LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Këto 2-3 ditë do vendosim datën e protestës së përgjithshme, nga nesër të nisin mbledhjet për mobilizim maksimal

21 Tetor 2022, 18:03 Nga F.M
Berisha: Këto 2-3 ditë do vendosim datën e protestës së
Sali Berisha

Ne alternativë tjetër nuk kemi, por të qëndrojmë kundër këtij njeriu me të gjithë forcën tonë. Ky pasi shkatërroi sistemin shëndetësor, përgjysmoi në mënyrë të rrufeshme numrin e mjekëve, brenda 4 viteve. Pasi me politikat që ndoqi bëri të mundur që Covidi të bëjë kërdëni mbi shqiptarët dhe vdekjet të arrijnë këtu në 4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë. U është vërsulur universiteteve, na la dhe pa universitete. Një praktikë djallëzore anti shqiptare shpopullimi.
Po pse lëvizin shqiptarët nga periferia në Tiranë, është shkollimi i fëmijëve. Thotë ti çoj se shkollohen më mirë. Tani ti mbyllim dhe këto, ti falimentojmë këto universitete dhe të ikim ku të mundemi për të shkolluar fëmijët.
Po si të mos protestojë profesori i universitetit kur merr një rrogë 4 herë më të vogël se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Si të mos protestojë asistenti i universitetit kur merr një rrogë më të vogël se punonjësi i fasonerisë. Si të mos protestojë profesori i universitetit i cili detyrohet të paguajë me lekët e veta çdo artikull që boton, kur në diktaturë na paguanin. Revista në të cilën ne botonin na jepte lek. Kurse këtyre duhet të paguajnë çdo artikull.
Ua mbylli aktivitetin shkencor vetëm e vetëm se si të përthahen, të zhvishen si studiues dhe të mbesin thjeshtë ligjërues në auditore. Si të mos protestojë universiteti.
Është detyrë e çdo shqiptari ti mbështesë, është detyrë e çdo studenti të mbështesë fuqishëm sindikatën e universiteteve.
Në Kosovë, qeveria u jep studentëve 100 euro në muaj për krizën e krijuar, kurse në Shqipëri u thotë plaç. U thotë se nuk do merrni diplomën 3 vjet, po nuk kryer këto detyrime. Këto të gjitha janë sirena të cilat kërkojnë të angazhohen në protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.
Gjendja në biznesin e vogël është katastrofale. I pret tani si shpatë taksa 23%. Profesionet e lira, taksa 23 % që edhe ata të ikin sa më shpejt, të marrin valixhet dhe të ikin nga Shqipëria. Ku do të shkojmë ne. Ne duhet detyrimisht të ju dalim zot këtyre. Duhet të na shohin se jemi në këmbë, në rrugë në përballje me këtë regjim antishqiptar. Ky është një mision i madh për ne.
Ne nuk na mungon asgjë sot. Njerëzit janë si kurrë më parë të gatshëm për betejë. Na pyesin çdo ditë, ju, mua dhe të gjithëve, çfarë po bëni, pse nuk po ngriheni. Kjo është e vërteta. Kjo kërkon që ne të shumëfishojmë kontaktet. Shpjegimet tona ne i kemi të vërteta. Të ulemi me demokratët, socialistët e vërtetë, njerëzit pa parti. Këtu çdo ditë më vijnë socialistë të cilët nuk janë rilindas, por socialistë dhe përjetojnë të njëjtat situata. Hajde të bashkojmë kauzën. Kemi kauzë të drejtë.
Të dy proceset janë jetike dhe kam besim tek ju që do të bëni gjithçka, që njëri të mos pengojë tjetrin dhe të bëni gjithçka që te ecim me shpejtësinë e duhur.
Këto dy tre ditë ne do të përcaktojmë datën e protestës së përgjithshme. Por krahas saj duhet të ketë protesta të tjera. Duhet të parashikojmë të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Nuk ka të ndalur ky. Ky e konsideron Shqipërinë si një plaçkë të tij. Ky i konsideron interesat kombëtare, si interesa personale të tij dhe nuk pyet për kombëtaret.
Ky ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij të paligjshëm. Kryekëput të paligjshëm.

vijon...

sali berisha

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë