketë demokraci të plotë në këtë vend, por nuk mund të bëhem palë kurrë me ata që tallen me lustracionin, që e kanë tjetërsuar atë ndër vite, që e kanë bastarduar kauzën antikomuniste shqiptare dhe që e përdorin atë për gjueti shtrigash", SHKRUAN AJO.

Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk votuan deputetët e rreshtuar me “Rithemelimin” me në krye Sali Berishën. Nuk votuan gjithashtu tre deputetet e LSI-së, sa kohë që miratimi i këtij ligji prek Ilir Metën direkt. Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nuk ka votuar ligjin e propozuar. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se ishte ish-Presidenti Ilir Meta. 

edit harxhi partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj