Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-deputeti thotë se koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët e tyre nuk e kanë më të shumtë se sa ata, ndërsa shton se ky potencial duhet shfrytezuar deri në pikën e fundit.
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia e burgut në Fier, për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Salianji shpreh se lirimi i tij është po ashtu fuqizimi i Partisë Demokratike para zgjedhjeve.
"Berishën nuk e liruan, e izoluan padrejtësisht për thuajse 1 vit, dëgjoj e lexoj me aq sa vjen lajmi në burg se qenka lirim, në fakt është imponimi e më pas çlirimi. Nuk mund të lexohet çlirimi i Sali Berishës pa betjat e përditshme që zhvilluan demokratët, pa mbështetjen ndërkombëtare e rezolutave të PPE e IDC.", thuhet ndër të tjera në letrën e tij.
Ish-deputeti thotë se koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët e tyre nuk e kanë më të shumtë se sa ata, ndërsa shton se ky potencial duhet shfrytezuar deri në pikën e fundit.
LETRA E PLOTË E SALIANJIT:
Sali Berisha është i lirë!
Çliruese e energjizuese për demokratët✌️
Jam i bindur që edhe më i fundit shqiptar politik, dhe më racionali shqiptar apolitik, e dinë që çlirimi i Berishës është fuqizim i Partisë Demokratike para zgjedhjeve.
Berishën nuk e liruan, e izoluan padrejtësisht për thuajse 1 vit, dëgjoj e lexoj me aq sa vjen lajmi në burg se qenka lirim, në fakt është imponimi e më pas çlirimi. Nuk mund të lexohet çlirimi i Sali Berishës pa betjat e përditshme që zhvilluan demokratët, pa mbështetjen ndërkombëtare e rezolutave të PPE e IDC.
Nuk e liruan por u çlirua sepse i kishin ata duart e lidhura te vazhdonin burgun politik, pika e vlimit erdhi, mungesa e zgjedhjeve të lira, do të çmontoheshin që në nisje nëse kryetari i opozitës mbahej i izloluar, e hetimet do te binin nëse dhe pas mbylljes se hetimit do mbahej nën arrest pa arsye!
Ndaj kushdo e përmend lirimin më mirë të zgjedh çlirimin si më i duhuri term! Ishte çlirim i ardhur nga durimi e strategjia për të parë larg situatën.
Sali Berisha strategjikisht pa larg, e ndonëse tha mbajta 330 fjalime, në fakt kalkuloi qindra veprime të një reaksioni zinxhir që e çliroi vetë.
Demokratët, mundet e duhet ta kuptojnë këtë përtej manipulimeve që i bën kundershtari per mareveshje e dakordësi të fshehta. Demokratet me shume se te tjeret kane dhjetra vite qe e dine se marreveshjet e fshehta jane shkaterrime te ngadalta, dhe nuhatja e tyre eshte beteja. Demokratet e dine qe euforia per Berishen nuk duhet te jete peshe e metejshme ndaj tij.
Demokratet po ashtu kane pare se si rënia në dembelizëm dhe komoditet, me idenë se tani këto punë i di Sali Berisha, eshte një fatalitet që ka patur jo pak kosto në të shkuarën. Kjo do të ishte vrastare nëse ndodh sërish.
Rikthimi në zyrë, fizikisht dhe full-time në detyrë i Sali Berishës kërkon krejt të kundërtën. Shtim të aktivitetit, shtim të kontakteve, dhe çdo orë të ditës në takim, në komunikim me njerëzit. Jemi vetëm 5 muaj nga dita e zgjedhjeve. Me aq sa arrij të informohem nga burgu, vijojne mbledhjet me strukturat, e kjo serish eshte vetem nje faze e parë dhe e pamjaftueshme.
Çlirimi i Berishes eshte clirimi i energjive jashte fushatës brenda Partisë Demokratike. Kjo duhet te çliroje po aq forcen vepruese per te sinergjuar me te gjithe, e mbi te gjitha tani atyre qe jane jashtë radhëve tona.
S’ka fare nevojë për ta theksuar se sa jetike janë këto zgjedhje për demokratët, për qytetarët dhe për vendin. Në këto kushte, nëse nuk e bëjmë dot ditën 25 orë, të paktën ato që kemi në dispozicion, duhen shfrytëzuar për të arritur tek çdokush, sado larg të jetë ai, sado i paangazhuar apo skeptik, apo me pasionin e zbehur për politikën.
Koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët tanë nuk e kanë më të shumtë se sa ne.
Do të ishte mëkat i pafalshëm nëse nuk do ta shfrytëzonim këtë potencial deri në sekondën e fundit.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme me gazetarët lidhur me dosjen he...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar sot në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku ka vizituar vendin...
edi rama FIER- Në takimin me prindërit në Fier ,në kuadër të diskutimeve për kufizimet në platforma sociale, kryemi...
edi rama FIER- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, në kuadër t&e...
Manastirliu FIER- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica&r...
miroslav lajcak KOSOVË- I dërguari i Bashkimi Europian për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët n&eum...
foto nga vendi i shperthimit SERBI- Serbia ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e ujit në Zubin Pot...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dënuar sulmin me eksploziv në kanalin e ujit në...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm në eventin e organizuar nga PD për 80-vjetorin...